Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Reforma Zgjedhore në thelbin e saj ka pasur sistemin jo përfaqësues, por edhe shitjblerjen dhe kontrollin e votës nga zgjedhësi deri në numërim. Problematika këto të adresuara nga OSBE/ODIHR dhe të shumë debatuara nga politika, por edhe opinioni publik.
Sistemi zgjedhor është thembra e Akilit e Reformës, por mesa duket pazari i rradhës është mbyllur dhe Lulzim Basha nuk ka zhgënjyer as këtë herë. Mëgjithëse shumica e shqiptarëve janë shprehur se ky sistem është jo përfaqësues dhe listat e mbylluara janë kontroll dhe gjithë pushteteti politik në duart e kryetarëve, Luli ka zgjedhur t’i qëndrojë këtij sistemi zgjedhor, duke hedhur në kosh gjithcka ka thënë këto 7 vite në opozitë.
Teza e tij që pushteti të çohet tek populli me ruajtjen e sistemit zgjedhor bie poshte dhe Luli na tregoi se gënjeu sërish dhe thjeshtë është në karrigen e kryetarit për vete, familjen dhe servilat e tij.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpesh herë në daljet e tij mediatike, është shprehur se është pro ndryshimit të sistemit zgjedhor, ka qenë i hapur për çdo sistem, këtë ja ka garantuar dhe aleatëve, por një ditë më parë, opozita ka dalë me një tjetër qëndrim.
Kujtojmë këtu, një deklaratë të Bashës në në maj të vitit 2019, nga qyteti i Kurbinit, Lulzim Basha ka kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor. Ai theksoi se do të jenë shqiptarët ata që do të vendosin për sistemin e ardhshëm Kushtetues dhe Parlamentar.
Për më tepër ai tha se është i gatshëm që t?i përgjigjet kësaj reforme të thellë politike.
?Ju do të vendosni nëse doni 100 deputetë të zgjedhur drejtpërdrejtë në zona maxhoritare, apo listë kombëtare-proporcionale, me votim të hapur, me lista të hapura ; më dy dhoma parlamentare, me një senat , i cili do të jetë gardiani i Kushtetutës, do të jetë gardiani i legjislacionit transparent.?-u shpreh në atë kohë Basha.
Po ashtu, në tetor të 2019, Basha në një intervistë për ?News24?, ka deklaruar se ?Absolutisht jam i hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Personalisht, kam shprehur preferencën time për sistemin maxhoritar, për lidhjen e drejtpërdrejtë të deputetit me zgjedhësit. Kjo i jep shumë mundësi zgjedhësit dhe deputetit që të përfaqësojnë interesin publik drejtpërdrejt në parlament, pavarësisht, nëse partia e tyre është në qeveri apo jo, ku të mos shohin faktin, që kur partia është në qeveri, deputetët kthehen në kukulla dhe ngrenë dorën për çfarë t?u thotë kryeministri, sepse e kanë të lidhur fatin me kryeministrin dhe, shpeshherë, me interesa korruptivë që vijnë nga qeveria, por ta lidhin ekzistencën e tyre politike me fatin e votuesit.?
Po ashtu, gjatë një takimi me studentët në 5 prill 2019, Lulzim Basha kërkoi ndryshim të Kodit Zgjedhor.
Përpara studentëve, të cilëve u premtoi anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë, Basha tha se kandidatet nuk duhet t?i zgjedhë me kryetari i partisë, por qytetarët, duke prerë fijet e politikës me krimin.
?Projekti që kemi nisur së bashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë sesa thjesht largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar së bashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem. Për shembull, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjesht të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një Parlament, i cili të ketë deputetë që më të vërtetë e lidhin fatin e tyre me qytetarët. Në këtë mënyrë, një Parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do t?u shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është Parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci?, u shpreh kreu i PD-së.?-u shpreh në atë kohë Basha.
Por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të aleatëve dhe kërkesës nga shumica e opinionit publik, drafti i ekspertëve të PD nuk përmban propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Por në dy dalje të tjera publike Monika Kryemadhi dhe çuditërisht Dashamir Shehi kanë mbrojtur sistemin aktual, megjithëse kanë qenë të flaktë kundër tij.
Nga ana tjetër edhe presidenti Ilir Meta ka qenë kundër këtij sistemi zgjedhor të bërë më ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008, në atë kohë ai bëri dhe një grevë urie.
Aleatët kanë qenë të ashpër dhe kondicionues për sistemin, por Luli ka ecur përpara.
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha tjetër premton, bën e tjetër shohin shqiptarët në fund. Thjeshtë ai është një njeri me tre fytyra./ CNA.al
Disa kohë më parë, diku në një vend të Europës, një kryemini...
Një nga drejtuesit e nismës “Thurje”, Endri Shabani, është s...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e hartës ku...
Ka reaguar menjëherë pas akuzave të PD, kryebashkikau i Mall...
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka...
Eksperti i Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare, ish-ministri...
Pas Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, Partia Demokratike i ...
Deputeti Lefter Maliqi ka bërë thirrje të fortë për shqiptar...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Aleatët e Lulzim Bashës duket se nuk janë në të njëjtën mend...
Protestat, rritja e tensioneve politike mes partive, bojkoti...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Viti 2019 do të mbahet mend për dy ngjarje të rëndësishme. S...
Ka degjeneruar në akuza të ndërsjellta “marrëdhënia” mes Ili...
Presidenti Ilir Meta i cilësoi shqetësuese krimet ndaj kriti...
“Meta e humbi mundësinë të ishtë një faktor paqësues për pol...
Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Tempora”, ka folu...
Ilir Meta ka folur, mbrëmjen e sotme, për dorëheqjen e tij n...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Qëndrimi neutral i Metës në raport me iniciativën e minishen...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...