Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Nderim Nexhipi shpreson që kam pionati të rifillojë një orë e më parë, por i kërkon FSHF-së të paktën 3 javë kohë për t?u përgatitur. Në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për ?Panorama Sport?, drejtori sportiv i Kukësit preku të gjitha temat që e shqetësojnë komunitetin e futbollit në këtë moment. Është kundër ndryshimit të skemës, nëse sezoni mbyllet këtu. Parapëlqen formulën me 10 ekipe, që sipas tij, prodhon gara më të fortë.
Në fund komenton edhe rivalin e drejtpërdrejtë për titullin, që është duke u stërvitur kundër rregullave të vendosura nga qeveria. Zyrtari i verilindorëve nuk e quan aspak të mirë faktin që Tirana është duke u stërvitur, në një kohë kur ata vetë po respektojnë masat në kohë pandemie.
Pas dy muajsh pa futboll, a beson Nexhipi që do të rinisë kampionati?
Dy muaj pa futboll janë vërtet shumë, gjë që nuk ka ndodhur kurë më parë dhe për rrjedhojë nuk jemi mësuar. Por, duke parë veprimet e fundit të federatës dhe ministrisë, jam optimist. Tani shpresojmë për një vendim të sa më të shpejtë për të rikthyer futbollin. Nëse do të nisë, kërkojmë minimumi 3 javë përgatitje, pasi dy muaj janë shumë dhe rrezikon futbollistët me dëmtime. Një orë e më parë duhet dhënë një datë që edhe ne të kemi një plan konkret.
Në komunikimet që keni pasur së fundmi me FSHFnë, çfarë ju kanë thënë?
Kemi qenë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me FSHF-në. Prisnim ndonjë vendim, por edhe ata nuk kanë çfarë të na thonë. Sikundër edhe dihet, në një situatë të jashtëzakonshme gjithçka varet prej qeverisë. Mendonim se do të nisnim më herët stërvitjen në grupe të vogla, duke parë që situata është menaxhuar mirë dhe nuk kemi pasur pasoja shumë të rënda nga virusi si në vendet e tjera. Gjithsesi, është hap pozitiv bashkëpunimi mes FSHF-së dhe qeverisë dhe tani presim një vendim pozitiv që të nisim sa më shpejt.
Gjatë karrierës suaj si futbollist, a kujtoni ndonjë ndërprerje kaq të gjatë nga aktiviteti për shkaqe kaq madhore?
Të them të drejtën, si unë dhe shumica e sportistëve apo njerëzve të thjeshtë nuk e kemi kaluar një situatë të tillë. Një ndërprerje kaq e gjatë gjithë jetën shoqërore e njerëzore është e paprovuar. Të gjithëve na ka habitur kjo gjendje. Ka qenë shumë e papritur. E megjithatë, mund të them që e kemi kaluar mirë këtë pandemi dhe tani me qetësi dhe me protokolle strikte shpresojmë ta tejkalojmë përfundimisht këtë situatë.
Nëse qeveria refuzon të japë leje për rifillimin e futbollit, si mendoni se duhet të jepen verdiktet sezonale nga ana e federatës?
Kur pashë që qeveria nuk po reagonte për pak ditë, thashë me veten se nuk do të nisnim. Por zhvillimet e fundit dhe fakti që në disa vende europiane kanë vendosur që futbolli të luhet, më dha mjaft shpresë. Tani jam i bindur që do të startojmë, ndaj nuk na mbetet vetëm që të presim datën që të rikthehet futbolli. Mendoj se do të zhvillohet kampionati dhe FSHF nuk do të jetë e detyruar që të japë verdikte në tavolinë.
Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka bërë thirrje që sezoni i ri të bëhet me 12 ekipe, duke shmangur rëniet nga kategoria. A do të ishit edhe ju dakord me këtë formulë?
Pas këtyre ndodhive e theksoj që kampionati do të nisë dhe nuk do të jetë e nevojshme që verdiktet mund të jepen në tavolinë. Jam për 10 ekipe, pasi kampionati është më i fortë dhe është formulë më e mirë. Kështu mendoj unë të paktën.
Keni edhe 7 lojtarë jashtë kufijve, kur do të zgjidhet çështja e riatdhesimit të tyre?
Kemi nisur kërkesat dhe presim përgjigjet. Por, kjo është një çështje jo vetëm jona, pra që nuk varet nga ne, pasi shumë shtete kanë mbyllur kufijtë dhe ka qenë i pamundur kthimi, sidomos për lojtarët joshqiptarë. Nga dita në ditë presim të ndryshojnë gjërat dhe t?i kemi lojtarët sa më shpejt në Tiranë.
Pse besoni se mund ta përmbysni Tiranën në luftën për titull?
Normal që do besojmë deri në fund, derisa e lejon matematika. Kemi një ekip me shumë kualitet dhe të gjithë ne besojmë. Ndoshta mund të ketë njerëz që janë skeptikë, pasi mund të duket e pamundur kur sheh diferencat. Por do ta shohim kur të nisë kampionati se si do të vazhdojë gara dhe cili do të jetë ekipi më në formë.
Lojtarët e Tiranës kanë thënë se janë stërvitur rregullisht gjatë kësaj periudhe pandemie, madje për këtë është ankuar publikisht edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Ju si e gjykoni këtë veprim të rivalëve direkt?
Të them të drejtën edhe unë kam parë në lajme që lojtarë të Tiranës janë stërvitur, gjë që nuk është e mirë. Unë mund të flas për Kukësin dhe di të them që klubi ynë i ka zbatuar rregullat rreptësisht. Nuk kemi dalë në stërvitje, qoftë edhe në grupe të vogla. Jemi përgatitur individualisht dhe ?online?.
Unë nuk mund të them që është e ndershme apo e pandershme, pasi duhet të ishte shteti ai që do të ndërhynte në qoftë se lojtarët e Tiranës janë stërvitur rregullisht në grupe të vogla apo në grupe me më shumë lojtarë. Unë flas për Kukësin, ne i kemi respektuar rregullat dhe deri në këto momente nuk kemi dalë në stërvitje me grupe. Në momentin që qeveria do ta lejojë këtë gjë, do të rikthehemi në fushë, duke u stërvitur maksimalisht.
Vedat Muriqi ka kohë që po raportohet se gjatë verës do të g...
Në këtë periudhë pandemie, ata që po e ndjejnë më tepër kriz...
Fiorin Durimishaj po kalon një moment të vështirë që nga koh...
Në Korenë e Jugut e premtja ishte një ditë e shënuar. Pas nj...
Teksa shumë prej vendeve të rajonit kanë bërë një plan me da...
Pavarësisht koronavirusit, UEFA ka vendosur që finalja e Cha...
Vetëm një ditë më parë agjenti i Elseid Hysajt njoftoi se i ...
Teksa skuadrat në Shqipëri janë duke pritur autorizimin nga ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar ditën e so...
Ende nuk mund të flitet për një datë konkrete për rifillimin...
Holanda ishte shteti i parë që deklaroi të mbyllur përpara k...
Skuadrat e Serie A janë kthyer në stërvitje, por sipas proto...
Pesë lojtarë nga La Ligës kanë rezultuar pozitiv në testet e...
Kampionati në Francë është ndërprerë përfundimisht teksa PSG...
Miralem Pjanic ka arritur marrëveshje personale me Barcelonë...
La Liga po bëhet gati për të nisur kampionatin, ashtu si edh...
Broja dhe Dobra kanë rrëmbyer skenën për publikun shqiptar n...
Presidenti i FSHF, këmbëngul se kampionati i futbollit në Sh...
Rikthimi në stërvitje, duke filluar me ato individuale te Sa...
Janë pesë arsye të forta pse kampionati shqiptar duhet të mb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...