web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do të jetë super e dënueshme”/ Rama tregon “dhëmbët” kundër mediave

6 Dhjetor 2019, 07:08, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ka vijuar të sulmojë mediat.

Rama tha se në seancën e 19 dhjetorit, do të përcaktojnë një klauzolë në ligjin anti shpifje, e cila sikurse e theksoi ai do të dënojë ashpër shpifjen në kohë emergjence.

“Në seancën e 19 Dhjetorit duhet të përcaktojnë një klauzolë në ligjin anti shpifje që besoj do të hyjë në 19 Dhjetor. Shpifja në gjendjen e jashtëzakonshme është e dënueshme, duhet të jetë e super dënueshme. Lajmet e rreme dhe lodrat mediatike si kjo që kaluam janë kriminale. Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal se po bie spitali, solli një të vdekur, pa llogaritur kaosin dhe të plagosurit për të ikur me vrap. Por spitali nuk kishte asgjë. Këto gjëra duhet të dënohen fort” tha Rama.

Po ashtu ai theksoi se duke u nisur nga situata e rëndë në të cilën ndodhet vendi, nuk do të ketë shpërblime, këngë e valle për festat e fundvitit.

“Po kalojmë një vendim për krijimin e fondit të veçantë, që ndalon përdorimin e fondit të veçantë për veprimtari për social kulturore dhe shpërblim për vitin e ri. I falenderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë në dhurim, kryetarë bashkishë, drejtues institucionesh. Refuzoj atë shpifjen që kemi detyruar punonjësit të japin rrogën se nuk kemi lekë. Asgjë nuk është bërë me detyrim. Ne vetë i dedikuam rrogën e nëntorit, kryetarë bashkishë bënë të njëjtën gjë. Jo darka e valle për vitin e ri, të organizohemi të gjithë që të gjitha institucionet t të ndajnë një pjesë së kohës së festave për të vizitua njerëzit, të cojnë dhurata për fëmijët”-u shpreh kreu i qeverisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga