Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në ishujt e Greqisë numri i refugjatëve po rritet. Kjo tregon sa e paplotë është politika e BE-së ndaj azilkërkuesve, thotë Jens Thurau.
Kujtdo që dëshiron të kuptojë tiparet kryesore të politikës së refugjatëve në Bashkimin Evropian, i duhen disa minuta për të lexuar ose dëgjuar. I komplikuar është ky qerthull. Ai parashikon marrëveshje me partnerë që nuk janë gjithmonë të parashikueshëm, siç është Turqia, dhe ngarkon shtete anëtare të veçanta si Greqia me barrë, të cilat shpesh rezultojnë të jenë shumë të rënda. Mbi të gjitha, politika e BE për azilkërkuesit ndjek një parim: të parandalojë sa të jetë e mundur fluksin e refugjatëve për në Evropë – nga Afrika, nga Siria, nga Afganistani – dhe të ndërtojë mure sa më të larta që të jetë e mundur. Në të njëjtën kohë, megjithatë, shumë vende të BE ende dëshirojnë të vlerësohen si streha të humanizmit dhe të të drejtave të njeriut.
BE me gjysmë zemre
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer duhet të merret me pasojat e kësaj politike me gjysmë zemre. Të premte ai përfundoi udhëtimin e tij të krizës në Turqi dhe Greqi, të planifikuar me nxitim. Sepse në ishujt grekë numri i refugjatëve kohët e fundit është rritur, mjerimi është i madh. Dhe Turqia ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj për trajtimin problematik të “marrëveshjes” që BE përfundoi me Turqinë në vitin 2016. Thelbi i saj është në vija shumë të përgjithshme: Turqia merr para dhe lëshime të tjera për të parandaluar që njerëzit, veçanërisht nga Siria, të vazhdojnë eksodin e mëtejshëm drejt Evropës. Vetëm se jo gjithçka funksionon aq mirë – nga të dyja palët jo.
Në vjeshtën e vitit 2015, Angela Merkel, kancelarja gjermane, vendosi në një situatë emergjente për një Evropë të hapur: kur refugjatëve në Hungari u duhej të prisnin në kushte të patolerueshme, ajo vendosi t’i linte ata të vinin në Gjermani. Kundër rregullit të BE, që kërkon që njerëzit të kërkojnë azil atje ku shkelin së pari në tokën evropiane. Që nga ajo kohë, kancelarja federale gjithashtu ka ndihmuar që hap pas hapi të mbyllet rruga drejt Evropës për azilkërkuesit dhe që kushtet e tyre të përkeqësohen.
Në thelb, kjo bëhet thjesht nga frika: prej trazirave të mundshme në shoqëritë evropiane, prej populistëve të krahut të djathtë në të gjitha vendet e BE-së. Disa prej këtyre vendeve udhëhiqen prej kohësh nga politikanë të tillë. Politika e azilit të BE, përfshirë shumicën e vendeve anëtare të tij, është kryesisht defensive. Prej vitesh BE nuk është në gjendje të pajtohet për një çelës, si të shpërndahen refugjatët, të cilët mbërrijnë kryesisht në vendet mesdhetare si Greqia apo Italia, me drejtësi dhe me kuptim në të gjitha vendet. Që kjo do të ndryshojë në të ardhmen, kjo nuk parashikohet.
Detyrë kryesore për Ursula von der Leyen-in
Por kjo do të ishte një politikë, që do të plotësonte nevojat e të paktën shteteve bazë të BE-së, si Gjermania, Franca, Belgjika, Holanda, skandinavët: që Evropa të përkufizohet qartë si një kontinent emigrimi, si ka qenë gjithmonë. Caktimi i kufijve për këtë dhe formulimi i rregullave të qarta për shpërndarjen e barrës, të cilën ta mbajnë të gjitha shtetet. Para së gjithash: trajtimi human i njerëzve që mbërrijnë në kontinent. Rreth 4000 refugjatë të mitur, të pashoqëruar në Greqi, për të cilët flasin organizatat e ndihmës, janë një dëshmi varfërie e gjithë BE.
Në një botë, ku rregullat vlejnë gjithnjë e më pak, Evropa – megjithë Brexitin, pavarësisht Donald Trump-it – duhet të rikthehet te vlerat e saj. Me këtë nuk dua të them që kontinenti të hapet pa plan. Por do të jetë një nga detyrat kryesore të Presidentes së re të Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, që të kujdeset që politika e refugjatëve në BE të bëhet më e guximshme dhe më e besueshme – dhe që ajo të mos ndikohet nga populistët./ DW
Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen nesër kutive të votimi...
Emërimi i ambasadorit të SHBA-së në Gjermani si i ngarkuar s...
“Shqipëria nuk është e gatshme për BE”, kështu është shprehu...
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se është i bin...
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo po qëndron në Mal ...
Eksperti i Ballkanit, Florian Bieber mbi zgjedhjet e 6 tetor...
Mësues me gjithnjë e më pak nxënës! Fenomeni i emigrimit ka ...
Javelin është i vogël, i lehtë dhe konsiderohet një nga rake...
Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lart...
Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë pasi a...
Katër oficerë policie kanë humbur jetën gjatë një sulmi në ...
Presidenti Donald Trump po vijon me sulmet ndaj ligjvënësve ...
A ka përfunduar ribashkimi gjerman pas gati 30 vjetësh? Aspa...
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë u ka ndaluar zyrtarë...
Kandidatja për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani në një ...
Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja misterioze e 23 vjeç...
Një projekt me rëndësi rajonale synon të rrisë bashkëpunimin...
Në veri të Sirisë kanë mbetur me mijëra ish-luftëtarë të IS ...
Xhamal Kashogi, kritiku i fortë i qeverisë së Arabisë Saudit...
“Backstop”-i duhet të hiqet, thotë Boris Johnson e Britania ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...