web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Falsifikonin dokumenta dhe kalonin refugjatë/ Në pranga 23-vjeçarja dhe punonjësi i sigurisë

3 Janar 2020, 10:14, Kronika CNA

Dy persona kanë rënë në pranga në aeroportin e Rinasit pasi mësohet se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të refugjatëve.

Njëri prej të arrestuarve, 43-vjeçari R.K., banues në Tiranë, ishte punonjës i sigurisë në aeroport, ku kryente kontrollin e pasangjërëve. R.K. ka qenë i proceduar penalisht më përpara nga policia kufitare pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Personi tjetër i arrestuar, 23-vjeçarja XH.K., akuzohet për falsifikim të pasaportave dhe të vizave. Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Raste të tilla për tentativa të kalimit të kufinjve në mënyrë të paligjshme janë shënuar plot gjatë ditëve të fundit, ndërsa vijojnë hetimet për informacione më të thelluara mbi ngjarjen.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga