Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Polici rrugor e ndalon mjetin për vonesa në transport dhe kërkon tërheqjen e licencës, por gabon nenin. Komisioni vlerëson se polici ka gabuar pjesërisht dhe e thellon akoma më shumë gabimin, vendos gjobë e heqje të lejes së qarkullimit me objektin ?mjete që nuk kanë atë destinacion apo janë të palicensuar? dhe vendos termin ?jashtë orarit?. Ndërkohë që mjetet ishin të licencuara nga bashkia për të kryer këtë transport në këto destinacione dhe është pikërisht kjo e fundit që vendos nëse i hiqet apo jo licenca.
Fiks Fare ndoqi ankesën e ardhur nga një subjekt i cili operontë në linjën ndërqytetase të Korçës, për transportin e udhëtarëve në zonat Vinçan dhe Goskovë. Ata pretendojnë se policia e qarkullimit rrugor i bën presion të vazhdueshëm duke vendosur gjoba dhe kërkuar tërheqje të licencës me të cilën punojnë. Në një intervistë për Fiksin pronari aktual por edhe ai që ka punuar dikur këtë linjë tregojnë se policia i ka vendsour rregullisht gjoba qoftë për orarin, por edhe në rastet kur nuk kanë konstatuar leje duke favorizuar kështu subjektet të cilat punojnë pa licencë. Rasti më flagrant është ai i bllokimit të dy mjeteve të operatorit që punon këtë linjë ku brenda orës për një vonesë 15 minutëshe policia i ka bllokuar mjetet duke i kërkuar edhe tërheqjen e licencës.
Fiksi intervistoi edhe përgjegjësin e Drejtorisë së Transporteve të Bashkisë Korçë Nikolin Lika, i cili pranoi se kjo situatë ka krijuar probleme në lëvizjen e qytetarëve. Ai theksoi se për këtë linjë nuk kanë patur asnjë ankesë nga banorët e zonës dhe heqja e licencën nuk është diskutuar asnjëherë.
Në përgjigjen e saj lidhur me këtë situatë Drejtoria e Policisë Qarku Korçë pretendon se pavarësisht se procesverbali i plotësuar nga polici i qarkullimit ishte pjesërisht i rregullt, kjo gjë është korigjuar nga komisioni. Sipas tyre, për shkak të vonesës në orar, komisioni ka vendosur t?i heq lejen e qarkullimit për 8 muaj dhe një gjobë, 50 mijë lekë të reja.
Por nëse analizojmë procesverbalin e policit, subjekti është konstatuar se ishte me vonesë në orar, dhe sipas tij ka shkelur nenin 86 pika 1 të kodit rrugor . Por ky nen nuk parashikon këtë kundravjatje, por shprehimisht thotë ? Për zbatimin e këtij neni, një mjet do të quhet i caktuar në shërbimin në linjë kur ushtruesi i këtij transporti, që shpërblehet për punën e realizuar, kryen rrugë të një destinacioni të paracaktuar dhe në itinerare të autorizuara, si dhe me ofertë të padiferencuar për publikun, edhe kur ky publik përbëhet nga një kategori e veçantë njerëzish.?
Korigjimin sipas shkresës e ka bërë komisioni, por edhe ky i fundit edhe pse ka dënuar subjektin për vonesat në orar neni që ka vendosur flet për kundravjatje në rastet kur automjeti nuk është i licencuar për atë destinacion. Më saktë neni 81 pika 8 dhe neni 81.10 ku thuhet ?81.8. Duke përjashtuar dispozitat e ligjeve të posaçme, cilido që shfrytëzon një mjet me një distinacion ose për një përdorim të ndryshëm nga ato të treguara në lejen e transportit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë? kurse neni 81.10 shkruhet ?Mosrespektimi i pikave 8 dhe 9 çon në masën administrative plotësuese të pezullimit të lejes së qarkullimit nga 1 deri me 6 muaj. Në rast përsëritjeje pezullimi i lejes së qarkullimit shkon nga 6 muaj deri në 12 muaj.?
Pra si polici i qarkullimit rrugor, ashtu edhe komisioni që ka vlerësuar punën e tij dhe ka marrë vendimin, e kanë dënuar subjektin në bazë të neneve të ndryshme nga kundravajtja e cilësuar, vonesë në orar. Mbi të gjitha qëndron fakti se Institucioni licencues Bashkia Korçë, jo vetëm që nuk ka patur ankesa për subjektin në fjalë, por kjo masë e vendosur nga policia ka vështirësuar transportin e qytetarëve në këtë linjë. /Top Channel
Oleg Arapi denoncon pranë emisionit “Stop”, faktin, se ka ko...
Trajneri i Kombëtares së peshëngritjes denoncon në“Stop” fak...
I ashpër ka qenë reagimi i gazetarit, Ilirian Blloshmi, pas ...
Hazbie Xheka, një 82 vjecare, e cila pasi është mjekuar në s...
Një zonjë 64 vjecare në Kamëz tregon, se është dhunuar nga n...
Nëna e tre fëmijëve denoncon ish bashkëshortin. Bashkë me dj...
Jemi ndalur në Pogradec, për një problem të qytetarit Avni L...
Pranë redaksisë së “Fiks Fare,” mbërriti një denoncim se një...
Prej më shumë se dy javësh, CNA.al ka publikuar një sërë mat...
Javën e kaluar shumë nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kili...
Rezarta (Paja) Aliu gjyqtare në Gjykatën e Administrative të...
Mijëra banorë të zonës së Dropullit në Gjirokastër po enden ...
Në 11 dhjetor të 2019-ës emisioni “Stop” solli problematikën...
Problematika e rradhës na ka sjellë në Kamëz. Muharrem Tocil...
Ish punonjësja e postës Kote në Vlorë, nuk ka bërë derdhjen ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një la...
Një doktor në Tiranë, me 12 copë eurosh të prerjes 500-she u...
Ditën e prangosjes së Henri Çilit; të punësuarit e tij pedag...
Një qytetar, që nuk do të identifikohet, denoncon në “Stop” ...
Syri.net ka siguruar një memo të Kuvendit të Shqipërisë, nga...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...