Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Nëna e tre fëmijëve denoncon ish bashkëshortin. Bashkë me djalin në krah, sot 13-vjeç ata tregojnë se ish bashkëshorti ka ushtruar dhunë mbi djalin vetëm se kërkonte të takonte nënën.
Pas 17 vjetësh nëna e tre fëmijëve vendos të ndahet nga bashkëshorti për shkak të dhunës. Djali i madh në atë kohë 11 vjeç, vendos me dëshirë të rrijë me të atin. Dy motrat me vendim të gjykatës lihen nën kujdestarinë e nënës. Gjatë kësaj periudhe, babai vazhdimisht e pengon djalin të takoj nënën. Pas denoncimit të saj në polici dhe zyrë përmbarimore ai vendos që ta lejoj djalin të takoj nënën për një fare kohe, deri sa i lodhur nga vajtjet e ardhjet e djalit, i thotë këtij të fundit që të zgjedh ose të rrijë me të ose më ëmën.
Në këtë situatë, kur djali vendoset nën presionin e babait zgjedh të shkoj nga nëna. Në këtë moment babai ushtron dhunë fizike.
Në një intervistë për “Fiks- Fare”, nëna tregon momentin ku u kontaktua nga djali i saj nëpërmjet telefonit. Me një mesazh ai e njoftonte se babai nuk e linte të shkonte tek ajo dhe se e kishte rrahur. Në këto kushte, nëna e alarmuar lajmëron policinë.
Pasi bëjnë denoncim në Policinë e Tiranës, aty paraqitet babai me djalin. Djali vendos të ikë tek e ëma dhe të mos kthehet më kurrë tek babai. Kjo ngjarje sipas tyre ka ndodhur në fund të muajit nëntor. Por babai nuk ndalet me kaq, ai nuk pranon t?i jap djalit të drejtën e shkollimit duke e përdorur atë si masë shtrënguese që ai te kthehet. Djali tregon për Fiksin që e ka kontaktuar babain disa herë nëpërmjet telefonit, e ka lutur që ai t?i japë shpërnguljen për të vijuar shkollën afër vendbanimit të nënës. Por babai nuk ka pranuar në asnjë moment.
Gjatë intervistës nëna shprehet se ka vajtur disa herë pranë shkollës, për të bërë të mundur të bind ish bashkëshortin dhe të kërkoj ndihmën e drejtorit të shkollës, por gjithmonë ka marrë të njëjtën përgjigje. Sipas Ministrisë së Arsimit, të drejtën e transferimit e ka vetëm kujdestari ligjor, që në këtë rast është babai.
Fiksi kontaktoi fillimisht me Ministrinë e Arsimit, të cilët thanë se këto raste i ndjekin me ndjeshmërinë më të madhe pasi frekuentimi i sistemit arsimor nëntë vjeçar është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm. Fillimisht ata ngritën duart para faktit se ligji nuk i lejon të veprojnë për sa kohë kujdestari ligjor nuk pranon.
Drejtori i shkollës nëntë vjeçare Kus, ku djali vijonte dikur mësimin, i tha gazetarëve të “Fiks”-it që babai ka lënë një deklaratë që nuk pranon të japë shpërnguljen e djalit për në një shkollë tjetër. Gjithashtu pas kësaj deklarate ai ishte larguar për në Greqi dhe nuk kishte patur mundësi ta kontaknte vet. Gjithashtu drejtori ka vënë në dijeni edhe drejtorinë arsimore për rastin. Por asnjë nga këto institucione nuk ka njoftuar Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Kashar e cila trajton sepcifikisht këto raste.
Sipas tyre ky rast ju referua nga gazetarët e “Fiks-“it. Pasi morën informacion për rastin ata kontaktuan me babain e djalit i cili kategorikisht nuk pranonte të jepte transferimin edhe pse djali ishte në kufirin maksimal të mungesave duke rrezikuar kështu vitin shkollor.
Ministria e Arsimit e kontaktuar nga “Fiks”-i, tregoi se raste të ngjashme ka shumë, dhe secili prej tyre trajtohet me ndjeshmërinë që i takon. Por në këtë rast specifik, vetëm pasi Fiksi kontaktoi me ministrinë, kjo e fundit vuri në lëvizje mekanizmat për t?i dhënë zgjidhje këtij problemi. Drejtori i shkollës Kus, i cili edhe më herët kishte njoftuar drejtorinë arsimore për këtë çështje, rimori kontakt me babain e djalit.
Pas situatës së krijuar, babai u kthye menjëherë nga Greqia dhe më në fund vendosi që të jepte një tjetër deklaratë, ku pranonte të jepte shpërnguljen. Në përgjigjen për “Fiks”-in, ministria e pranonte se babai ishte bindur, për të marrë këtë vendim. Ai mori përgjegjësinë që i takon si kujdestari ligjor i djalit, për ta regjistruar djalin në një shkollë afër vendbanimit të nënës, ku djali jeton që prej nëntorit. I frikësuar nga babai për shkak të dhunës ai nuk pranon që ta takojë, por është shumë i lumtur që do t?i rikthehet shkollës.
Pas tre muajsh sorollatje djali më në fund regjistrohet në shkollë. Nëna thotë se ai sot është i lumtur që i është rikthyer shkollës dhe se falenderon shumë “Fiks-“in që e trajtoi dhe i dha zgjidhje këtij problemi që e vuante prej tre muajsh. Gjithashtu ajo falenderoi drejtorin e shkollës nëntë vjeçare Kus, i cili bëri të pamundurën për të bindur babain të jepte shpërnguljen./ Top Channel/
Jemi ndalur në Pogradec, për një problem të qytetarit Avni L...
Pranë redaksisë së “Fiks Fare,” mbërriti një denoncim se një...
Prej më shumë se dy javësh, CNA.al ka publikuar një sërë mat...
Javën e kaluar shumë nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kili...
Rezarta (Paja) Aliu gjyqtare në Gjykatën e Administrative të...
Mijëra banorë të zonës së Dropullit në Gjirokastër po enden ...
Në 11 dhjetor të 2019-ës emisioni “Stop” solli problematikën...
Problematika e rradhës na ka sjellë në Kamëz. Muharrem Tocil...
Ish punonjësja e postës Kote në Vlorë, nuk ka bërë derdhjen ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një la...
Një doktor në Tiranë, me 12 copë eurosh të prerjes 500-she u...
Ditën e prangosjes së Henri Çilit; të punësuarit e tij pedag...
Një qytetar, që nuk do të identifikohet, denoncon në “Stop” ...
Syri.net ka siguruar një memo të Kuvendit të Shqipërisë, nga...
Kryeministri Rama mblodhi Komitetin kombtar të sigurisë për ...
Sot në mesditë CNA.al raportoi skandalin e radhës në lidhje ...
Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqi...
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të ...
Emisioni “Stop” është ndalur këtë të mërkurë në Peshkopi, pa...
“Britmat dhe lotët e vajzës së Hajdie Tosunit, pasi mori ve...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...