web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si i dhuroi Lulzim Basha, Edi Ramës mazhorancën kushtetuese

7 Janar 2020, 10:30, Politikë CNA

Viti 2019 do të mbahet mend për dy ngjarje të rëndësishme. Si viti i djegies se mandateve nga Lulzim Basha që i dha kryeministrit Edi Rama një mazhorancë kushtetuese, dhe viti që ra një tërmet tragjik në 26 nëntor në Durrës dhe Thumanë.

E para një ngjarje politike dhe e dyta në dorën e Zotit.

Ngjarja politike mund të quhet fitore e Edi Ramës, ka edhe një tjetër shërbetor emri i tij është Lulzim Basha.

Rama në vitin 2019 ishte politikani i gjithëpushtetshëm dhe me fuqitë që nuk i kishte pasur kurrë më parë. Ai bëri një marrëveshje në 17 maj të vitit 2017, një muaj para zgjedhjeve të 25 qershorit, me kryetarin e Republikës së re, Lulzim Basha.

Në atë kohë flitej se në atë marrëveshje ishte një aleancë e pritshme qeverisëse e shumë detaje të tjera si këto. Një marrëveshje okulte me pasoja, e cila besohet gjerësisht se vazhdon edhe sot. Jo vetëm nga aleatët e Lulzim Bashës, por edhe nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Për këtë ka shumë argumenta dhe fakte, por sot do të përqendrohemi tek një prej tyre. Si Lulzim Basha e bëri kryeministrin Edi Rama me mazhorancë kushtetuese, pasi dogji mandatet në kundërshtim me këshillat e patnerëve ndërkombëtarë.

Pas zgjedhjeve të 2017-ës, kreu i qeverisë mundi të siguronte 74 mandate, të cilat i mjaftonin vetëm për të bërë qeverinë, por jo për të pasur një mazhorancë kushtetuese, jo për të ndryshuar ligjet e vendit me shumicë të cilësuar, për të ndryshuar ligjet e Reformës në Drejtësi, apo për të ndërhyrë në Kushtetutë, për të shkarkuar presidentin siç kërkon të bëjë tani, apo për të bërë ligje të tjera dhe ndryshime të forta, të cilat po i bën ditë pas dite.

Kreu i qeverisë kishte vetëm 74 mandate, ndërkohë që të gjitha të tjerat ishin mandatet e opozitës. Edhe Çamët e PDIU-së, me tre mandate brenda, deputetët të cilët nuk iu bindën partisë, mund të quhen 77 apo dhe ndonjë tjetër, 78.

Por, mazhoranca kushtetuese do të kërkonte të paktën 84 vota dhe me opozitën brenda në parlament, Edi Rama do ta kishte të pamundur për të ndryshuar Kushtetutën apo ndërhyrë ne shumë ligje siç po vepron.

Sot, kreu i qeverisë kontrollon në parlament, gati 100 mandate deputetësh. Përjashto disa deputetë të opozitës, apo partive të vogla nacionaliste që duken njerëz me një tjetër kredibilitet dhe një tjetër imazh, shumica e deputetëve të opozitës së re kontrollohen nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili mesa duket ka një rol të dyfishtë. Ai është edhe kryetari i grupit parlamentar të deputetëve të listave të Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Djegia e mandateve të deputetëve nga Partia Demokratike, zyrtarisht në shkurt të 2019, ishte një bingo për Edi Ramën.

Megjithëse u fol si një lëvizje, për të cilën thuhej se Basha ishte ndarë nga Edi Rama dhe përfundimisht thuhej se do të kishte një përplasje, nga ana tjetër u farkëtua mazhoranca politike e kryeministrit.

Lulzim Basha i fali në tavolinë Edi Ramës shumicën historike parlamentare, e vetmja e krijuar ndonjëherë me këto numra, ndoshta pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996.

Asnjë parti politike në 30 vite demokraci nuk ka mundur të ketë një mazhorancë të tillë, kaq të thellë dhe me të tilla rezultate. Por, jo të dala nga votat, por nga lojërat politike, si në rastin konkret, e dhuruar tek kryeministri Rama dhe mazhoranca socialiste, nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

2019 do të mbahet mend dhe si viti ku kryetari i një opozite, në vend të bëjë betejën politike në interes të qytetarëve, për tu bërë kryeministër dhe për të sjellë ndryshim politik në vend, i shërben kryeministrit dhe asgjë më shumë sesa kaq, duke e kthyer opozitën dhe partinë që ai e drejton, në një instrument të kryeministrit, duke i dhënë atij të gjitha pushtetet. Një pjesë e të cilave ai i ka kapur vetë dhe një pjesë që i janë dhuruar nga Lulzim Basha.

Nga paaftësia e tij epike, por edhe ajo pjesa tjetër që deklarohet rëndom, për marrëveshen e 17 majit mes Ramës dhe Bashës, dhe për milionat e pallatit të vjehrrit në Vlorë, për disa vila me qera apo të blera në zona rezidenciale, e miliona e miliona xhiro nga kompani e biznese private të familjes, Lulzim Basha ka bërë vetëm një gjë. Ka falur Partinë Demokratike tek Edi Rama, i ka dhuruar një mazhorancë kushtetuese dhe këtë me një hap të vetëm, djegien e mandateve dhe më pas me disa gjoja protesta, të cilat më pas u ndalen dhe në fund mund të quhen të dështuara. Zgjedhjet lokale u zhvilluan dhe bashkë me mazhorancën kushtetuese, Edi Rama mori edhe të gjitha bashkitë në vend.

Këto ashtu si edhe mazhoranca kushtetuese, dhuratë nga Luli i tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga