web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Konflikti i Teatrit Kombëtar/ Zgjidhja që kënaq të gjitha palët

1 Gusht 2019, 19:56, Opinione CNA

I përfshirë në konfliktin Bashki-Qeveri midis artistëve dhe një pjesë të shoqërisë civile, rreth prishjes apo mosprishjes së godinës së Teatrit Kombëtar për të ngritur gjashtë kulla, prof. Adrian Hoxha ka postuar një status në faqen e tij në rrjetin social nëpërmjet të cilit propozon një zgjidhje që, sipas tij, kënaq të gjitha palët.

Duke përllogaritur të dhenat zyrtare lidhur me pronësitë e sipërfaqes së tokës, ndër të tjera z. Hoxha thekson se për të arritur paqen lipset  veç një marrëveshje e nderëshme biznesi.

Statusi i plotë

Një marrëveshje e ndershme e Bashkisë me cilindo subjekt privat me principet e vlerave të tregut të lirë do të çonte në realizimin e një kontrate me përfitim të gjashtëfishtë për Bashkinë e Tiranës :

1- Pakim nëntokësor prej rreth 5000-6000 m katror në 4 kate nëntokësore. Po kaq fiton dhe subjekti privat.

2 – Vlerat monetare për rikonstruksionin e Teatrit ekzistues (rreth 5-7 milion euro). 3- 30 milion Euro për ndërtimin e një Teatri të ri (mbase në fillim të Bulevardit të ri të sapoperfunduar .

4- Biblotekën e re Kombëtare.

5- Zyra për shërbime.

6-Si dhe rikualifikimin bashkëkohor e përfundimtar të kesaj zone.

Si do të mundej kjo?

Bashkia disponon 9/10 e pronësisë së truallit dhe i takon që të përfitojë një koeficent prej 55 % të gjithë siperfaqes së ndërtimit të të 6 kullave, që sipas projektit të paraqitur në media është rreth 90000 metër katror, nga e cila Bashkisë dhe subjektit privat vetëm nga pronësia e tokës i takon rreth 50000 m kator( 45000 Bashkia dhe 4500 subjekti privat pronar i tokës . Subjektit privat i takon gjithashtu dhe 40000 m katror të tjerë që i përfiton si ndërtues…

Kjo sipërfaqe ku Bashkia është pronare ka një vlerë rreth 120 milionë euro në tregun e lirë, nëse shitet. Kjo duhet ti kënaq të gjitha palët. Natyrisht Bashkia ndikon në projekt (4-5 kate shërbime), artistët dhe mbështetësit e tyre mbajnë Teatrin, Tirana bëhet dhe me një teatër të ri modern, Biblioteka e re Kombëtare mund të zer 2-3 kate në pjesën e pronësisë së Bashkisë , subjekti privat fiton rreth 100 milion euro, zona rikualifikohet duke harmonizuar dhe shtresëzuar ndertimet e vjetra me ato moderne,kryeqyretit i shtohet dhe një parkim publik dhe privat me rreth 500 poste . Por, mbi të gjitha vendoset dhe paqja sociale .

Vetëm një marrëveshje e ndershme biznesi i zgjidh dhe kënaq të gjitha palët dhe të gjithë shqiptarët./CNA.al





Lajmet e fundit nga