Si e fshehu Basha, Sorosin në 14 vite?!
Dje, nëpërmjet një nga mediave më kryesore botërore, Zërit t...
Gazetari Nikoll Lesi, prej kohësh i kthyer në një vasal të Ilir Metës, së fundi është hedhur në ?sulm? dhe mbron me ?dhëmbë? presidentin tonë.
Ndërsa një ditë më parë në një opinion të tij, ndërsa i thurte lavde presidentit Meta, nuk kursente ?lëpirjen? edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Por, Nikolla nuk ndalet me kaq. Në një tjetër shkrim të publikuar sot në gazetën ?Koha Jonë?, ?qan? për Metën, pasi sipas tij po sulmohet nga llumi i politikës.
?Ilir Meta është vënë në shenjëstren e krejt llumit të politikës dhe medias. Natyrisht sponsorizuar nga një pjesë oligarkësh dhe kryesisht financuar nga krimi organizuar ky sulm nuk njeh kufinjë moralë dhe as politikë. Sulmohet dhe kërkohet shkarkim vetëm se mbrojti Kushtetutën dhe liritë e të drejtat themelore të shtetsave shqiptarë për të votuar e zgjedhur të lirë, se eleminoi një përplasje fizike e civile me 30 qershor.?-shkruan Nikoll Lesi.
Për më tepër, Nikoll Lesi nuk është kursyer edhe ndaj kreut të PD-së, ndërsa shkruan se ?sipas Lulzim Bashës do të bëhej nami atë ditë të dekretuar zgjedhjesh, sepse kryeministri Rama po shkonte, siç shkoi, në zgjedhje moniste.?
Githashtu Nikoll Lesi, ka sulmuar ashpër edhe mediat, vetëm se kritikojnë presidentin e tij.
? Ilir Meta sulmohet nga pjesa më vulg dhe më kriminale e medias, e cila jo vetëm që nuk ka asnjë pikë profesionaliteti, porse është e zhytur në pazare e pisllëqe me pushtetin, bile edhe me segmente te krimit që financojnë nën dorë këtë stuhi ndaj presidentit.?-shkruan më tej Lesi.
Shkrimi i plotë:
Ilir Meta është vënë në shenjëstren e krejt llumit të politikës dhe medias. Natyrisht sponsorizuar nga një pjesë oligarkësh dhe kryesisht financuar nga krimi organizuar ky sulm nuk njeh kufinjë moralë dhe as politikë. Sulmohet dhe kërkohet shkarkim vetëm se mbrojti Kushtetutën dhe liritë e të drejtat themelore të shtetsave shqiptarë për të votuar e zgjedhur të lirë, se eleminoi një përplasje fizike e civile me 30 qershor, ku sipas Lulzim Bashës do të bëhej nami atë ditë të dekretuar zgjedhjesh, sepse kryeministri Rama po shkonte, siç shkoi, në zgjedhje moniste.
Ilir Meta sulmohet nga pjesa më vulg dhe më kriminale e medias, e cila jo vetëm që nuk ka asnjë pikë profesionaliteti, porse është e zhytur në pazare e pisllëqe me pushtetin, bile edhe me segmente te krimit që financojnë nën dorë këtë stuhi ndaj presidentit.
Ilir Meta mund të ketë plot gabime në jetën e tij politike, mund të kritikohet për shumë gjëra, por në raport me patriotizmin, atdhetarizmin dhe me dekretin e shfuqizimit të datës 30 qershor, nuk mund t?i thuash asnjë kritikë. Llumi që po del si llavë vullkani nga shumica e mediave, të cilat kanë konflikte të hapura interesi sepse janë në procese lejesh ndërtimi apo që financohen për të qenë kamikazë ndaj së vertetës, pra e gjithë kjo poshtërsi vjen nga mazhoranca me një kryeideator: Edi Ramën.
Presidenti shkarkohet vetëm kur ka kryer një krim të rëndë kushtetues, ndërsa dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve është një akt thjesht presidencial, i cili mund të gjykohet politikisht, por jo me nisma ligjore pushtetare, të cilat kanë synim marrjen e së vetmes kështjellë që ka mbetur pa u pushtuar prej Rilindjes, që mbetet presidenca.
Ndër këto 28 vite pluralizëm kemi parë beteja epokale, përplasje civile, rënie presidentësh dhe kryeministrash, por si kjo betejë e fundit ku Ilir Meta po ndeshet me gjithë ?bajlozët? e krimit dhe oligarkisë, nuk kemi parë.
E themi këtë se kjo betejë do ketë një fund të rrezikshëm për ata që e thurën dhe që po intrigojnë ndaj së vertetës së drejtë, ku votime si në komunizëm nuk mund të ketë e nuk do të ketë, pasi pavarësisht se për momentin e gjithë lukunia e pisave dhe krimit është hedhur në sulm, do të ndodhë si dikur kur turqit sulmonin kalanë e Krujës apo të Shkodrës, por te portat e hekurit u dogjën me zift.
?Zifti? është gati, edhe këtë vjeshtë, për ata që janë pjesë e llumit të politikës, mediave dhe shoqërisë!
Nikoll Lesi dhe Ilir Meta në krah të Erion Veliajt, kundër PD
Nikoll Lesi kërcënon/ Shqipëria do digjet nga Mona dhe Luli
Dje, nëpërmjet një nga mediave më kryesore botërore, Zërit t...
Nikoll Lesi, gazetari me një eksperiencë të madhe, i hedhur ...
DASHI 21. mars – 20. prill Pak e nga pak marrëdhënia juaj m...
Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokrati...
Pas disa zërave të artikuluar në media së fundi se palët kis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në një pron...
Drejtoresha e Përgjithshme e ARRSH-së e cila pritet të largo...
Ka një debat të fortë në lidhje me sjelljen politike të kreu...
Kryeministri Edi Rama në vijim të ritualit të tij të përdits...
Për gazetarin Mentor Kikia, profesor doktor Isuf Kalo në lib...
Xhorxh Soros, është një filantrop i cili ka zgjedhur të inve...
E përditshmja prestigjioze britanike “The Indipendent”, i ka...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin e tij për nisjen...
DASHI 21. mars – 20. prill Pritet qe partneri t’iu kushtoje...
12 shoferë të kamionëve të firmave të nxjerrjes së gurit dek...
Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi me sukses në rrjetet soci...
Në muajin dhjetor 2018, në kohën që studentët ishin në prote...
Gazetari Çim Peka dhe presidenti ynë, Ilir Meta janë bërë së...
Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha media...
Kryeministri Edi Rama, vijon ritualin e tij të përditshëm, t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...