SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Dje, nëpërmjet një nga mediave më kryesore botërore, Zërit të Amerikës, dhe zërit zyrtar të Departametit të Shtetit, u publikua një lajm në lidhje me raportet që kishte Geroge Soros dhe fondacioni i tij me Shqipërinë. Një lajm që kishte dhe disa intervista, ku një prej prononcimeve ishte edhe nga ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha si dhe drejtorit aktual të Soros në Tiranë, Andi Dobrushi.
Me detaje, me përplasje, Berisha pranonte se Soros kishte bashkëpunuar me PD-në, por më shumë kishte ndihmuar socialistët, dhe nga ana tjetër dhe Dobrushi thoshte se fondacioni i tyre kishte pasur një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Uhtretit në Hollandë, ku dhe kishte studiuar Lulzim Basha, me fondet e tij.
CNA.al disa kohë më parë i drejtoi pyetje publike Lulzim Bashës, i nxori edhe dokumente publike, në lidhje me një numër personazhesh të PD-së, të cilët ishin pjesë e bashkëpunimit me Soros. Dhe kjo jo pa qëllim. Për faktin e vetëm se opozita po krijonte një strategji shpesh duke folur ndaj Sorosit, apo duke akuzuar atë si strukturën kryesore mbështetëse të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, dhe se është ky fondacion, ai që lëvizte levat e qeverisjes në vend.
Në fakt edhe Edi Rama, bashkëshortja e tij, Erion Veliaj e shumë drejtues të tjerë të së majtës janë financuar dhe mbështetur nga fondacioni Soros, dhe kjo shpesh ka ngritur hije të forta dyshimi dhe akuza në drejtim të këtij fondacioni për përdorimin e politikës apo dhe marifete të tjera për të sjellë në pushtet të majtët.
Por, Lulzim Basha prej vitit 2005 deri në vitin 2019 e shmangu, mundi ta mbante sekret, nuk mundi ta thoshte kurrë të vërtetën në publik. Dhe për më tepër si një ?mashtrues? klasik u përpoq të fshihej. Për këtë kujtojmë momentin e çadrës, kur në mars të vitit 2017, pra, dy muaj përpara mërrëveshjes me Edi Ramën, Lulzim Basha do ta akuzonte ashpër Sorosin.
Akuzat ndaj tij vazhdojnë edhe nga presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe struktura të ndryshme apo zyrtarë të lartë të PD-së, të cilët kanë mbajtur qëndrime publike të forta. Kurse Basha, foli në një moment tjetër. Foli në çadër. Foli ashpër dhe drejtoi gishtin nga Soros.
Në ato momente, CityNews dhe disa media të tjera thanë se ky ishte një turp, një skandal dhe një nga ato lojërat e fëlliqura të Lulit, i cili në fakt ishte një nga ushtarët e Sorosit, i paguar me paratë e Sorosit, por kishte mundur ta mbante të patreguar për opinionin publik. Jo se kjo do ta mbante si kryetar të PD-së, apo do ta hiqte nga ai post, por për të treguar të vërtetat e Lulzim Bashës, sjelljes së tij politike dhe maskimin e atij njeriu që sot pretendon të jetë në krye të opozitës, për të qënë nesër kryeministër i shqiptarëve.
Në fakt, me Ramën kanë shumë të përbashkëta. Mund të ndryshojnë në disa gjëra, por në finale janë të dy instrumenta të Soros dhe Lulzim Basha këtë mundi ta fshehë në 14 vite, kurse Rama nuk e ka fshehur kurrë. Dhe tashmë kreu i PD-së më në fund ka dalë zbuluar. Me qëndrimet e Sali Berishës apo me Zërin e Amerikës, me qëndrimin e drejtpërdrejtë apo me sqarimin e dhënë nga kreu i Soros në Tiranë.
Prandaj, historitë e deklarimeve se Luli nuk ishte një nga njerëzit e Soros, se nuk kishte përfituar prej tij dhe nuk kishte pasur probleme me shkollimin në Hollandë, janë krejt gënjeshtra.
E vërteta tashmë doli në shesh. Ajo që ka ngelur pa u sqaruar ende është koha e shkollimit të tij. Sepse nga të dhënat që ka siguruar CNA.al, Basha nuk duket të ketë kryer në një afat të shkurtër, një cikël të rregullt shkollor dhe nuk duket të jetë sikurse pretendon ai një politikan i mirëshkolluar në Europë. Nga dokumentat dhe faktet e nxjerra del se ka qëndruar shumë vite në Kosovë me paratë e Soros dhe se me shumë gjasa ka qënë i padiplomuar gjatë kohës kur ka shkuar atje nga Hollanda.
Gjithësesi ne pak kohë më parë i kemi drejtuar një letër universitetit të Utreht dhe disa letra rrjesht kreut të PD-së, i cili nuk ka kthyer përgjigje.
Por, dje Zëri i Amerikës e nxori në shesh të vërtetën e financimit të shkollës së Lulzim Bashës nga Soros. Tani ka ngelur vetëm të tregojmë të vërtetën e shkollës së kreut të PD-së, i cili duket se ka gënjyer. Ajo që pritet është që Lulzim Basha të na japë një autorizim për të marrë konfirmimet e plota nga Universiteti i Utreht, nga i cili kemi marrë përgjigjen i cili pretendon një tarifë pagese, të cilën ne do ta paguajmë sapo Luli të na japë autorizimin, të cilin Luli nuk e firmos për një arsye.
Lulzim Basha ka frikë nga e vërteta, por ashtu siç e vonoi 14 vite çështjen e Soros nuk mund ta fshehë shkollimin dhe pretendimin e tij se është i mirëshkolluar në perëndim, kur në fakt ka një hije të madhe dyshimi për vitet që ka kaluar në shkollë dhe humbjen e afateve, e të tjera si këto.
Gjithësesi, pas shumë e shumë vitesh nga hyrja në politikë e Lulzim Bashës, tashmë të gjithë e kanë kuptuar se ai është një ?klloun? dhe ?karagjoz? politik, që shpesh me marifete përpiqet të fshehë detaje të jetës së tij për publikun. Por, këto nuk është se i kanë ngelur të fshehta. Të gjitha i kanë dalë në shesh dhe të gjitha dihen.
Prandaj imazhi dhe profile i tij po vjen dhe ulet. Ashtu siç ka gënjyer për kuantin, për bizneset e tij, për pallatin e vjehrrit në Vlorë, për Sorosin, për miliardat që ai ka, për marrëveshjet e fshehta me oligarkët, e të tjera si këto.
Prandaj tani nuk na ka ngelur gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm të presim të dalë e vërteta e shkollimit të Lulit, pas daljes të së vërtetës se ka studiuar me paratë e Sorosit./ CNA.al
Zëri Amerikës përplas aktorët, dalin detaje të reja/ Soros, Berisha, Rama, Basha dhe Veliaj
CNA.al pyet Bashën/ A  keni studiuar me paratë e Sorosit?
Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros
Basha fsheh diplomimin/ CNA.al nuk i ndahet
Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite
Nikoll Lesi, gazetari me një eksperiencë të madhe, i hedhur ...
DASHI 21. mars – 20. prill Pak e nga pak marrëdhënia juaj m...
Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrati...
Pas disa zërave të artikuluar në media së fundi se palët kis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në një pron...
Drejtoresha e Përgjithshme e ARRSH-së e cila pritet të largo...
Ka një debat të fortë në lidhje me sjelljen politike të kreu...
Kryeministri Edi Rama në vijim të ritualit të tij të përdits...
Për gazetarin Mentor Kikia, profesor doktor Isuf Kalo në lib...
Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të inve...
E përditshmja prestigjioze britanike “The Indipendent”, i ka...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij për nisjen...
DASHI 21. mars – 20. prill Pritet qe partneri t’iu kushtoje...
12 shoferë të kamionëve të firmave të nxjerrjes së gurit dek...
Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi me sukses në rrjetet soci...
Në muajin dhjetor 2018, në kohën që studentët ishin në prote...
Gazetari Çim Peka dhe presidenti ynë, Ilir Meta janë bërë së...
Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha media...
Kryeministri Edi Rama, vijon ritualin e tij të përditshëm, t...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka rea...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...