web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e dyfishtë në Patos/ Shkrumbohet shtëpia e autorit

3 Janar 2020, 08:16, Kronika CNA

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Kuqar të Patosit. Sipas BW, zjarri ka rënë në shtëpinë e autorit të krimit të ndodhur në qendrën shëndetësore të Patosit më 19 dhjetor, gardianit të burgut të fierit Martin Skëndaj.

Në 19 dhjetor, Skëndaj vrau dy persona, të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij, Manol Rapaj dhe Elis Kapaj.

Zjarrfikëset e Patosit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por banesa është djegur plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz pasi familja e Skëndaj dyshohet se pas ngjarjes është larguar nga shtëpia.





Lajmet e fundit nga