Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Koronavirusi, i njohur tashmë si Covid-19, vijon të përhapet në pothuajse të gjithë botën, dhe ka shkaktuar me mijëra viktima. Por, krahas viktimave, një dëm të pallogaritshëm po i shkakton edhe ekonomisë botërore.
Krahas këtyre dëmeve të mëdha, është koha që politikanët të mendojnë konkretisht se sa dhe si do të ndihmohet populli i tyre.
Më poshtë po sjellim një video për të kuptuar se kush është kryeministri i Shqipërisë, cila është sjellja e tij, cilat janë masat që ai ka marrë në mbështetje të ekonomisë apo në mbrojtje të biznesit në Shqipëri.
Po e sjellim këtë video jo për të treguar hendekun e madh të standartit midis Kanadasë dhe vendit tonë, ato nuk kanë të krahasuar. Por, për të krahasuar sjelljen e një politikani dhe një qytetari në shërbim të shtetasve të tij, dhe një të zgjedhuri që flet në mënyrë të drejtpërdrejtë me shifra të qarta dhe të pastra për qytetarët e vendit të tij.
Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, thotë se do të japë 2 mijë dollarë në muaj, për katër muajt e ardhshëm për personat që kanë humbur punën, për personat e vetëpunësuar që kanë humbur punën, për familjarët që do të qëndrojnë në shtëpi për shkak të karantinës dhe humbjet që iu vjen nga Covid-19, për familjarët që qëndrojnë në shtëpi për të mbajtur fëmijet, e kështu me radhë.
Por, e thotë qartë dhe pastër. Ju do aplikoni këtu dhe ne për katër muajt e ardhshëm do t?iu japim një shumë prej dy mijë dollarësh në muaj.
Nuk po themi se Edi Rama duhet të dalë dhe t?iu japë shqiptarëve dy mijë dollarë në muaj. Jo, aspak. Por të paktën duhet të dalë në televizor dhe të thotë me shifra, sa lekë do të marrë çdo person që ka humbur vendin e punës. Sa lek do të marrë konkretisht çdo biznes i vogël. Sa lek do të marrë konkretisht çdo familjar që qëndron në shtëpi për të mbajtur fëmijën. Sa lek do të marrë çdo punonjës që ka humbur punën.
Jo shifra 1.2 milion dollarë. Paketa ?Rama A?, paketa ?Rama B?, paketa ?Rama C?, ?Y, Z, ZH, dhe në fund askush nuk merr asgjë.
Cila është shifra që do të marrë çdo biznes? Sa lek do të marrë çdo i punësuar që ka humbur vendin e punës? Sa është shuma që do të marrë çdo familjar që qëndron në shtëpi për shkak të karantinimit? Dhe paratë që humb ai, në një vlerë të caktuar, duhet t?i rikthehen për shkak të masave që ka marrë qeveria.
Qeveria dhe Edi Rama nuk mund të qëndrojë dhe të broçkullisë nëpër televizione, me një urrejtje, presion dhe dhunë verbale, dhe duke mos iu dhënë asgjë, asnjë shpresë dhe asnjë ndihmë njerëzve.
Shikoni kryeministrin e Kanadasë, çfarë sjellje dhe artikulim ka. Sa i qetë dhe i qartë është me qytetarët e tij.
A nuk do të ishte më mirë që Rama, përpara se të tregojë kamzhikun, policinë, dhe xhebrailët e tij vërdallë, apo hajdutët që sot po zhvillojnë tendera me miliona dollarë, të dalë dhe t?i thotë çdo shqiptari, çfarë ndihme do t?i japë qeveria atyre. Të gjithë ata që i kanë prekur pasojat e Covid-19.
Çfarë shume do të derdhet në llogaritë e tyre dhe jo fjalë, jo presion sepse në rast se njerëzit janë të mërzitur dhe të lodhur nga ngujimi, nga izolimi për shkak të Covid-19, është kryeministri, mungesa e ndihmës që jep qeveria dhe mënyra e sjelljes së tij mediatike, gjuha e ashpër që përdor dhe presioni ndaj njerëzve që poi u shkakton atyre depresion.
E nuk mjafton kjo situatë krize dhe pandemie, por duhet edhe Edi Rama të kërcënojë, të ulërasë dhe të mos thotë një herë një fjalë të qartë sesa është ndihma dhe mbështetja që duhet t?i japë çdo qytetari shqiptar.
Rama bën mirë që ta shohë këtë video të kryeministrit kanadez, Trudeau dhe pastaj të dalë në televizor e t?iu thotë shqiptarëve se çfarë dhe sa do t?ju japë konkretisht.
Pallavrat me telefonata se po zgjidh hallet e njerëzve lart e poshtë sikur të jetë Nënë Tereza, nuk ia beson më kush Edi Ramës. Sepse nga njëra anë thotë se jemi në luftë dhe nga ana tjetër institucionet e tij çdo ditë bëjnë tendera me qindra e qindra milionë lek.
Rama bërtet, Rama kërcënon nga ekrani, ndërsa politikanët europianë qetësojnë popullin e tyre, mbështetin popullin e tyre dhe ndihmojnë financiarisht popullin e tyre.
Nuk mjafton të dërgosh 30 mjekë në Itali dhe të quhesh një politikan e njeri vizionar që zgjidh dhe ndihmon vendet mike, kur ti kthehesh në armik i popullit dhe vendit tënd.
Dhe ky është rasti konkret, ku Edi Rama nuk ka thënë ende asnjë qindarkë sesa do t?iu japë shqiptarëve dhe ende nuk ka thënë një fjalë ndihme dhe shprese për ta, por vazhdon e flet me gjuhën e të fortit dhe me gjuhën e arrogancës.
Ndoshta është koha që kryeministri ynë të reflektojë, jo me fjalë, por me vepra./ CNA.al
Skandali/ Qeveria, miliona euro tendera në kohë “lufte”
Edi Rama mbyll jetën, por jo tenderat
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje me...
Një tjetër paciente e infektuar me koronavirus ka ndërruar j...
Shumë qytetarë janë anskuar se nuk kanë mundur të marrin lej...
Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali mor...
Analisti Fatos Lubonja një nga kritikët më të fortë të qever...
Historia e 84-vjeçares në Vlorë, e cila prej dy ditësh ushqe...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer mbrapsh Kuvendit Aktin Norm...
Edhe pse vendi është në një situatë emergjence për shkak të ...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka publikua...
Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një video dhe i ka ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer sytë nga media,...
Presidenti Ilir Meta ka folur për dërgimin e mjekëve dhe inf...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar sëris...
Ish-ministri i Bujqësisë, njëkohësisht kryetar i PA-së Agron...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar se çfarë e shqet...
Ditën e sotme ka ndërruar jetë ish-deputeti grek Manolis Gle...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median ita...
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Arben Kashahu, k...
Sot në një vëzhgim të thjeshtë të bërë nga CNA.al në Agjenci...
Qeveria shqiptare kërkon masa të forta nga qytetarët në kuad...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...