Reja: Keni pak të infektuar, ja çfarë do t'i them Edi Ramës
Trajnerit Edi Reja prej disa muajsh është detyruar të mbylle...
Dritë jeshile për rifillimin e stërvitjeve dhe kampionatit shqiptar brenda muajit maj. Shqipëria merr shembullin e Italisë, por e kopjon keq, pasi nuk jep një datë për stërvitjet në grup, por vetëm për atë individuale. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, konfirmoi dje në mbrëmje se do të lejohet stërvitja e sportistëve prej datës 18 maj.
Edhe pse ajo specifikoi frazën ?stërvitje individuale?, kjo mjafton që skuadrat e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë në futbollin shqiptar të zbresin në fushë, duke respektuar kështu protokollin e masave të sigurisë kundër përhapjes së Koronavirusit. ?Prej të hënës së datës 18 maj do të lejohen stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura.
Nga ana tjetër, do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve për më shumë se 5 persona në ambientet publike, si dhe do të mbetet i mbyllur edhe transporti publik?, është shprehur ndër të tjera ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
DETAJET PËR KALENDARIN E RI DHE KUPËN
?Panorama Sport? ka zbuluar nga burime të sigurta në FSHF se sektori i garave ka bërë plane që Superiorja të rinisë më 31 maj. Kjo datë është për rastin më të mirë, gjithnjë nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë parashikuar dhe klubet pranojnë që të kenë vetëm 12 ditë kohë për t?u përgatitur. Natyrisht, problemi i vetëm në këtë rast është se autoritetet shëndetësore nuk lejojnë përgatitjet në grup, por kjo varet sa do të zbatohet nga skuadrat.
Për t?i paraprirë gjithçkaje, sektori i garave në FSHF ka përpiluar një kalendar të ri për kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë. Gazeta ka mundur të sigurojë të gjitha datat, ku parashikohet rifillimi i Superiores me javën e 27-të më 31 maj dhe mbyllja e kampionatit me javën e 36-t më 29 korrik.
Nëse Superiorja rifillon brenda muajit maj, atëherë parashikohet që të mos ketë një ngjeshje të madhe të kalendarit. Kësisoj, sa i përket Kupës së Shqipërisë, mësohet se ndeshjet e para të turi çerekfinal janë parashikuar të luhen më 10 qershor, ndërsa ato të kthimit më 24 qershor.
Turi gjysmëfinal do të zhvillohet në datat 8 dhe 22 korrik, ndërsa finalja e Kupës është planifikuar të luhet më 2 gusht. Por, sezoni futbollistik 2019-2020 nuk mbaron këtu, pasi sektori i garave parashikon që ndeshja mes vendit të tetë të Superiores, që të çon në ?play out?, kundër ekipit fitues të ?play off? mes vendeve të dyta të grupeve respektive të Kategorisë së Parë, të zhvillohet më 5 ose 6 gusht.
Vetëm java e parafundit dhe e fundit e Superiores do të luhet në tri ditë, ndërsa pjesa tjetër e kampionatit ka një kalendar të pranueshëm. Vetëm skuadrat që janë edhe në Kupë, pikërisht çiftet çerekfinale si Tirana-Besëlidhja, Vllaznia-Teuta, Apolonia-Kukësi dhe Bylisi-Skënderbeu, do të kenë një ngjeshje më të madhe se të tjerat.
Një klub që i shkon Kupës deri në fund, atëherë do të zhvillojë në total 15 ndeshje në një hark kohor nga 31 maji deri më 2 gusht. Në ditët e ardhshme FSHF do të specifikojë gjithçka edhe për kategoritë e tjera, pasi nuk është vetëm Superiorja. Institucioni i futbollit kërkon që të gjitha kampionatet të mbyllen në fushë deri në fillimin e gushtit. /JORGIS MEMO/
KALENDARI I RI
JA PLANI PËR JAVËT E MBETURA NË SUPERIORE
JAVA 27 (31 MAJ)
KUKËSI-LUFTËTARI
LAÇI-TEUTA
PARTIZANI-SKËNDERBEU
BYLIS-TIRANA
FLAMURTARI-VLLAZNIA
JAVA 28 (6 QERSHOR)
LUFTËTARI-TIRANA
BYLIS-TEUTA
LAÇI-VLLAZNIA
FLAMURTARI-SKËNDERBEU
PARTIZANI-KUKËSI
JAVA 29 (14 QERSHOR)
TEUTA-TIRANA
KUKËSI-FLAMURTARI
SKËNDERBEU-LAÇI
VLLAZNIA-BYLIS
PARTIZANI- LUFTËTARI
JAVA 30 (21 QERSHOR)
LUFTËTARI-TEUTA
TIRANA-VLLAZNIA
BYLIS-SKËNDERBEU
LAÇI-KUKËSI
FLAMURTARI-PARTIZANI
JAVA 31 (27 QERSHOR)
SKËNDERBEU-TIRANA
VLLAZNIA-TEUTA
PARTIZANI-LAÇI
KUKËSI-BYLIS
FLAMURTARI-LUFTËTARI
JAVA 32 (5 KORRIK)
LUFTËTARI-VLLAZNIA
TEUTA-SKËNDERBEU
TIRANA-KUKËSI
BYLIS-PARTIZANI
LAÇI-FLAMURTARI
JAVA 33 (12 KORRIK)
PARTIZANI-TIRANA
KUKËSI-TEUTA
SKËNDERBEU-VLLAZNIA
FLAMURTARI-BYLIS
LAÇI-LUFTËTARI
JAVA 34 (19 KORRIK)
LUFTËTARI-SKËNDERBEU
VLLAZNIA-KUKËSI
TEUTA-PARTIZANI
TIRANA-FLAMURTARI
BYLIS-LAÇI
JAVA 35 (26 KORRIK)
LAÇI-TIRANA
FLAMURTARI-TEUTA
PARTIZANI-VLLAZNIA
KUKËSI-SKËNDERBEU
BYLIS-LUFTËTARI
JAVA 36 (29 KORRIK)
LUFTËTARI-KUKËSI
SKËNDERBEU-PARTIZANI
VLLAZNIA-FLAMURTARI
TEUTA-LAÇI
TIRANA-BYLIS
* Ndeshjet ?play off? (Kategoria 1) dhe ?play out? (Kategoria Superiore) janë parashikuar të zhvillohen në datat 5 dhe 6 gusht.
KUPA E SHQIPËRISË
TURI ÇEREKFINAL
TIRANA-BESËLIDHJA
VLLAZNIA-TEUTA
APOLONIA-KUKËSI
BYLISI-SKËNDERBEU
* NDESHJET E PARA JANË PARASHIKUAR TË LUHEN MË 10 QERSHOR, NDËRSA ATO TË KTHIMIT MË 24 QERSHOR.
TURI GJYSMËFINAL
* NDESHJET E PARA JANË PARASHIKUAR TË LUHEN MË 8 KORRIK, NDËRSA ATO TË KTHIMIT MË 22 KORRIK.
FINALJA
2 GUSHT 2020
/Panorama Sport
Trajnerit Edi Reja prej disa muajsh është detyruar të mbylle...
Nëse kampionati do të nisë brenda muajit maj, Kukësi do të i...
Futbollisti i Teutës, Sherif Kallaku ka reaguar ashpër ndaj ...
Të gjithë e njohin Frederik Veselin, mbrojtësin e Kombëtares...
Interi dhe Milani kanë lënë rivalitetin mënjanë dhe kanë bas...
Futbolli spanjoll është kthyer në fushë dhe kanë nisur përga...
Sindikata e Futbollistëve Profesionistë ka pasur një takim d...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është përfshirë në ...
Pas vendimit për hapjen e stërvitjeve individuale për sporti...
Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Shqipëri, Piter Ol...
Ivan Balliu është kthyer brenda pak muajsh në një emër shumë...
Lorik Canës i mjaftoi një sezon në Angli teksa u aktivizua n...
Real Madridi nuk do të mund ta transferojë objektivin e saj ...
Mesfushori i Partizanit, Alesio Hyseni u huazua në merkaton ...
Nderim Nexhipi shpreson që kam pionati të rifillojë një orë ...
Vedat Muriqi ka kohë që po raportohet se gjatë verës do të g...
Në këtë periudhë pandemie, ata që po e ndjejnë më tepër kriz...
Fiorin Durimishaj po kalon një moment të vështirë që nga koh...
Në Korenë e Jugut e premtja ishte një ditë e shënuar. Pas nj...
Teksa shumë prej vendeve të rajonit kanë bërë një plan me da...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...