web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qëlluan me armë 60-vjeçarin në Patos/ Arrestohen dy autorët

2 Janar 2020, 10:44, Kronika CNA

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në datë 30.12.2019 në fshatin Dukas të Patosit, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër.

Mësohet se blutë kanë arrestuar dy autorët me iniciale A. G., 34 vjeç dhe V. L., 34 vjeç, të dy banues në Patos.

Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga