Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj tha në ?Ilva Now? se qëndrimi i Shqipërisë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë bazohet në dy shtylla kryesore, të cilat janë njohja e pavarësisë dhe çelja e rrugës së anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
?Dua të theksoj se qëndrim ynë karshi dialogut ka qenë i qartë dhe shpjegohet në dy shtylla kryesore. Shtylla e parë ka qenë që dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me një marrëveshje të qartë, ku nuk ka hapësirë për interpretim nëse Serbia e ka njohur apo jo Kosovën. Parimi i parë është njohja e Kosovës nga Serbia, dhe shtylla e dytë është që marrëveshja duhet të garantojë një perspektivë evropiane, që të çelë rrugëtimin drejt BE dhe organizatave ndërkombëtare që janë strategjike për Kosovën. Roli i SHBA është i pazëvendësueshëm në këtë proces dhe ne mbështesim rolin e SHBA, por edhe të Bashkimit Europian, sepse jo vetëm Kosova, por edhe shqiptarët kanë përfituar nga marrëdhënia e ngushtë e SHBA dhe BE dhe asnjëherë nuk kanë pasur një bilanc negativ kur kjo marrëdhënie ka qenë e qëndrueshme?, u shpreh Cakaj.
Duke folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cakaj paralajmëroi takime të nivelit të lartë, ku tha se nuk do të mungojë shpalosja e qëndrimit të Shqipërisë për agjendat që janë sot aktuale në Ballkanin Perëndimor.
?Natyrisht Shqipëria dhe SHBA kanë një marrëdhënie të ngushtë, por realisht SHBA për Shqipërinë janë referencë diplomatike dhe strategjike dhe unë jam këtu për të zhvilluar një sërë vizitash të nivelit të lartë më përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Kongresit dhe Senatit, dhe kam edhe agjendën time e cila do të bëhet publike shumë shpejt. Unë jam i hapur të diskutoj për rajonin dhe natyrisht duke pasur parasysh edhe procese që po vijnë edhe do të shpreh qëndrimet e Republikës së Shqipërisë karshi të gjitha çështjeve që rëndojnë hë për hë në agjendën e Ballkanit perëndimori?, tha ai.
I pyetur rreth qëndrimit në lidhje me shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, z. Cakaj u shpreh se Shqipëria nuk e mbështet një tezë të tillë, e cila siç tha ai nuk ekziston por se është përdorur për qëllime elektorale në Kosovë dhe në Shqipëri.
?Çështja e shkëmbimit të territoreve është një çështje që është abuzuar më tepër për qëllime ditore elektorale se sa ka qenë një temë ku Shqipëria të ketë pasur një rol përmbajtësor. Shqipëria nuk është pjesë e grupit negociator që do të udhëtojë në Uashington. Shqipëria nuk është një nënshkruese e mundshme e asaj marrëveshjeje. Ne kemi pasur një qëndrim të qartë që për Shqipërinë çdo dëmtim territorial i Kosovës është i papranueshëm dhe kjo ka qenë politikë zyrtare e Shqipërisë. Ne kemi sot përfaqësuesin e Trump, Grenell dhe del e thotë se nuk po diskutohet për shkëmbim territoresh?, shtoi Cakaj.
Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare e pyeti z. Cakaj se si do t?i komentonte veprimet e presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili nuk e dekretoi si ministër të Punëve të Jashtme, me argumentin se ai mbështeste idenë e shkëmbimit të territorit mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati shqiptar dhe këtë përgjigje: ?Për çështjen e presidenti unë nuk dua të flas, sepse ai është Presidenti i Republikës dhe ka qenë pjesë e korrektësisë time që mos t?i përgjigjem asnjë akuze apo intrige që ka qarkulluar me emrin tim. Të gjithë ata që flasin për mua, kanë shumë mëkate prapa vetes dhe sikur të kishte pasuar ndonjë të vërtetë rreth personalitetit tim, me siguri ata do ta kishin shpalosur. Unë në Shqipëri kur kam ardhur kam pasur një intervistë dhe kam folur kundër këmbimeve territoriale dhe kundër ndarjes së Kosovës. Ndaj për ata që kanë dashur t?i dinë qëndrimet e mia, intervistat janë publike, dhe nuk kanë fare arsye të lodhen dhe unë ua jap të gjithë deklaratat e mia kundër asaj pune. Ata nuk e duan të vërtetën. Ata duan të ushqehen me thashetheme dhe intriga?, tha ai.
Ministri në detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme ftoi këdo që të lërë mënjanë spekulimet për ndarjen e Kosovës. Z. Cakaj tha se as ai dhe as kryeministri Edi Rama nuk i përkasin llojit të atyre shqiptarëve që punojnë kundër interesave të kombit.
?Të lihen anash çështjet e territoreve dhe spekulimet të tjera për Kosovën, se as unë dhe as kryeministri i Republikës së Shqipërisë nuk i takojnë llojit të shqiptarëve që e dëmtojnë vendin e vet, përkundrazi. Për ata që kanë sy në ballë dhe mend në kokë, këtë e dinë. Është e rëndësishme që këtë radhë t?i besojmë SHBA dhe Bashkimit Europian, sepse falë këtij partneritetit edhe Kosova është bërë shtet edhe shqiptarët janë më të fortë se kurrë?, përfundoi Cakaj./ Euronews Albania
Ish kryeministri ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e s...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë një këshillë opozit...
Një video është shpërndarë me shpejtësi sot në rrjetet socia...
Deputeti Ditmir Bushati, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në e...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka komentuar deklaratën e kry...
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas videos së publ...
Deputeti i PS dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Man...
Shqipëria do duhet të përmbush, si fillim 15 kushte, me qëll...
Ditët e fundit në disa media në Shqipëri, përfshirë këtu edh...
“Rama ka vetëm një rrugë për të shmangur një përplasje, të j...
BERZH parashikoi një rënie prej 9% të ekonomisë shqiptare si...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar pas deklaratav...
Kreu i PAA-së Agron Duka, ka qene i ftuar pasditen e sotme n...
Mbledhja e sotme e Parlamentit Europian ku po diskutohet për...
Kreu i PPA-së, Agron Duka, i ftuar pasditen e sotme në Repor...
Raportri për Shqipërinë në PE dhe eurodeputeti suedez, David...
Koordinatori i EPP për komisionin e Jashtëm të Parlamentit E...
Në Parlamentin Evropian po zhvillohet një seancë e posaçme k...
Prej disa ditësh, në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtatre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...