LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si mund të rifillojnë udhëtimet ndërkombëtare gjatë pandemisë së koronavirusit?

16 Qershor 2020, 06:33, Politikë CNA

Pjesa më e madhe e botës ka nisur të rihapet, me shumë vende që kanë lehtësuar ose planifikojnë të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por udhëtarët e mundshëm do të përballen me një situatë konfuze, të pasigurt, dhe në ndryshim të shpejtë.

Ndërsa koronavirusi u përhap në të gjithë botën, shumë vende – por jo të gjitha – i mbyllën kufijtë e tyre. Disa kërkojnë tani që të gjithë udhëtarët të izolohen ose të karantinohen në ambiente speciale për 14 ditë pas hyrjes në vend. Të tjerët, lejojnë hyrjen në vend vetëm të qytetarëve të tyre.

Këto masa, kanë ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit. ?Në fakt, ndalimet e udhëtimit janë efektive në frenimin e pandemisë, siç po e shohim aktualisht në Kinë dhe Zelandën e Re?- thotë Xhulian Tang i Universitetit të Leiçester në Mbretërinë e Bashkuar.

Por kostot ekonomike dhe sociale janë të mëdha, sidomos për vendet që mbështeten shumë tek sektori i turizmit. Tani, shumë vende po përpiqen të lehtësojnë kufizimet e udhëtimit, pa shkaktuar një ringjallje të valës së infeksioneve.

Ato po marrin një shumëllojshmëri qasjesh, madje edhe brenda Bashkimit Evropian. Qipro është hapur që nga 9 qershori në mënyrë të njëanshme ndaj një numri të vogël vendesh të përcaktuara evropiane, duke mos e përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do të thotë që udhëtarët nga këto vende, nuk do të izolohen pas hyrjes në ishull.

Ngjashëm, Franca, Gjermania dhe disa vende të tjera do të hapen ndaj shumicës së vendeve evropiane duke nisur që nga kjo e hënë, me Francën që u kërkon vizitorëve nga disa vende që të izolohen në mënyrë vullnetare.

Edhe Greqia do t?i lejojë vizitorët të hyjnë vend pa u izoluar nga data 15 qershor, me kushtin që ata të kenë udhëtuar nga një aeroport që nuk është në listën e aeroporteve, të cilat cilësohen se janë me rrezik të lartë nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit.

Edhe pse në fakt kjo listë është menduar vetëm si një udhëzues, se cilat janë procedurat më të nevojshme të dezinfektimit. Disa aeroporte në Britani, nuk janë në këtë listë. Ndërkohë Spanja do të fillojë rihapjen nga data 1 korrik. Ajo planifikon të zbatojë një sistem nën të cilin turistët do të testohen pas mbërritjes në vend, dhe do të duhet të qëndrojnë të izoluar në hotelet e tyre për 6 orë, në pritje të rezultatit të testimit.

Megjithatë, problemi me rihapjen e njëanshme, është se turistët e mundshëm mund të përballen ende me izolimin ose karantinën, kur të rikthehen në shtëpitë e tyre. Për shembull, Britania futi duke nisur nga data 8 qershor praktikën e 14 ditëve në izolim për të gjithë udhëtarët nga jashtë, përfshirë këtu edhe banorët britanikë të kthyer nga jashtë.

Për disa, sikurse janë ata që të punojnë nga shtëpia, vetë-izolimi gjatë kthimit mund të mos jetë një problem, por kjo praktikë do të jetë penguese për shumë të tjerë. Një mënyrë për ta shmangur këtë, është praktika e ?flluskave? të udhëtimit – pra e vendeve me nivele të ngjashme të infektimit me koronavirus, që i lejon njerëzit të udhëtojnë ndërmjet tyre, pa pasur nevojë të izolohen apo karantinohen, megjithëse mund t?i duhet t?i nënshtrohen testimeve.

Studiuesit thonë se kjo ide ka kuptim. ?Lehtësimi i kufizimeve të udhëtimit midis dy vendeve, që preken në mënyrë të barabartë nga Covid-19, nuk duhet të krijojë një rrezik të shtuar?- thotë Elen Kuhl nga Universiteti i Stenfordit.

Më 14 maj, Estonia, Lituania dhe Letonia lejuan udhëtimin e lirë midis tyre, duke krijuar atë që mund të ketë qenë ?flluska e parë e udhëtimit? në botë, dhe disa vende të tjera po shqyrtojnë zbatimin e një praktike të ngjashme.

?Lehtësimi i kufizimeve, nuk ka sjellë një rritje të numrit të të infektuarve?- thotë një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Estoni. Më datën 1 qershor, shtetet baltike e shpërndanë në mënyrë efektive ?flluskën?, duke rihapur kufijtë e tyre drejt vendeve të tjera evropiane.

Tani vetëm njerëzit që vijnë nga një vend me një normë infeksioni që i tejkalon 15 infeksione për 100.000 banorë në 2 javët e fundit – përfshirë Britaninë e Madhe, Suedinë dhe Irlandën – duhet të qëndrojnë në karantinë në Estoni për 14 ditë.

Kjo qasje nënkupton që udhëtarët mund të gjenden befas në karantinë, në rast se ka një valë të dytë të pandemisë në vendin e tyre ndërsa ata janë dikur tjetër me pushime. Ndërkaq Australia dhe Zelanda e Re, po diskutojnë krijimin e një ?flluske Trans-Tazmanike?, që mund të përfshijë gjithashtu edhe vende të tilla si Fixhi.

Australia është ndërkohë në bisedime me Singaporin, që po krijon një ?flluskë të kufizuar të udhëtimit? me Kinën, bazuar në testimin e udhëtarëve para dhe pas mbërritjes së tyre. Më 1 maj, Kina krijoi një ?korridor udhëtimi? me Korenë e Jugut, duke lejuar karantina të shkurtra në kohë për udhëtarët me qëllim biznesin, që udhëtojnë midis destinacioneve specifike.

Në teori, të gjitha vendet në rajonin e Azi-Paqësorit që po kontrollojnë me sukses Covid-19, mund të formojnë një ?mega-flluskë?, por në lidhje me këtë gjë ka shumë pengesa. Njëra është që disa zona brenda Australisë, kanë mbyllur kufijtë e tyre me njerëz nga pjesë të tjera të vendit, me Kuinslendin që thotë se mund të mos i rihapë ato deri në muajin shtator.

Është e vështirë të shihet se si ky vend mund t?i bashkohet ?flluskave ndërkombëtare?, në një kohë që kufijtë e tij të brendshëm janë të mbyllur. Nga ana tjetër, lehtësimi i kufizimeve ka rreziqet e veta. Por udhëtarët e infektuar, nuk do të shkaktojnë shpërthime lokale të pandemisë, thotë Moric Kramer nga Universiteti i Oksfordit. Kjo mund të parandalohet përmes izolimit të shpejtë të rasteve, gjurmimit efektiv të kontakteve, dhe testimeve në shkallë të gjerë, thotë ai./ Newscientist.com-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga