web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata pas tërmetit/ A do ta anullojë Meta tubimin e 8 dhjetorit?

2 Dhjetor 2019, 11:38, Politikë CNA

Disa ditë më parë, presidenti Ilir Meta paralajmëroi se në datën 8 dhjetor, në Ditën e Rinisë, do të mbajë një tubim në “Sheshin Demokracia” në Qytet Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90.

Në 22 nëntor, gjatë një konference të jashtëzakonshme, mbajtur me tone të larta, pa pranuar pyetje nga gazetarët, kreu i shtetit Ilir Meta, ju drejtua shqiptarëve dhe kërkoi mbështetjen e tyre për t’i kërkuar zhvillimin e një referendumi.

Një ditë më vonë, ishte zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili dha më shumë detaje në lidhje me atë se çfarë po kërkon Ilir Meta.

“Tubimi mbarëpopullor synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!”-shkruante Blushi në rrjetet sociale.

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! Shqipëria e para! Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës! Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet. Jemi të vendosur deri në fund: Demokracinë nuk e japim me koncension. Tani vetëm demokraci direkte. Tani vetëm referendum. Shqipëria e para. Shqiptarët mbi çdo gjë”, shkruante zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

Por, disa ditë më vonë, mëngjesin e 26 nëntorit Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar, i cili la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të tjerë të pastrehë.

Por, pas kësaj tragjedie, duket situata e tërmetve qetësoi situatën politike. Sot Meta dhe Rama u takuan në Presidencë. Palët duken më të qeta dhe nuk sulme, akuza e kundër akuza.

Por, ashtu sikurse koha e ka treguar në vendin tonë, politika nuk qetësohet as ku ka 51 jetë të humbura dhe mund të palët mund të rindezin zjarrin.

Një gjë e tillë është parë edhe me Gërdecin apo të tjera fatkeqësi natyrore që kanë ndodhur në Shqipëri.

Një burim zyrtar i tha CNA.al se Presidenti Ilir Meta ende nuk e ka anulluar 8 dhjetorin dhe gjithçka do vendoset në varësi të vazhdimit të situatës së pas tërmetit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga