Revolucionet e Lulit, si maçok me çizme, as nuk i shkojnë e as i ‘nget’ dot
Nga Valbona MeziniLulzim Basha kërkoi të përcillte sot një m...
Nga Mentor Kikia
Sot është 2 Korrik, dita e hapjes së ambasadave në Tiranë, një ngjarje që shënoi fillimin e fundit të regjimit komunist.
Tre prej politikanëve më të rëndësishëm në vend, presidenti, kryeministri dhe kreu i opozitës, risollën në vëmendje ngjarjen e vitit 1990. Ata kishin shkruar nga një hartim patetik, duke kujtuar ?shpërthimin e mureve të dikaturës?, ?shqiptarët që ëndërronin Europën?, ?shqiptarët që paguan çmimin e madh të lirisë? etj etj.
Unë sot dua që krah fotos së të rinjve shqiptarë të shtrirë në dyshemenë e nxehtë të oborrit të Ambasadës Gjermane 30 vjet më parë, të sjell edhe foton e radhës së të rinjve, 30 vjet më pas, sërish pas derës së Ambasadës Gjermane, që kërkojnë sërish viza pune, jo turistike, për të ikur nga Shqipëria.
Sot pas 30 vjetësh, padyshim që mund të bëjmë bilancin e një udhëtimi, nga brugu më i madh i Europës, në liri. Eshtë një botë e përtejme ajo që kemi jetuar atëkohë dhe fotot e filimet e kohës sot duken të pabesueshme. Por unë mendoj nuk jemi në kushtet kur dikush këtu meriton një përmendore në këtë vend.
Përkundrazi!
Pas ambasadave, shqiptarët nisën valën e madhe të arratisë që nuk ndalet as sot. Nuk e ndali as coronavirusi. Menjëherë pas shembjes së mureve të komunizmit, Shqipëria kaloi nën drejtimin e një klase politike barbare. Bazuar në teoritë e ?terapisë shock?, dhe në emër të luftës kundër komunizmit, në këtë vend u shkatërrua me ?koshiencë prej armiku? e gjitë ekonomia që ishte vënë me djersën dhe gjakun e një populli të tërë. Fabrika, plantacione, hekurudha, ndërmarje që mund të tranzitoheshin nga publike në private, u mbyllën dhe shkatërruan. Shqiptarët e nisën nga zero. I gjithë vendi u bë ?tokë e djegur?, pastaj ?tokë e lirë? dhe shumë shpejt ?tokë e xanun?. Kushdo mund të zhvaste.
Një katastrofë urbane, me pasoja të përjetshme. Një katastrove natyrore mbi tokën bujqësore, pyjet, lumejtë dhe detet. Shumë shpejt, qeverisja e ëndërrave demokratike, u zëvendësua nga qeverisje të korruptuara dhe zhvatëse. Njëra më keq se tjetra. Paraja dhe pasuria u përqëndruan në duart e një grushti prej jo më shumë se 10 njerëz. Ata zotërojnë sot ndërtimin, tregtinë, minierat, naftën, tokën dhe nëntokën. Liria ekonomike u zëvendësua nga mekanizmi P(ushtet)-P(ara)-P(ushtet). Pushteti prodhon para, dhe para blen sërish pushtetin.
Shqiptarët kanë sot shtëpi më të mira, disa edhe vila të bukura, kanë makina dhe vishen më mirë. Por asnjë qeveri nuk ka asnjë meritë në këtë ndryshim. Këto janë djersa dhe gjaku i emigracionit. Ata që nuk kanë mundur të emigrojnë janë sot edhe me keq se në 1990.
2 Korriku është sot një ditë për të kujtuar kohën kur nisi rrëzimi i diktaturës. Por është edhe për të kuptuar se diktaturën komuniste ne e zëvendësuam me diktaturën e korrupsioninit dhe zhvatjes.
Ndaj edhe pas 30 vjetësh jemi sërish pas derës së Ambasadës Gjermane!
Nga Valbona MeziniLulzim Basha kërkoi të përcillte sot një m...
Ata që duan edhe hapjen e listave, edhe koalicione parazgjed...
(Reagim ndaj projektit për ndërtimin e hidocentralit të Skav...
A ju kujtohet Turi i testit të letërsisë?Për ata që besojnë ...
Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten!T...
*Ngjarja e fundit e publikimit të dyshimeve për krime lufte ...
Telegram i hapurDrejtuar: Ilir Hoxhës Adresa : Te rrënojat e...
Në këtë ditë të nxehtë qeshori, ku dielli duket si akuzë qie...
Projekti i rrugës Milot- Fier është “gjylja e fundit” e prem...
Po mundohemi të qërojmë nga Përmeti kriptosocialisten mediok...
* Ka një ngazëllim të pakuptueshëm në lidhje me Rezolutën e ...
Nga Bledi ManeMandati si rektor i Universitetit të Tiranës i...
Kur vjen në Korçë është e pamundur të mos takosh miqtë, që n...
Që nga viti 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet u vendos një ...
Zëri i spikeres së lajmeve të BBC mund ta plaste ekranin e s...
Zakonisht gjerat keputen kur hollohen. Por me zullumin ndodh...
…Shkurt 2017. Në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit ngrihe...
Ngritja e akuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Ko...
Humbja në zgjedhjet e 2021, pritet të jetë ngjarja më dramat...
Nga Luçiano BoçiPërsëri Shahinit të arsimit “modern” gjuha d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...