web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Intervista e plotë/ Arben Imami, pa dorashka për Ramën, Bashën, opozitën, zgjedhjet dhe të ardhmen

18 Shtator 2019, 07:20, Aktualitet CNA

Në një intervistë ekskluzive për CNA.al ish-ministri dhe themeluesi i Partisë Ddemokratike, Arben Imami, ka analizuar krizën politike në vend dhe qeverisjen e Ramës këto 6 vite, që nga krizat politike, aleancat politike, ardhja e Rilindjes si dhe pazaret me Republikën e Re.

Imami nuk kursehet aspak kur thekson se kemi kriza lineare dhe jo ciklike.

I pyetur nga CNA.al se a po kalon Shqipëria një tjetër stinë përplasjesh politike në prag të të vendimi nga BE për vendin, Imami shprehet se, mendoj se kriza nuk është ciklike, ajo është lineare. Ndërprerjet e përkohëshme janë për shkaqe fizike si vapa e gushtit etj. Kriza politike shkaktohet nga mospërfaqësimi dhe degjenerimi i institucioneve. Kriza aktuale qëndron mbi bazën e një qeverisjeje të ngritur në mënyrë manipulative dhe matanë kulisave në 2013 dhe 2017.?

Sa i takon qeverisë ?Rama?, Imami e ka cilësuar atë si më të keqen, që jo vetëm është përfshirë në skandale, por sipas tij është e përshkuar tej e mbanë nga skandalet.

?Qeveria nuk është e përfshirë, ajo është e përshkuar tej e mbanë nga skandalet. Rama qëndron në këmbë sepse opozita e ka lënë në vullnetin e Ramës të qëndrojë ose jo. Opozita është subjekt i i tij, ajo nuk merr pjesë sa të jetë ai. Po deshi Rama të ikë mirë, po nuk deshi ikim ne?, thekson Imami.

Në intervistën e dhënë për CNA.al, Arben Imami, ish-ministër në qeverinë Berisha dhe themelues i PD analizon edhe situatën brenda PD, aleatët e opozitës, Lulzim Bashën dhe djegien e mandateve.

Imami theksoi se ringritja e PD-së nuk është kaq e lehtë sa ta thuash, dhe nuk kërkon vetëm një përpjekje politike, por një sforcim të madh moral dhe social.

Po ashtu, Imami ka reaguar edhe në lidhje me zërat për një tjetër marrëveshje Rama-Basha, ndërsa theksoi se ?Një marrëveshje të re si e vjetra nuk mund të ketë. Ajo do të ishte thjesht fundi i palavdishëm i një partie që rrëzoi komunizmin, e hapi vendin dhe e anëtarësoi apo kandidoi atë në të gjitha institucionet perëndimore. Sigurisht që jam kundër; ne jemi jashtë sepse ishim kundër saj në 2017.?.

Intervista e plotë:

A po kalon Shqipëria një tjetër stinë përplasjesh politike në prag të vendimit nga BE për vendin?

Mendoj se kriza nuk është ciklike, ajo është lineare. Ndërprerjet e përkohëshme janë për shkaqe fizike si vapa e gushtit etj. Kriza politike shkaktohet nga mospërfaqësimi dhe degjenerimi i institucioneve. Kriza aktuale qëndron mbi bazën e një qeverisjeje të ngritur në mënyrë manipulative dhe matanë kulisave në 2013 dhe 2017.

Nuk duhet harruar se PS në 2013 mori po aq deputetë sa në zgjedhjet e mëparëshme, nuk pati shuplaka por zhvendosje të forcave politike për të krijuar një maxhorancë të re me përkrahjen më të shumtë nga internacionalizmi i majtë në të gjitha partitë politike. Kriza e mbas 2017 ishte e pashmangshme, zgjedhjet u dhanë në tryezë, popullit iu la të votojë vetëm një opcion: qeveria PS-PD ose më drejt Rilindje + Republikë e Re. Zgjedhësit e së djathtës e bojkotuan këtë moszgjidhje dhe abstenuan (240 000 vota më pak për PD)?.

Më falni për citimin e vetvetes, por kam thënë se përgjegjësia për atë pazar antidemokratik është e të dy palëve si për atë që i shiti dhe për atë që i bleu zgjedhjet sepse së bashku shkallmuan parimin themelor të përfaqësimit. Një vend që ka një qeveri mospërfaqësuese është i dënuar me krizë e destabilitet. Kriza nuk do të përfundojë deri sa të eliminohen pasojat e marrëveshjes së 17 majit d.m.th. deri sa të ketë zgjedhje. Elementi i dytë, ai i degjenerimit të institucioneve vjen mirëfilli nga qeveria por edhe siguria që ajo ka pasur në dobësinë e opozitë?.

Qeveria Rama në 6-të vite me pak fjalë si do e përshkruanit?

Qeveria Rama, po e përsëris, është qeverisja më e zezë që vendi ka pasur.

Policia u bë pjesë e krimit të organizuar; nuk ka korrupsion por një grabitje të pamëshirshme të të parasë publike (edhe ato pesë kilometra rrugë që u shtruan janë me kosto të çmendura), shkurt në gjashtë vjet investimet publike kanë qenë rreth 3 miliard dollarë por nëse heton nuk gjen dot as 10% të kësaj shume të investuar; borxhi publik po shkon në 80% të PPB ndërsa të ashtuquajturat koncesione po e gërryejnë edhe më zi; një qeverisje e pashpirt: 38 000 shqiptarë kanë hyrë në dyert e burgimit dhe paraburgimit në një vit të vetëm (edhe për 2 000 lekë energji të papaguar!) ndërkohë që bosët e krimit dhe bashkëpunëtorët e tyre në qeveri janë jashtë; bujqësia u shkatërrua, vendi u kthye në monokulturë (kanabis); emigracion masiv, nuk ka punë por mbi të gjitha nuk ka shpresë; vjedhje e organizuar e votave siç provon dosja e Dibrës dhe Durrësit; administrata më e paaftë (sepse nuk bëhen dot dy punë njëherësh) pas rënies së komunizmit me ministra të marrë nga rruga a bankat e shkollës; politika e jashtme në shërbim të personit (kryeministrit); mbrojtja me aeroporte dhe det të hapur për krimin.

E vetmja veprimtari që lulëzon është propaganda, shitja e një realiteti fals ? nga një kryetar bashkie me kazmë e lopatë që mbjell një pemë çdo ditë (madje edhe kur nuk është këtu) deri te një kryeministër për politikën e jashtme të të cilit raportohen vetëm atletet, një gaztor i tavolinës së të mbiquajturit për lehtësi pune Ballkani Perëndimor?.

Një qeveri me kaq shumë skandale, disa ministra të brendshëm të kapur në krim e drogë, shumë të tjerë të akuzuar e përfshirë në skandale korruptive, si qëndron në këmbë ende Rama?

?Qeveria nuk është e përfshirë, ajo është e përshkuar tej e mbanë nga skandalet. Rama qëndron në këmbë sepse opozita e ka lënë në vullnetin e Ramës të qëndrojë ose jo. Opozita është subjekt i tij, ajo nuk merr pjesë sa të jetë ai. Po deshi Rama të ikë mirë, po nuk deshi ikim ne.

Cila mund të jetë zgjidhja sipas jush?

Zgjedhjet që duhet të jenë zgjidhja nuk bëhen çdo ditë. Ajo që u dha mëndjelehtësisht (në rastin më të mirë) në 17 maj, nuk mund të merret kur të duash dhe veçanërisht nuk mund ta marrë, nuk do të lejohet dhe nuk do ta marrë dot ai që e dha. Kush e don PD-në dhe kush kërkon zgjidhje për vendin duhet të kuptojë së pari këtë gjë.

Çfarë i mungon Bashës dhe PD tani?

Bashës i mungon e ardhmja. PD-së i mungon mungesa e këtij.

A e ka bërë ciklin forca politike e Dhjetorit 90? A mendoni se mund të ringrihet?

Ideja e ciklit të mbyllur të PD-së është ushqyer nga ?koalicioni i qelbësirave?. Po si nuk u mbyll cikli për PKSH megjithëse ra regjimi (u mbyll cikli i komunizmit) por po mbyllet për PD-në që hapi ciklin e demokracisë? Por, kjo ide shkon edhe nëpër kokat e shumë njerëzve nga brenda, të cilët të pafuqishëm për ta përballur gjendjen ku ndodhet PD-ja mendojnë se po i nënshtrohen thjesht fatit,

?domosdoshmërisë historike? do të thoshte babai i atij koalicionit, Marx-i. Prandaj shëndoshja duhet të fillojë nga brenda në PD. Dhe për këtë qëllim kemi filluar një sërë takimesh krejt informale për t?u vetësqaruar se nëse e dëshirojmë fundin tonë, fundi do të vijë, por nëse kemi vullnetit dhe parimet e PD-së jo vetëm që nuk ka fund por duhet të iniciojmë një cikël të demokracisë partiake, asaj parlamentare, të kontrollit dhe llogaridhënies së politikës përfshi qeverisjen. Vendi ka nevojë për një revolucion, por ky është ndryshimi i kulturës politike. Dhe këtë mund ta iniciojë vetëm PD-ja. Unë e di që realizimi i kësaj nuk është kaq e lehtë sa ta thuash, kjo nuk kërkon vetëm një përpjekje politike, por një sforcim të madh moral dhe social. Gjithësesi politika nuk është e parëndësishme, ajo nuk mund të rrijë në bisht.

Aleanca me LSI dhe parti që kanë qenë në tepsinë e Ramës a e forcojnë opozitën ?

Aleancat janë të domosdoshme. Aleatët tanë të përhershëm kanë qenë substancialë në ?92, 2005, 2013. Zgjerimi i aleancave nuk ka asgjë të keqe në vetvete, përkundrazi. Ajo që nuk duhet bërë është likujdimi i aleatëve siç ndodhi në 17 maj. Ajo që duhet bërë është fuqizimi së pari i partisë tënde.

Elita e PD dhe organizimi në bazë pse duket qartazi që nuk ka energji dhe besim në lidershipin aktual ?

Energjia, frymëzimi, mobilizimi, militantizmi në një parti nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë. Këto ndikohen dhe formësohen nga veprimi politik, qëllimet, puna, njerëzit. Edhe me pije energjitike anëtarët dhe votuesit e PD nuk mund ta kapërdinin kompromisin për bashkëqeverisjen, ndërprerjen e luftës kundër kanabizimit, koncesionarizimit etj të vendit nga qeveria rilindase, listën Basha, unitetin Rilindje-Republikë e Re.

Për hir të së vërtetës, në çastin kur njerëzit menduan se Basha do të mund ta çonte partinë përpara, ata e mbështetën partinë e tyre, i mbushën sheshet e protestës, treguan vullnet dhe sakrificë, militantizëm që tregon se kjo është një parti e madhe. PD nuk e ka mbyllur ciklin. Nëse PD do të dështojë në veprimin politik që ndërmori këtë vit, kjo nuk do të jetë për shkak të tyre.

Po djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve si e komentoni ?

Unë, publikisht, nuk kam qenë kundër djegjes së mandateve me arsyetimin se vetëm kjo mund ta nxirrte Bashën nga kthetrat e Ramës dhe se kjo mund të ishte rruga e ngritjes së opozitës. Por po ashtu publikisht kam cilësuar tre momente: së pari, përgjegjësia është e kryetarit që po merr vendimin mbi bazën e një informacioni dhe parapërgatitjeje të caktuar; së dyti, komuniteti ndërkombëtar do të jetë kundër dhe kjo kërkon zgjidhje, që do të thotë se djegja e mandateve duhet të shërbente për zgjedhje të parakohshme dhe kjo nuk mund të arrihej pa përfhirjen e tyre; së treti, nëse ndërmarrja dështon partia rrezikon të shuhet (Berisha e përshkroi këtë situatë si ?të rrosh apo të mos rrosh!?).

Nuk jam shprehur publikisht për mospjesëmarrjen në zgjedhje, sepse nëse kishte edhe një fije shprese së paku për një shtyrje fjala ime nuk do të ndihmonte. Basha ishte në pozicionin loose-loose, i humbur gjithësesi, nëse merrte pjesë nulifikonte djegien e mandateve dhe premtimin se nuk ka zgjedhje me Ramën, nëse nuk merrte pjesë e nxirrte partinë përfundimisht jashtë institucioneve. Z. Berisha e ritheksoi shprehjen hamletiane kur tha se sot partia ndodhet midis suksesit dhe greminës, gjë për të cilën jam plotësisht dakord (ndofta me rezervën se e ka kaluar mesin).

Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje janë dy akte që së bashku nuk e përmirësojnë situatën e PD për sukses. Nëse kjo çon në ?mbylljen e ciklit?, shumë e dëshiruar kjo sepse PD është e vetmja parti e madhe opozitare antikomuniste që mbijeton, çfarë duhet të bëjmë? Të konstatojmë dhe të presim ?mbylljen e ciklit?? Këtë përgjigje mund ta japin vetëm anëtarësia e PD. Askush nuk ka liçencë për ta shuar partinë, as kryetari i saj.

A besoni se do të ketë një marrëveshje të re Rama-Basha?

Një marrëveshje të re si e vjetra nuk mund të ketë. Ajo do të ishte thjesht fundi i palavdishëm i një partie që rrëzoi komunizmin, e hapi vendin dhe e anëtarësoi apo kandidoi atë në të gjitha institucionet perëndimore. Sigurisht që jam kundër; ne jemi jashtë sepse ishim kundër saj në 2017.

Si mendoni se do të shkojë situata politike dhe zhvillimet në vend?

Po të vini re krahasimet e bëra janë shekspiriane, po të kujtoheni mirë ato janë tragjike. Po vijoj mbi bazën e tyre. Kur u përmend Romeo dhe Xhuljeta, bëra pyetjen: kush është prifti që bëri martesën e fshehtë të pinjollëve të dy familjeve në luftë? Prifti nuk u shpall (megjithëse ne e dimë). Tani është rradha e farmacistit që u jep helmin (që gjithashtu e dimë se kush do të jetë). Sërish për kujtesë, të dy e pinë helmin, e para Xhuljeta dhe fill mbrapa edhe Romeo./CNA.al

Ekskluzive flet Arben Imami/ Kriza lineare, qeveria Rama, është më e zeza që vendi ka pasur

Flet Arben Imami/ Qeveri skandalesh, opozita e ka lënë në vullnetin e Ramës të qëndrojë ose jo

Arben Imami flet për të gjitha/ Opozita e Bashës, zgjedhjet dhe djegia e mandateve





Lajmet e fundit nga