web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

2 Dhjetor 2019, 07:18, Politikë CNA

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë.

Gjatë mbledhjes së sotme, ndër të tjera, kreu i qeverisë, ka bërë të ditur se pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë, do të krijohet Agjencia Franceze të Zhvillimit në vendin tonë.

Rama tha se ka kontaktuar me qeverinë e Francës, e cila ka shprehur gatishmëri për të hapur këtë agjenci.

Po ashtu, ai theksoi se e gjithë vëmendja e saj do të jetë tek situata që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

?Kemi kërkuar nga qeveria e Francës një ndryshim të adresimit të marrëdhënieve me Agjencinë Franceze të Zhvillimit dhe për këtë arsye duhet të miratojmë sot një marrëveshje, që Këshilli i Ministrave të nënshkruajë me qeverinë e Francës në mënyrë që në Shqipëri të ushtrojë punën Agjencia Franceze e Zhvillimit. Presidenti i Francës është angazhuar për t?i dhënë  një shtysë kësaj agjencie në funksion të programeve të investimeve, por tani me fokus dhe me prioritet për situatën post-katastrofë. Kam marrë disa nga reagime të para nga letrat e dërguara në të gjithë botën. Reagime inkurajuese.?-tha Rama.

Shefi i qeverisë caktoi disa detyra për Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.

?Ministria e Arsimit sot duhet t?u drejtohet homologëve europianë me një informacion të përmbledhur mbi goditjet që ka lënë tërmeti në infrastrukturën shkollore dhe për një kërkesë të përulur për ndihmë. E njëjta gjë edhe për ministrinë e Shëndetësisë.Nuk kemi dëmtime serioze. E treta në nivelin e përmirësimit të të gjithë sistemit të koordinimit për të shmangur paqrtësitë. Në të gjitha kontaktet që unë kam pasur, edhe me disa nga grupet inxinierike, masat në skuadrat tona janë jashtëzakonisht pozitive?-deklaroi kreu i qeverisë.





Lajmet e fundit nga