web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"San Siro" i ri do jetë spektakolar, Milani dhe Interi bëjnë gati bilionat

9 Maj 2020, 15:36, Sport CNA

Interi dhe Milani kanë lënë rivalitetin mënjanë dhe kanë bashkuar forcat për të krijuar një projekt të ri mbi rikonstruktimin e stadiumit ?San Siro?.

Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm, teksa klubet kanë dorëzuar edhe projektin e tyre në tryezën e autoriteteve të bashkisë së Milanos. E pamjet e para të lënë vërtetë pa fjalë, duke sjellë një investim biliona eurosh që duket sikur nuk i përket kësaj bote.

Një tjetër stadium me parametrat më të mirë të mundshëm do të zërë vend në ?Giusepe Meazza?, ndërsa pjesë e planit është edhe ndërtimi i një qendre të madhe sportive si dhe të qendave argëtuese.

Kostot do të jenë stratosferike për arkat e dy klubeve të njohura italiane, por është një projekt që do i sjellë mbrapsht fitimet në të ardhmen, si dhe prejt tij përfitues do të jenë edhe qytetarët e Milanos.

Ndikim do të ketë edhe në ekonominë e qytetit, teksa për vënien në jetë të këtij plani do të hapen shumë vende pune. E me kushte të tilla, futbollistëve nuk do u mbetet gjë tjetër vetëm të japin më të mirën e tyre, në mënyrë që loja të jetë po aq e bukur sa edhe investimi i bërë.





Lajmet e fundit nga