Nga Shaban Murati/ Tre marrëveshjet sekrete, në kurriz të Shqipërisë!
Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten!T...
A ju kujtohet Turi i testit të letërsisë?
Për ata që besojnë akoma që Turi ishte një rast fatkeq në historinë e administrimit të shtetit nga rilindja, sot vjen shembulli i Skënder Bratajt.
Shefi urgjencës, që presupozohet që duhet të ketë ngarkesë të madhe pune këto ditë më shumë se çdo ditë, sot kishte mbushur 4 faqe hartim.
Të shkruash hartim nuk është gjë e lehtë në fakt. Se hartimi është temë letrare. Do frymëzim, do kohë, do dell shkrimtari, do edhe pak alkool dreqi e mori. I do të gjitha këto që të mund të dali një tekst nga i cili më pas të zbulohen talentet.
Nuk është e lehtë të bësh hartim. A ju kujtohet hartimi që binte si detyrim në provimin e maturës? Shumë pak bënin hartim. Pjesa më e madhe shkruanin sa për të mbushur fletën. Se ndryshe nuk u quhej provimi.
Por zoti Brataj si duket i paska hyrë rrugës së gjatë të letërsisë. Me sa duket e paska kohën me bollek që për të arritur në fund të 4 faqeve ku jep 4 këshilla si mjek, i ka rënë gjatë duke gërmuar talentin e shkrimtarit brenda vetes.
Zoti Brataj e nis letërsinë e vet duke paralajmëruar për ca mijëra shenja të sëmundjes. Për ata që nuk e dinë, zoti Brataj thotë që e ka kaluar edhe ai këtë sëmundje!
Lexo më poshtë ç?i ka punuar vetes Skënder Brataj, për të dhënë këto 4 këshilla si mjek:
Përdor maskën në ambientet e mbyllura
Zbato rregullat e higjenës,
Mbaj distancim fizik.
Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Postimi i plotë Bratajt, per ata qe nuk kane kokrren e punes:
CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA!
Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.
Si shenja e llastikut në fytyrën e personit që i ka përdorur. Maskat shikoheshin më parë nga ne me skepticizëm, shikoheshin si një mënyrë argëtimi vetëm në hundët dhe gojët e turistëve dhe qytetarëve orientalë. Maska sot është shenjë e këtyre kohërave të jashtëzakonshme që po jetojmë. Ajo vjen në një mijë forma dhe ngjyra, me një fantazi gjithëpërfshirëse. Duket si një objekt mbi të cilin do të vini bast për të ardhmen, si një rinisje e modës, duke vënë stilistët e madhenj para një përgjegjësie që e shëndërron prodhimin në një tendencë të re, atë për të ndihmuar njerzit:
? JO TË JETOJNË MË MIRË, POR TË JETOJNË?.
Është shenjë e zgjuarsisë njerëzore, e mendimit divergjent, por këtë herë lindi nga dëshpërimi, sepse ajo është ende një maskë, por kësaj here duket aq e rëndësishme si maska e një zhytësi. Duke krjiuar një valvul të bërë me një printer 3D, maska u transformua në një ndihmë shumë të vlefshme për të dhënë oksigjen të sëmurëve me vështirësi në frymëmarrje të sëmurur nga Covid-19-ta, ndërkohë që në spitale nuk kishte pjesë rezervë për ventilatorët me vlerë mijëra euro! Falë kësaj shpikje gjeniale u dyfishuan mundësitë e trajtimit të pacientëve. Atëherë kush e di, kjo verë e paparë mund të kthehet sërish me simbolin e maskës për fillestarët e zhytjes.
Maskat, veshjet mbrojtjëse, syzet, dorezat dalin nga sallat kirurgjikale dhe hyjnë në jetën e përditshme, si shenja të një normaliteti të ri, ku çdo gjë ka një domethënie. Të bashkëjetosh me virusin do të thotë të kërkosh shpërndarësin e xhelit dhe dezinfektantit në hyrje të dyqanit, të shikosh me dyshim ata që afrohen shumë afër teje, duke u ruajtur nga teshtimat e tyre. Amukina, alkooli, dezinfektues që në ditët e para të izolimit u zhdukën nga supermarketet dhe farmacitë, pastaj u rikthyen me pamjet e maleve me shishe dizinfektantësh, ku është trefishuar prodhimi për të përballur këto kërkesa.
Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë janë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund t’i harrojë ato. Mënyra të reja jashtë traditave tona u shfaqën në jetën e përditëshme, si mos marja pjesë në ceremonitë mortore për përcjelljen e fundit të të dashurve, miqve dhe shokëve. Takimi nëpërmjet bërrylit, mos përqafimi apo thjesht një telefonatë apo mesazh ngushëllimi. Mungesa e dasmave e ditëlindjeve apo qëndrimi larg prindërve dhe gjyshërve, të dashurës, të dashurit apo miqve për dy-tre muaj duke harruar edhe fytyrat e tyre.
Shenjat e kohës janë kamerat, mikrofonat, ekranet me lidhje skype, mësimi on-line i klasave me mësuesit, një palestër ku mund të praktikoni yoga me instruktorin në distancë, një bar për një aperitiv, gjithmonë afër, por shumë larg.
Në këtë zbrazëti dhe qetësi u shfaqën gjeometri të reja: çadra me distanca më të mëdha se zakonisht në plazhet ende të shkreta në fillim të qershorit, ose karriget e vendosura për konferenca, takime, apo shumë pak koncerte që mbahen, pothuajse si një sfidë. Akoma tavolinat në restorante vetëm me ambiente të hapura, apo radhët e gjata në dyqane dhe supermarkete.
Por më në fund doli simboli i YLBERIT me ngjyrat e tijë shpresëdhënëse. Nuk dihet ku lindi idea për herë të parë, por është bërë logoja e këtyre muajve të tmerrshëm, e dizajnuar në shkolla dhe shtëpi, në pankarta në ballkone, apo me shkumësa në rrugë pothuajse në të gjithë botën. Nuk është vetëm një shenjë, por thjesht një simbol. Në fakt ky simbol nuk pret, nuk dëmton, nuk ndan, por është një simbol që bashkon ngjyrat e tijë në një hark madhështor, në një hapsirë pa fund ku përfshin të gjithë botën, ku përfshin njerëzit e saj, shpresën për një botë më të mirë pa frikën e CORONAVIRUSIT.
Duket si një premtim fëminor, të cilin të gjithë dëshirojmë ta besojmë:
GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË.
Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus.
Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G!!
Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen covid-19, ka parandalim, ka shërim, ka vdekje nga kjo sëmundje!
Bëj atë që varet nga ty:
Përdor maskën në ambientet e mbyllura
Zbato rregullat e higjenës,
Mbaj distancim fizik.
Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Përqafo jetën
Së bashku do ja dalim
Dr.Skender Brataj
Përgjigja e quizit historiko-politik shqiptar për Triesten!T...
*Ngjarja e fundit e publikimit të dyshimeve për krime lufte ...
Telegram i hapurDrejtuar: Ilir Hoxhës Adresa : Te rrënojat e...
Në këtë ditë të nxehtë qeshori, ku dielli duket si akuzë qie...
Projekti i rrugës Milot- Fier është “gjylja e fundit” e prem...
Po mundohemi të qërojmë nga Përmeti kriptosocialisten mediok...
* Ka një ngazëllim të pakuptueshëm në lidhje me Rezolutën e ...
Nga Bledi ManeMandati si rektor i Universitetit të Tiranës i...
Kur vjen në Korçë është e pamundur të mos takosh miqtë, që n...
Që nga viti 2013 kur Rilindja erdhi në pushtet u vendos një ...
Zëri i spikeres së lajmeve të BBC mund ta plaste ekranin e s...
Zakonisht gjerat keputen kur hollohen. Por me zullumin ndodh...
…Shkurt 2017. Në mes të Bulevardit Dëshmorët e Kombit ngrihe...
Ngritja e akuzës së Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Ko...
Humbja në zgjedhjet e 2021, pritet të jetë ngjarja më dramat...
Nga Luçiano BoçiPërsëri Shahinit të arsimit “modern” gjuha d...
Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke ...
Nga Artan FugaQytetarja Besa Shahini sipas mediave dhe rrjet...
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar zyrtarisht se është kundër çdo...
Me 15 kushtet që konfirmoi Parlamenti Europian për të nisur ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...