Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Një platformë televizive që reklamohet në shumë media shqiptare, një kompani me aksionerë disa oligarkë në debate dhe përplasje ligjore, por edhe një media që vjedh programe dhe vjedhjen ja shet shqiptarëve duke u reklamuar si platforma e tyre e madhe. Deri më sot asnjë hetim, të gjithë heshtin.
Digialb ka një numër të madh kanalesh dhe ofron disa paketa. Ka kanale edukative, filma, informativë etj. Në flatformë përfshihen edhe kanalet ekskluzive të saj siç janë T, Top News, Bang bang, My music, Çufo, Junior, Filmat si Autor, Hits, Aksion, Thriller, komedi etj etj. Për këto kanale e paketa diku blihen disa të drejta të tjerat vidhen.
Ofertat e Digitalb janë të shumta, ka edhe Pop Corn ku jepen filma të fundit, por për të pasur ofertën më të mirë duhet paguar deri në 300 euro në muaj. 10 Kanale filmash te DigitAlb, 5 Kanale fëmijësh të DigitAlb, Kanali T HD i DigitAlb, 2 Kanale Serialesh te DigitAlb, 7 Kanale dokumentarësh të DigitAlb, Kanale muzikore, Kanale Lajmesh dhe gjeneraliste.
Jo të gjitha janë vjedhje, por në 24 orë transmetime gjen filma e vjedhje pa fund nga kompanitë më prestigjoze botërore.
CNA.al i është drejtuar me shkresa zyrtare AMA dhe SUADA dy institucionet kryesore përgjegjëse, por edhe QKK, (Qendrën Kombëtarë të Kinematografisë), për të drejtat e autorit dhe transmetimit në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare Digitalb ka paguar vetëm tek SUADA vetëm 6.3 milionë lekë të drejta autori, përplaset me QKK, kur ka një xhiro gati 50 milionë euro në vit.
Nga një vëzhgim i thjeshtë rezulton se megjithëse në çdo orë të ditës kanale të kësaj platforme transmetojnë filma që i përkasin QKK dhe Digitalb duhet të paguajë për të marrë të drejtat e transmetimit, nuk e kryen më këtë detyrim ligjor.
Justifikimin për të mos paguar, Digitalb e ka gjetur duke ndezur një përplasje. Pretendon se paguan të drejtat e autorit tek sporteli unik SUADA, por ai në fakt ka të drejta autori dhe jo transmetimi. Pra vetëm 6.3 milionë lekë për gjithçka merr nga autorët shqiptarë.
Nga ana tjetër Digitalb transmeton 24 orë filma të huaj produksione të kompanive më të mëdha botërore. Mjafton të shikosh të dhënat e deklaruara në dy vitet e fundit për të kuptuar sa lekë shpenzon Digitalb për blerje filmash, produksionesh dhe emisionesh që i transmeton në platformë. Ato janë një hiç në krahasim me çfarë transmetohet 24 orë në platformë dhe të ardhurat që ajo gjeneron, jo vetëm në Shqipëri, pasi me mijëra abonentë janë edhe në Europë, nga Anglia, në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër dhe shumë vende të tjera.
Kompania e cila është në pronesi të disa prej oligarkëve kryesorë në Shqipëri, Digitalb, duket se është platforma e shqiptarëve që vjedh çtë mundë e si të mundë nga të tjerët dhe këto ua shet shqiptarëve me paketa të ndryshme. Për këtë ka pasur edhe interesime nga ambasadat e shumë vendeve të rëndësishme në TIranë. Digitalb shpesh ka qenë problem për institucionet diplomatike por edhe për kompanitë e huaja të të drejtës së autorit dhe transmetimit.
Digitalb, nuk jeton vetëm me çfarë vjedh, por paguan disa të drejta diku, ble disa filma për të mos qenë 100% informal dhe pjesën tjetër e plotëson, ose thënë shqip e vjedh.
Disa oferta të kësaj kompanie shkojnë deri në 300 euro ku ti mund të sigurosh gjithçka ofron Digitalb, nga programet me kontrata deri tek filmat e produksionet e vjedhura.
Oligarkët pronarë te Digitalb janë kaq të pangopur sa vjedhin dhe filma dhe ua shesin shqiptarëve. Janë me dhjetra prej tyre të sapo dalë në kinema që transmetohen në platformë, apo pa u blerë fare i shikon në ekran mjafton të kesh paketën e duhur.
CNA.al do sjellë me tej të tjera të dhëna ekskluzive, video, filmime por edhe qëndrime dhe denoncime nga kompani private shqiptare dhe të huaja në lidhje me të drejtat e autorit dhe transmetimit të cilat nuk paguhen, por vidhen hapur në Digitalb./CNA.al
Një denoncim ka ardhur në inboksin e ish-kryeministrit Sali ...
Kohë më parë emisioni “Stop” ka transmetuar rastin e një kon...
Pas denoncimeve të tenderave të ushqimeve nga Ministria e Mb...
Kriza e koronavirusit do të shkurtojë orët e punës me gati 7...
Përmes një akti normativ Ministria e Drejtësisë liroi për 3 ...
Në “Stop” ka mbërritur një shqetësim nga vëllai i shtetasit ...
Ndodh në Shqipërinë tonë që rroga e një drejtori të një komp...
Mjafton një vëzhgim i shpejtë për të kuptuar se kush janë dy...
Sot në mesditë CNA.al raportoi në lidhje me një investigim t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Një ndër masat e para, të marra nga Qeveria për mos përhapje...
Emisioni “Stop” në Tv Klan udhëtoi këtë të mërkurë drejt Cër...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rast...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar “sjelljen bandite...
Në emisionin “360 Gradë” të mbrëmjes së sotme pandemija e vi...
Polici rrugor e ndalon mjetin për vonesa në transport dhe ...
Oleg Arapi denoncon pranë emisionit “Stop”, faktin, se ka ko...
Trajneri i Kombëtares së peshëngritjes denoncon në“Stop” fak...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...