web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nard Ndoka paralajmëron Ramën/ Opozita do të të tregojë vendin

5 Dhjetor 2019, 18:38, Politikë CNA

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka shprehet se pas tërmetit kryeministri Edi Rama po përpiqet të shembë, miklojë e hipnotizojë këdo që i del përpara.
Sipas Ndokës, Rama është i kënaqur me egone tij vrastare.

?Z. Rama mos merr për kot! Vendi ka nevojë për një qeveri, që të garantojë paqe sociale, besim e shpresë për të gjithë. Po shohim kryeministrin ?post tërmet?, që po përpiqet të shembë, miklojë e hipnotizojë këdo që i del përpara. Madje thellë-thellë, sikur tërmeti i erdhi si ?dhuratë nga qielli?. Kështu po sillet, i mërzitur në dukje, por i kënaqur shumë në egon e tij vrastare?, shkruan Ndoka.
Sipas tij, Rama mori përpara gazetarët dhe median kritike, deri në portalin e fundit, shkeli me këmbë të vetët, ministra e kryetar bashkish, për t’ju treguar se Ai është ?shpëtimtari i kombit?.

Ndoka shprehet se kryeministri paralizoi Opozitën përfaqësuese, dhunoi e fyeu mizorisht mbetjet e saj në Kuvend që po i shërbejnë akoma edhe sot.

?Njësoj, si Enveri dje, edhe Rama sot, do të ndërtojë lagje të tëra të reja, mrekulli në 3D. Nuk e kupton akoma, se Enveri kishte ndërmarrje, kishte vullnetar të detyruar dhe shtetin diktatorial të centralizuar. Por çfarë ke ti, o ditëzi? Ti as ke shtet, as ke vullnetar, as ke buxhet, as ke ide, as ke moral. Pra, në fakt, nuk ke asgjë, por ke një mendje djallëzore, perverse deri në trishtim dhe të rrezikshme për të gjithë të tjerët. Ti ke arritur të mbijetosh mbi gërmadhat e shtetit, por kjo nuk është zotësi, as zgjuarsi, por brutalitet shtetëror. Ti ke arritur të mbijetosh, përballë Presidentit, Opozitës, ndërkombëtarëve, qytetarëve, sepse ti ke shembur çdo urë institucionale, edhe pse ti për vete ke mbetur në kënetë, i zhytur në llum?, shkruan më tej Ndoka.

Ai shprehet se: ?Edi Rama nuk e meriton këtë luks anadollaku, duke respektuar fatkeqësinë kombëtare, viktimat e tërmetit, tmerrin e familjeve shqiptare, ti mendon se të erdhi dita, që të vazhdosh të na qeverisësh edhe mbi kufoma, mbi rrënoja, mbi institucione, mbi media duke i vënë këmbën tënde të madhe korruptive të shkretës Shqipëri. Qytetarët nuk të besojnë më as lëmoshat e tyre, ndaj edhe të përbuzin, ndërkombëtarët ta kanë hequr vizën, ndaj nuk të konsiderojnë më, institucionet të janë shkërmoqur, ndaj hakmerresh ti me to, kush të del në krah apo përpara?.

?Ke falimentuar more shok, politikisht, moralisht, si drejtues e menaxher, si arrogant e bejtexhi, je në hapin tënd. Vazhdo talle popullin tënd, tallu me varfërinë e padijen që kultivove kudo. Tallu more shok, kështu ke bërë gjithmonë, kur ishe i ri në bordurat e Hotel Dajtit, kur katunarët kalonin përpara teje dhe sot po bën të njëjtën gjë, po tallesh sërish me to, por sot në gërmadhat e fatkeqësisë së tyre. Ti nuk ndalon, kjo tashmë u vërtetua botërisht, por a duhet Opozita të të tregojë vendin? Shpresoj dhe besoj se po? shkruan ndër të tjera Ndoka./CNA.al





Lajmet e fundit nga