Video-Denoncohet “sjellja banditeske”/ Shitësi dhunon pensionistin që bleu limona
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar “sjelljen bandite...
Emisioni ?Stop? në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvar në burg në Dhjetor 2019. I ndjeri akuzohej për vjedhje në një prej autobusëve të linjës në Tiranë. Procedurat për këtë vepër penale fillimisht i ndoqi Komisariati Nr. 4, konkretisht oficerja e Policisë Gjyqësore, Geranda Gjeta.
Por ajo gjatë përgatitjes së akuzës, nuk e mori në konsideratë faktin se Bilbil Hasani vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Në këto raste, personat procedohen me masë më të lehtë ose shtrohen në spitalin e burgut.
Familjaret e Bilibil Hasanit pretendojnë se arrestimi i tij ka qenë i kundraligjshëm, ndërsa bashkëshortja Mirjeta, tregon se ky fakt është bërë i ditur edhe nga mjekja Valentina Asabella. Kjo e fundit tregon për emisionin ?Stop? se Bilbil Hasani ka qenë prej vitesh pacient i saj.
Mjekja psikiatre Valentina Asabella: ?Unë ka shumë vite që e kam ndjekur të ndjerin Bilbil Hasanin. U preka shumë kur dëgjova lajmin. Sigurisht që kur ikën një njeri normal që të krijon ndjesi, por unë isha shumë e lidhur me atë. Pra, ai nuk kishte ndërruar mjek deri vitin e fundit sepse mjekohej nga spitali me ampula. Ishte i detyruar dhe gjatë gjithë kohës ishte tek unë. Ai vuante nga skizofrenia, është një sëmundje e rëndë që kemi ne në shëndetin mendor?.
Kurse avokatja e të ndjerit thotë se Bilbil Hasanit nuk ju gjetën as paratë e vjedhura për të cilat u akuzua.
Avokatja Vjollca Pustina: ?Personi, që dyshonte, që i kishte marrë lekët, ishte një person.., të dëmtuarit e tërmetit dhe kishte tërhequr lekët, që i dhanë këto për qëra. Në fakt, këtij, në momentin e parë, (në kushtet e flagrancës) këtij 20 mijë lekë i janë gjet, Genci. Kur ka zbrit Bilbili nga autobuzi, ky burri ka vajtur nga mbrapa e ka kap, ka lajmëruar policinë dhe kanë ardhë e kanë arrestu. Po ky kallzuesi tha ?ky është personi, që më vodhi portofolin?.
Pas arrestimit të Bilbil Hasanit dhe shoqërimit në Komisariatin Nr.4 të Policisë së Tiranës, aty u paraqit bashkëshortja e tij. Fillimisht kishte shkuar tek mjekja psikiatre, ku kishte marrë kartelën që vërtetonte se bashkëshorti i saj vuante nga skizofrenia.
Mjekja psikiatre Valentina Asabella: ?Tek unë u paraqit bashkëshortja e Bilbilit, i kam vënë në dispozicion një epikrizë të hollësishme me ecurinë e sëmundjes, diagnozën, bashkëngjitur me të edhe raportin që vërtetonte që Bilbili vuante nga skizofrenia dhe përfitonte grup invaliditeti. Merrte KEMP, pra paaftësi të kufizuar më saktë. I ka pasur të dyja, ja kam vënë në dispozicion bashkëshortes?.
Por, oficerja e Policisë Gjyqësore Geranda Gjeta mohon që të ketë pasur dijeni për kartelën e Bilbil Hasanit. Ndërsa avokatja Pustina shprehet se Bilbil Hasani kishte thënë vetë përpara policisë se ishte i sëmurë.
Avokatja Vjollca Pustina: ?I shkreti, se u bë për rahmet, inisistoi ju tha? Je arrestu ndonjëherë? Nuk jam arrestu tha, unë jam i sëmurë, ? tha. Tha, le ta mohojnë kush të det ?le ta mohojë le?, para Zotit unë di të flas. Mu vetëm ai nalt le të më besojë, Genci?.
Arrestimi i tij dhe vendimi me masë sigurie arrest në burg, çoi në një tragjedi. Bilbil Hasani u vetëvar brenda qelisë së tij, për shkak se autoritetet kompetente anashkaluan faktin se i ndjeri ishte i sëmurë.
Gazetari i emisionit ?Stop? bisedoi me oficeren e Policisë Gjyqësore dhe me prokuroren e çështjes Elina Kombi, por që të dyja mohuan të kenë qenë në dijeni të faktit se Bilbil Hasani ka qenë i sëmurë.
OPGJ Geranda Gjeta: Po pra! Atëherë po ta shpjegoj edhe njëherë momentin, që ne nuk disponojmë një vendim mjeksor, tamam domethënë, një dokument zyrtar nga ana?, ne si OPGJ.., verifikimet merren nga prokurori pastaj?Mua s?më ka ndodh ndonjëherë, që të ketë epikrizë dhe të jetë arrestuar.
Prokurorja Elina Kombi: Absolutisht! Absolutisht jo! Madje ka pasur avokate të tijën. Në fillim ka pasur avokate Vjollca Pustina, pastaj ka marrë avokatin Saimir Visha dhe në asnjë fazë nuk është ngritur pretendimi dhe nuk më është paraqitur asnjë lloj raporti, në lidhje me shëndetin, me gjëndjen shëndetsore. Madje unë e kam përfunduar çështjen brënda 10 ditëve dhe e kam dërguar në gjykatë. Jo, absolutisht! Jo jo nuk është paraqitur asnjë pretendim, as nga personi vetë, as nga avokatët, që ka pas me prokurë gjatë gjithë procesit.
Por emisioni ?Stop? ka zbuluar se në dosjen hetimore ishte përfshirë edhe epikriza që vërtetonte se Bilbil Hasani ka qenë i sëmurë dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht kërkesës së avokates së të ndjerit për një masë më të butë sigurie për shkak se Bilbili vuante nga skizofrenia, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë nuk e mori parasysh dhe vendosi arrest në burg. Edhe Gjykata e Apelit la në fuqi të njëjtën masë sigurie, pavarësisht se në dosjen hetimore ishte përfshirë kartela mjekësore e të ndjerit./TV Klan
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar “sjelljen bandite...
Në emisionin “360 Gradë” të mbrëmjes së sotme pandemija e vi...
Polici rrugor e ndalon mjetin për vonesa në transport dhe ...
Oleg Arapi denoncon pranë emisionit “Stop”, faktin, se ka ko...
Trajneri i Kombëtares së peshëngritjes denoncon në“Stop” fak...
I ashpër ka qenë reagimi i gazetarit, Ilirian Blloshmi, pas ...
Hazbie Xheka, një 82 vjecare, e cila pasi është mjekuar në s...
Një zonjë 64 vjecare në Kamëz tregon, se është dhunuar nga n...
Nëna e tre fëmijëve denoncon ish bashkëshortin. Bashkë me dj...
Jemi ndalur në Pogradec, për një problem të qytetarit Avni L...
Pranë redaksisë së “Fiks Fare,” mbërriti një denoncim se një...
Prej më shumë se dy javësh, CNA.al ka publikuar një sërë mat...
Javën e kaluar shumë nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kili...
Rezarta (Paja) Aliu gjyqtare në Gjykatën e Administrative të...
Mijëra banorë të zonës së Dropullit në Gjirokastër po enden ...
Në 11 dhjetor të 2019-ës emisioni “Stop” solli problematikën...
Problematika e rradhës na ka sjellë në Kamëz. Muharrem Tocil...
Ish punonjësja e postës Kote në Vlorë, nuk ka bërë derdhjen ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një la...
Një doktor në Tiranë, me 12 copë eurosh të prerjes 500-she u...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...