Krisje në koalicionin opozitar?/ Dashamir Shehi “përplaset” me Kryemadhin
Aleatët e Lulzim Bashës duket se nuk janë në të njëjtën mend...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, mbrëmjen e djeshme.
Në një reagim të gjatë, Manjani nuk është kursyer duke iu përgjigjur dhëmb për dhëmb Metës.
?Natyrisht nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me reagime të detajuara, por nuk mund të mos sqaroj disa tymçe të panevojshme që zoti President hodhi në ajër?, shkruan Manjani.
Sipas ish ministrit , ?Meta hodhi idenë që “ai djali (dmth unë) të mos përdoret për të goditur figurën e Presidentit”.
Manjani thotë se ende i vjen të qeshë dhe ndihet i keqardhur që Presidenti të besojë dhe të artikulojë gjëra të tilla.
?Po të përdoresha, ashtu siç thotë Presidenti, do kisha qenë pak më i efektshëm me karrierën time dhe shumë më rezultativ në “goditjen e figurës së Presidentit”.
Se kush po më përdor mua për të sulmuar atë, një dreq e di! Do kisha patur dëshirë ta dija që ti faturoj shërbimin të paktën… Nejse, fundja le të mendojë si të dojë, por për sa thashë tek ajo intervistë dhe kam thënë edhe më parë për rolin e Presidentit, i qëndroj me besnikëri dhe i argumentoj me fakte të njohura publikisht?, shkruan Manjani.
Përsa i përket postit të ministrit që Manjani mbante dikur, ai shprehet se nuk e ka ndalur për asnjë çast së shprehuri mirnjohjen për këtë gjë.
?Nga ana tjetër kurrë në jetën time nuk i kam kërkuar askujt të më bëjë ministër apo deputet. Politikën e kam parë dhe e shoh si kontribut qytetar dhe jo si agjensi punësimi.
Pa dashur të hyj në detajet e emërimit tim si ministër e as të shkarkimit tim, sepse siç thashë nuk dua të ushqej lajmet, u ftova për të ushtruar atë detyrë me objektiva konkrete dhe e dorëzova me objektiva të realizuara. Këtë gjë zoti President e di shumë mirë! Nëse ai mendon se po të kesh qenë ministër nuk u dashka menduar e folur më, atëherë qenka dakort me paketën anti-shpifje të Ramës. Personalisht nuk cuditem as për këtë? sqaron ish ministri.
Së treti Manjani ka folur edhe për qendrimin “kontradiktor” mbi djegien e mandateve.
?Presidenti, ashtu si Kryetarja e LSI mendojnë se unë njëherë paskam qenë për djegien e mandateve pastaj jo. Çudi e madhe!!! Në thelb çështja është kot, sepse unë as kisha mandat për të djegur e as mandat për të marrë. Ata e dinë mirë se nuk isha në asnjë listë deputetësh. Por për konsuencë të fakteve publike, kurrë nuk jam shprehur, sepse nuk e kam menduar këtë gjë, që opozita ka bërë gabim. Përkundrazi edhe sot them u bë mirë që u dogjën, sepse kështu kuptoi i madh e i vogël se nga kush qeverisemi. Sqarimi që u mundua të bënte pas ndërhyrjes sime në studio ishte më djallosës dhe jo llogjik?, shkruan mes të tjerash Manjani.
Përsa i përket deklaratës së presidentit se Manjani ? e paska ndritur me Ambasadorët”, ai shprehet: Siç e kam stërthënë atë që mendoj, Shqipëria nuk është Republikë Ambasadorësh. Ambasadorët kanë punën e tyre, dhe siç e di dhe Presidenti në zyrën e Ministrit të Drejtësisë janë pritur e përcjellë me respekt dhe pa asnjë ulje koke.
?Me në fund fare, është krejt normale që Presidenti të mos mendojë seç mendoj unë, por nuk është normale që për të shmangur vemendjen nga thelbi i krizës së Tij presidenciale të merret me mua.
Jo për gjë po nuk ngjan mirë…? përfundon Manjani./CNA.al
Plas keq mes Metës dhe Manjanit/ ?Atë djalë e bëra ministër Drejtësie?
Aleatët e Lulzim Bashës duket se nuk janë në të njëjtën mend...
Protestat, rritja e tensioneve politike mes partive, bojkoti...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
Viti 2019 do të mbahet mend për dy ngjarje të rëndësishme. S...
Ka degjeneruar në akuza të ndërsjellta “marrëdhënia” mes Ili...
Presidenti Ilir Meta i cilësoi shqetësuese krimet ndaj kriti...
“Meta e humbi mundësinë të ishtë një faktor paqësues për pol...
Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Tempora”, ka folu...
Ilir Meta ka folur, mbrëmjen e sotme, për dorëheqjen e tij n...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Qëndrimi neutral i Metës në raport me iniciativën e minishen...
Një paralajamërim të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme presiden...
Presidenti Ilir Meta u shpreh se Rama ka të drejtë kur thotë...
Presidenti Ilir Meta nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut të Kë...
“Nëse do prisni çdo gjë nga Presidenti, do më vini në një po...
Presidenti Ilir Meta, duke folur për përplasjen me mazhoranc...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Tem...
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka qenë pjesë e emision...
Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në studion e Ora ...
Mazhoranca ka dërguar, sot, për interpretim në komisionin e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...