web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë po kërkon Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore?!

1 Qershor 2020, 08:12, Politikë CNA

Opinioni publik, tashmë është i qartë se Reforma Zgjedhore, nuk ka në thelb të saj atë që kërkojnë qytetarët. Pra, nuk është në shërbim të tyre, por është një pazar i mbyllur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Republikës së Re, Lulzim Basha.

Duket qartë se ka një pazar të mbyllur në lidhje me sistemin zgjedhor.

Kjo për faktin se Reforma është bërë tërkuzë, zgjat e shty, zgjat e shty, dhe asnjëherë nuk ka pasur në themel të saj sistemin zgjedhor dhe garancitë e një qeverisje më të mirë të nesërmen. Gjithmonë janë vërtitur në të njëjtin vend dhe në fund kanë bërë një ?vrimë në ujë?.

Ajo që ka dakortësuar deri tani opozita me mazhorancën janë afatet e votimit, të cilët përfshijnë muajt e caktuar, në vjeshtë dhe pranverë. Kanë rënë në parim dakort për KZAZ-të, dhe gjoja nuk janë pajtuar për identifikimin biometrik, i cili edhe po të bëhet është lehtësisht e arritshme. Por, mesa duket Lulzim Basha dhe të tijtë duan ta përdorin si show momental.

Ka disa detaje nga Reforma, të cilat lehtësisht ata që merren me politikë dhe me mediat e kuptojnë se disa gjëra, të cilat i pretendon me zhurmë të madhe opozita, mund të jenë ato që Edi Rama do t?i lëshojë shumë shpejt. Kjo sepse kryeministri do të jetë në lojën ?unë jam në të njëjtën garë, me të gjitha garancitë që kam pasur kur kam qënë në opozitë. Çfarë kam marrë, aq edhe po jap?. Ndoshta do të lëshojë edhe diçka më shumë.

Por, nga ana tjetër, problemi është se çfarë po kërkon Lulzim Basha?

Në finale Lulzim Basha nuk po kërkon ndryshimin e sistemit, megjithëse publikisht disa herë ai ka artikuluar se gjoja ai është për sistem mazhoritar me dy dhoma. Një gënjeshtër kjo sepse në konfidencialitet me stafet e tij dhe me bashkëpunëtorët, thotë se kërkon të ruajë sistemin aktual.

Lulzim Basha nuk është i qartë me atë çfarë thotë dhe me atë çfarë duan shqiptarët, sepse duke luajtur në një llogore mashtrimi dhe duke u fshehur pas gishtit, ai kërkon që nga njëra anë të gënjejë opinionin publik dhe nga ana tjetër të marrë atë çfarë dëshiron.

Ajo çfarë kërkon Lulzim Basha, është e qartë. Ruajtjen e sistemit aktual zgjedhor, por në përfundim duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj qeverisë dhe ndërkombëtarëve, të sigurojë rrotacion politik në tavolinë. Megjithëse e tentoi një herë këtë në 2017, ai nuk mundi as të bashkëqeveriste me Ramën, e jo më të merrte pushtet në tavolinë. Se për të marë pushtetin, së paku duhen votat.

Lulzim Basha është i vetëdijshëm se votat nuk i ka. Prandaj dhe po luan që të justifikojë në fund humbjen.

I gjithë qëllimi i lëvizjeve të fundit i kryetarit të Republikës së re, është një dhe vetëm një. Halli i tij është justifikimi i humbjes dhe ruajtja e karriges si kryetar i opozitëts.

Në rast se do të kishte votat e sigurta dhe do të garantonte rrotacionin politik, Lulzim Basha nuk do të kishte aspak nevojë për garancitë e Edi Ramës dhe për votat që vidheshin. Sepse 2013 e tregoi mjaft mirë. Pa KQZ dhe pa asnjë garanci, opozita e atëhershme, edhe pse ishte Berisha kryeministër, e rrëzoi me një fitore thuajse blebishitare.

Nga ana tjetër, sot është Lulzim Basha, një vit para zgjedhjeve dhe gati shtatë vite pas një qeverisje katastrofike të Rilindjes me LSI-në, dhe tani e vetme.

Prandaj, Lulzim Basha e lexon mjaft mirë mbështetjen që ka. E di mjaft mirë sa vota ka, sepse po të ishte i sigurtë në fitore dhe ta garantonte atë, të kishte mbështetjen e demokratëve në bazë, strukturat dhe shumicën e shqiptarëve, nuk do të ?qurravitej? tek Edi Rama as për vota, as për garanci dhe as për reforma. Por, do të shkonte dhe do të deklaronte hapur se do të hynte në zgjedhje me këtë Kod, me këto struktura, por me një sistem të ri që t?iu shërbente qytetarëve.

Por, Lulzim Basha nuk e bën asnjërën, as tjetrën. Ai ka frikë nga zgjedhjet dhe asnjëherë nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, që kur është bërë kryetar i opozitës.

Kujtojmë këtu vetëm një humbje të regjistruar zyrtare katastrofale në 2015, dhe në 2017 hyri pas disa garancive që i dha Edi Rama e dështoi, dhe në 2019, pra një vit më parë ai nuk pranoi të hynte në zgjedhje.

Prandaj dhe sot jemi përpara faktit ku qartësisht duket se çfarë pokërkon Lulzim Basha. Alibinë e tij të humbjes dhe asgjë më shumë se kaq./ CNA.al





Lajmet e fundit nga