SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Nga Kim Mehmeti
E ëndërronim si ?çadër? kombëtare që do e mbrojë mbarë shqiptarinë, e Shqipëria u bë vend ku vjedhësi i 50 eurove shkon në burg, e ai i 50 milion eurove bëhet mik i kryeministrit dhe burrështetas.
Ne dëshironim një Shqipëri me të cilën do krenoheshim dhe që do i mbronte vlerat tona kombëtare si edhe ato të shtetit ligjorë, e Shqipëria u bo vend që mbron vetëm brekushet dhe prapanicën cullak të piktorit Kryeministër dhe e cila shkon drejtë NATO-s e BE-së duke mos parë se s?ka kë të çojë atje, se e tërë rinia i është shpërndarë nëpër botë dhe se, është bërë vend ku ngjarje kulturore janë dasmat e ?VIP-ave?, e ditë festive ato kur mbahen mitingjet partiake, ku votuesit u duartrokasin politikanëve që para syve i gënjejnë dhe e plaçkitin popullin.
Pra ne donim një Shqipëri që do jetë strumbullarë, rreth të cilit do bashkoheshin gjitha vlerat dhe forcat tona kombëtare, e ajo u bë përbashkuese e hajdutëve dhe kriminelëve politikë mbarëshqiptarë, me çka në botën shqiptare, çdo gjë mbeti e copëzuar, përpos krimit dhe nëntokës politike.
Ne donim një Shqipëri të fortë, me shqiptarë të kënaqur në të, e jo një ?Rilindje? të fortë me politikanë milionerë që na mësuan si mbrohet partia dhe pushtetarët, por jo edhe atdheu, që vendin e bënë pronë të veten, duke i kthyer shqiptarët atje ku ishin në kohën e mbretit: popull të cilin, o e dëbojnë nga vendlindja, o ai vetë e braktisë atë, popull të cilit, o ia grabisin tokën e detin, o pushtetarët e tij i shesin dhe i dhurojnë ato, vetëm për të mbetur në pushtet.
Donim një Shqipëri që do ishte lokomotivë e kulturës, artit dhe ekonomisë kombëtarë, e ajo u bë vend ku policia e ?mbron? teatrin nga aktorët dhe ku rrënohet mbëmendja e popullit, me qëllim që kalendari i vlerave tona artistike të nisë nga dita kur në pushtet erdhi qeveria e ?Rilindjes? dhe të fillojë me shkarravinat e piktorit të dështuar.
Ne shqiptarët jashtë mëmëdheut besuam se do kemi një Shqipëri që do na bëjë të krenohemi me të, e ajo u bë vend që rrezikon të mbetet pa shqiptarë, sepse nga rreth dy milionë emigrantë shqiptarë sa e kanë braktisur vendin, 390 mijë prej tyre kanë marrë shtetësi të huaj.
Dhe sa e dhimbshme është ta pranosh, se nga e gjithë ajo që ëndërronim e shpresonim se do bëhet Shqipëria jonë, neve shqiptarëve jashtë mëmëdheu ajo na dhuroi vetëm dëshpërim, zhgënjim?dhe turpin.
Gjithsesi, ne shqiptarët jashtë mëmëdheut, jo se Shqipërinë e duam më shumë se vëllezërit tanë që jetojnë në të, por nuk duhet harruar se ajo u bë shtet sepse ishte ëndërr dhe vullnet mbarëshqiptarë, andaj edhe kemi të drejtë të themi: duhet mbrojtur Shqipërinë nga destruktiviteti politikë sepse, jo vetëm për shtetasit e saj, por edhe për ne jashtë mëmëdheut, për shumëçka, ajo është më e shtrenjta që kemi. Dhe shqiptarët e atjeshëm, mbrojtjen e saj nga politikanët kriminelë, nuk ia kanë borxh vetëm vetvetes, por edhe neve ëndërrimtarëve që mbase ?mbrapshtë? kemi ëndërruar.
Siç kemi të drejtë t?i themi piktorit të ?Rilindjes?: kthejua Shqipërinë shqiptarëve e teatrin aktorëve! Edhe pse e dimë se të kërkosh një gjë të tillë nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, është njësoj si të kërkosh ndërgjegje nga ai që nuk ka turp dhe i cili, gjitha vlerësimet dhe kritikat ndaj tij, i komenton me thënien se karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë dhe që, vetveten e ndjen si kalorës, popullin si deve e kritikët e tij si qenë, ai që assesi ta kuptojë se nuk quhet karvan tufa e hienave, që e gllabëron popullin.
Karikatura e zgjedhjeve lokale, të cilës Rilindja po përpiqe...
Nga Azgan HAKLAJ* Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Er...
Sot është dita e tretë dhe sigurisht ngjarja e Kavajës, aq i...
Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po pro...
Në janarin e 2015 në familjen tonë u ballafaquam me rastin e...
Në Shqipëri vota nuk merret me flamur as me ide.Mbytet me Ko...
Nga Azgan HaklajParimi i sovranitetit të kombeve dhe ai i ve...
Ka disa vargje Migjeni që mua më mundojnë pafund.Ai pyet vet...
Të shohësh qartë e veprosh drejtë kur askush nuk kupton më a...
Nga Arjan GALDINI Ka zemërate që shprehet me gjuhë të fortë ...
A e dini çfarë?Kam vendosur ta besoj plotësisht Edi Ramën ku...
Nga Zef ZEFISi sot e katër vjet më parë sipas plagjatures ob...
Kurrë më parë, egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë p...
Çdo ditë e më teper të mbushet mendja që në këtë vend gjërat...
Nga Zef ZEFI*Kur më 2014 opozita denoncoi në Kuvend avionët ...
Sipas fjalorit shqip-shqip, turp do të thotë: “ndjenjë e for...
Nga Andi Bushati*Telenovela popullore e largimit apo qëndrim...
Nga Ilir LEVONJA* Këtej nga një rrugë e heshtur, me ca shina...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...