web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedhja dhe dështimi i Veliajt me aksionin për pastrimin e Tiranës

15 Shtator 2019, 13:33, Aktualitet CNA

Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi me sukses në rrjetet sociale sot dhe e përshëndeti aksionin e tij, me mbështetjen që i ishte bërë nga njësitë administrative të Bashkisë, punonjësve të ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranës si dhe shumë qytetarë që i ishin bashkuar nismës së tij për të pastruar kryeqytetin.

Nga njëra anë duket një nismë evropiane, një pastrim që duket sikur vjen si një frymë qytetare.

Në fakt zor se në Europë apo në kryeqytetet e saj dhe në qytetet evropiane ka të tilla aksione tipike komuniste, ku njerëzit dalin dhe pastrojnë lagjen.

Qytetarët paguajnë taksat dhe janë taksat e tyre të cilat përdoren për pastrimin dhe për të mbajtur një qytet të pastër, kuptohet qw ndikon shumë dhe fakti se si vetë qytetarët sillen ndaj ambjentit.

Në Tiranë ajo që ndodh, përtej një pastrimi apo një aksioni me mentalitet komunist ka edhe një gjë tjetër, dardha e ka bishtin prapa.

Ka një abuzim, një skandal dhe një vjedhje, sepse qytetarët e Tiranës paguajnë taksa dhe janë disa firma që pastrojnë kryeqytetin dhe në vit jepen disa dhjetra milionë euro vetëm e vetëm për pastrimin e kryeqytetit, ndarë në disa zona.

Janë disa kompani që punojnë për pastrimin e kryeqytetit, për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve, për pastrimin e Tiranës, për pastrimin e rrugëve apo larjen e tyre, gjithçka e detajuar në kontrata dhe tendera konkretë.

Ndërsa sot duhet që kryetari i Bashkisë, njeriu që i bën këto tendera me këto firma, të cilat në fakt një pjesë e madhe nuk është se e kryejnë detyrën dhe nuk është se e pastrojnë Tiranën dhe detyrohet të dalin njerëzit, të thwrrasw aksione të tilla për të bërë pastrimin pranë shkollave apo në vende të tjera të kryeqytetit.

Pastrimin e kryeqytetit, duhet ta bëjnë firmat që merren me pastrimin e tij, sepse paguhen nga taksat e qytetarëve me miliona e miliona euro.

Ndërsa ajo që është bërë sot, ka dy fytyra. Së pari na tregon se firmat e pastrimit të kryeqytetit kanë dështuar, sepse vetë kryetari i Bashkisë e ka pranuar se në ambjentet rreth shkollave ka pasur problematika dhe duheshin pastruar.

Dhe e dyta justifikimi i parave që Bashkia paguan, pra milionat e eurove hidhen për pastrimin e kryeqytetit, të cilat qenkan pre e një abuzimi.

Këtë swrish e konfirmoi kryetari i Bashkisë me anë të pastrimit dhe konstatimit se duhen pastruar ambjentet rreth shkollave, pasi nuk ishin në gjendjen e duhur për sezonin e ri shkollor.

Sot zyrtarisht me një veprim publik populist, nga këto aksionet që ka qejf lali Eri për të dalë në televizor, kuptuam edhe këto dy detaje.

Pra, milionat e eurove që hidhen kot dhe i marrin disa kompani për të pastruar Tiranën dhe abuzimin që bëjnë këto subjekte të kontraktuara nga Bashkia duke mos kryer detyrën e tyre.

Prandaj Erion Veliaj më shumë se sa të dalë në televizor dhe të tregojë aksionet komuniste do të ishte e mira të shkonte e të kontrollonte bashkë me ekipin e Bashkisë apo me ata të njësive administrative dhe të bënte një raport të plotë mbi gjendjen e pastërtisë në kryeqytet së pari dhe së dyti tw kontrollonte mënyrën se si sillen firmat dhe paratë që u jepen atyre për punën e pakryer.

Pa folur më tej për t’i çuar në ndjekje penale apo për t’i hetuar për moszbatimin e kontratës apo prishjen e tyre, pasi kjo nuk do të ndodhte kurrë, sepse tenderat korruptivë të Bashkisë së Tiranës tashmë i ka pranuar vetë kryebashkiaku me aktin e sotëm dhe jo vetëm kaq.

Ai përveçse ka pranuar situatën problematike, duket nga ana tjetër se po mbulon me veprimet e tij abuzimet e bëra nga firmat e pastrimit të Tiranës./CNA.al





Lajmet e fundit nga