Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Përmes një akti normativ Ministria e Drejtësisë liroi për 3 muaj karantinë 570 të burgosur. Njëri prej tyre, që kishte emrin i 155-ti në listë, ishte dhe Marjoldo Dali Nela, i cili duhet të ishte përfitues, por nuk lejohet nga shefi i stacionit të policisë Memaliaj, Eduard Dumi.
Ishte kjo çështja që u trajtua këtë të martë në emisionin investigativ ?Stop?. Nëna e Marjoldos, Tefta Nela, thotë se shefi Eduard Dumi bëri raport negativ që t?i mohojë të birit daljen nga qelia.
?Quhem Tefta Nela. Kam një djalë në burgun e Fierit. Është futur për lëndë narkotike. Është dënuar 8 vjet dhe ka bërë 5. Ka përfituar lejen siç kanë përfituar një pjesë e mirë e të dënuarve. Në listë është i 155. Më kërkon dokumente burgu i fierit, kam firmosur. Lista ku ishte dhe djali im ka dalë në datën 26. Djalin e prisja në datën 1 në shtëpi. Nga burgu i Fierit djali është pozitiv. Në Memaliaj nuk ka asnjë dosje. Shefi nuk e njeh djalin fare. Komisariati mua po më persekuton si familje?, tha ajo.
I burgosuri Marjoldo Nela: Përshëndetje Odeta! Jam Marjoldo Nela nga qyteti i Memaliajt. Jam në burgun e Fierit, jam dënuar për ?Kultivim, Prodhim, Mbajtje, Shitje të Lëndëve narkotike. Jam dënuar 8 vjet, e më ka ngel 2 vite e 5 muaj dënim. Dhe i kam plotësuar të tëra kriteret për lejen 3-mujorshe, që më ka nxjerrë shefi tani. Jam i 155-i me emër. Po kam një problem me Shefin e Komisariatit. Ma ka dërguar negative, nuk ka asnjë arsye Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që nuk mban garanci për daljen time, të vete të karantinohem në shtëpi.
Gazetarja: Marjol a më the që je i 155 i renditur?
I burgosuri Marjoldo Nela: Po, jam.
Gazetarja: Atëherë ç?punë ka shefi? Ty të ka dënuar qeveria
I burgosuri Marjoldo Nela: Jo, po duhet Shefi i Komisariatit, i dërgon një OK Drejtorisë së Përgjithshme, që për këtë person mbajmë përgjegjësinë neve, në qoftë se e lironi për 3 muaj. Nuk jep garanci.
I burgosuri Marjoldo Nela: Odeta unë jam në listë, i ka bërë gati qeveria të tëra, por nuk do shefi të vete në shtëpi. Unë kërkoj, që me ndihmën tuaj të vete 3 muaj në shtëpi, siç venë të gjithë të tjerët. Nuk kam asnjë lloj problemi në Memaliaj me asnjë njeri. Ta verifikojë jo shefi, por kush të dojë.
?Dua drejtësinë e djalit tim. Jam një nënë me pesë jetimë dhe kërkoj drejtësinë e djalit tim. I bëj thirrje Edi Ramës, ku je o Edi Rama, ça po bëhet në Memaliaj. Ke një komisariat të degjeneruar në Memaliaj, ke polica pijanecë. Kjo është Memaliaj. Edi Rama vër dorë në Memaliaj?, thotë e ëma.
Vetë Dumi mjaftohet të thotë se përgjigja është zyrtare dhe nuk jep asnjë shpjegim më shumë. Gjithashtu ai ishte larguar nga Memaliaj për në Tiranë.
Shefi Eduard Dumi: Përshëndetje!
Gazetarja: Zoti Eduard si jeni?
Shefi Eduard Dumi: Mirë, si ia kaloni?
Gazetarja: Unë jam një gazetare nga emisioni ?Stop?.
Shefi Eduard Dumi: Po!
Gazetarja: Ndodhem tek stacioni i Memaliajt, por ju nuk jeni këtu. Interesohem për një qytetar, Marjoldo Nela, i burgosur në burgun e Fierit, i cili ka përfituar lejen e karantinës për 3 muaj. Çfarë bëhet me këtë rast?
Shefi Eduard Dumi: Kemi kthyer përgjigje zyrtare, ia kemi dërguar edhe IEVP-së.
Gazetarja: Kush është arsyeja, e liron akti normativ
Shefi Eduard Dumi: Është e sqaruar në përgjigje arsyeja. Mirupafshim, mirupafshim!
Përgjigje nuk jep asnjë punonjës në komisariatin e Memaliajt.
Gazetarja: Pse nuk del Nela?
Specialisti i Rendit: Ai është i arrestuar për një vepër penale.
Gazetarja: Po te numri 155 këtu
Specialisti i Rendit: Po me e di?
Gazetarja: Pse nuk del pra
Specialisti i Rendit: E moj, e di. Nuk jam unë personi kompetent, që të të kthej përgjigje zyrtare, është specialisti i hetimit, shefi i stacionit. Është shefi autoriteti, që e ka bërë atë punë, s?jam unë!
Inspektori i zonës, Zenel Kalemi tregon se është në dijeni të rastit dhe ai vetë ka hartuar një raport pozitiv për Marjoldon, por shefi Dumi e refuzoi këtë raport, duke kërkuar një tjetër negativ. Në këtë moment, Zeneli thotë që u distancua nga kjo histori.
?Mua si Inspektor më është kërkuar nga eprori im Eduard Dumi për bërjen e një raporti shërbimi për këtë person. Menjëherë kam deklaruar me përgjegjësinë time që ky person nuk ka asnjë problem në qytetin e Memaliaj. Ky më ka thënë që ka probleme. Unë nuk e di që ka probleme. Më kërkoi raport shërbimi për herë të dytë. E bëra. Pse e ke bërë kështu më tha mua. Pse e ke nxjerrë kaq bukur. Unë këtë punë kam bërë, kam bërë detyrën time si punonjës policie. Përderisa Kryeministri apo Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kanë dhënë lejen për nxjerrjen e tyre unë për veten time nuk kam pasur problem. Unë s?mund të mashtroj njeri, ai po të ketë informacion le t?i nxjerrë?, tha Zeneli./tvklan
Në “Stop” ka mbërritur një shqetësim nga vëllai i shtetasit ...
Ndodh në Shqipërinë tonë që rroga e një drejtori të një komp...
Mjafton një vëzhgim i shpejtë për të kuptuar se kush janë dy...
Sot në mesditë CNA.al raportoi në lidhje me një investigim t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Një ndër masat e para, të marra nga Qeveria për mos përhapje...
Emisioni “Stop” në Tv Klan udhëtoi këtë të mërkurë drejt Cër...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme rast...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar “sjelljen bandite...
Në emisionin “360 Gradë” të mbrëmjes së sotme pandemija e vi...
Polici rrugor e ndalon mjetin për vonesa në transport dhe ...
Oleg Arapi denoncon pranë emisionit “Stop”, faktin, se ka ko...
Trajneri i Kombëtares së peshëngritjes denoncon në“Stop” fak...
I ashpër ka qenë reagimi i gazetarit, Ilirian Blloshmi, pas ...
Hazbie Xheka, një 82 vjecare, e cila pasi është mjekuar në s...
Një zonjë 64 vjecare në Kamëz tregon, se është dhunuar nga n...
Nëna e tre fëmijëve denoncon ish bashkëshortin. Bashkë me dj...
Jemi ndalur në Pogradec, për një problem të qytetarit Avni L...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...