web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veseli: Më kërkoi dhe Kosova, Shqipërinë e zgjodha pa u menduar dy herë

9 Maj 2020, 15:41, Sport CNA

Të gjithë e njohin Frederik Veselin, mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, por një histori që nuk dihet nga disa tifozë, është se ky lojtar ka qenë si kapiten me të rinjtë e Zvicrës kur ka fituar Botërorin. I dalë nga akademitë e Manchester United dhe Manchester City, mbrojtësi shqiptar ka luajtur edhe me shumë futbollistë që tani janë yje të kalibrit botëror.

Aktualisht pjesë e Le Manshit, Veseli është duke kërkuar sërish që të rikthehet në Itali, teksa u largua nga Empoli pasi iu komunikua se nuk do të aktivizohej më. ?Sport Ekspres? ka zhvilluar një intervistë me Veselin, për të kujtuar paksa edhe të shkuarën.

Kosova do ta kërkonte në kohën e Bunjakut, por me mbërritjen e ftesës së De Biazit, nuk do ta mendonte dy herë Shqipërinë. Gjithashtu teksa rikthehemi pak pas në kohë kur Veseli mori vendin e Gjimshitit në Europianin e Francës, vetë futbollisti u shpreh se nuk ishte një vendim tërësisht surprizues për të.

Largimi yt nga Empoli erdhi pasi u përfolën shumë skuadra për t?u transferuar. Ishte Le Manshi ekipi që dëshiroje për të provuar veten apo ishte zgjidhja e vetme në ato kushte?

Nga Empoli u largova pasi aty më thanë se nuk do luaj më, kam pasur oferta nga ekipe te tjera si përshembull nga Kina dhe nga Serie C. Zgjodha Le Manshin sepse më pëlqeu, e mendoj se përshtatem dhe ka një projekt të mirë dhe doja të provoja një kampionat të ri dhe e mira e kësaj është që e di gjuhën frënge.

Ku do ta shohim Veselin në të ardhmen, ka pasur kontakte dhe ekziston mundësia që të rikthehesh në Serinë A?

Për momentin nuk e di se ku do të vazhdoj sezonin e ri që po vjen, por punoj fort që të kthehem në Itali. Po kam kontakte por ka kohë ende për të vendosur se ku do të luaj sezonin e ri, me rëndësi ështe që të punoj fort dhe të kem shëndet të mirë.

A ka qenë ndeshja ndaj Turqisë e humbur 1-0 si më e mira që ke zhvilluar me Kombëtaren? Të pamë tërësisht të transformuar?

Ndeshja ndaj Turqisë mund të themi se ka qenë ndër më të mirat personalisht nga unë me Kombëtaren.

Me fanellën e Zvicrës ke fituar Kupën e Botës tek të rinjtë si kapiten. Çfarë ndjesie të ka dhënë ajo fanellë dhe çfarë ndjesie të jep fanella e Shqipërisë?

Po secila Kombëtare e ka atë ndjesinë e vetë, te Zvicra kam luajtur që i vogël në të gjitha grupmoshat dhe ndjesi më të mirë nuk ka sesa të fitosh një titull, e për më tepër kur bëhet fjalë për Kampionin e Botës. Pastaj tek Shqipëria ndihem shumë mirë, sikur në shtëpinë time, sikur kam lindur këtu.

E ke pasur që në ato kohë Shqipërinë si zgjedhje të parë, apo kishte dyshime nga ana jote?

Po në atë kohë kam pasur kontakte edhe me Kosovën me trajnerin e atëhershëm, Bunjakun, por pastaj më ka ardhur ftesa e De Biazit dhe u zgjodha pa e menduar dy herë.

Ishe një prej lojtarëve që shkoi në Europianin e historisë në Francë. E prisje zgjidhjen nga ana e De Biazit asokohe apo ishte një surprizë?

Atë grumbullim në Francë, të them të drejtën e kam pritur sadopak sepse kisha minuta më shumë sesa Gjimshiti në ekip dhe ishte zgjedhja e trajnerit. Do e kisha respektuar vendimin e tij, sido që të ishte, qoftë pozitive apo negative.





Lajmet e fundit nga