Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Karikatura e zgjedhjeve lokale, të cilës Rilindja po përpiqet t?i japë dorën e fundit, shërbeu ndër të tjera për të na treguar edhe njëherë se shumë prej rrëshqitjeve fatale të këtij vendi nuk kanë qenë rastësi. Kjo karikaturë e demokracisë shqiptare është në të njëjtën kohë edhe dëshmi e deformimit të adn-së tonë, që edhe përpara të keqes më të dukshme, arbitraritetit më të madh, abuzimit më skandaloz, jemi të gatshëm të mbyllim sytë herë të shtyrë nga interesi i ngushtë e herë të yshtur nga emocionet primitive të ndasive partiake.
Marshimi absurd, madje me flamuj, bori e mitingje, drejt një procesi elektoral pa konkurrencë politike, na rishfaqi edhe njëherë skenat e harruara të ?intelektualëve? që në ?emër të ligjit e të rendit? rreshtohen me zell në krah të pushtetit, ndërkohë që nuk bëzajnë sa herë pushteti përdhos ligjin dhe rendin.
Karikatura demokratike e Rilindjes, na kujtoi hipokrizinë e atyre që flasin për demokracinë si procedurë, por që gjithë këto javë nuk kanë thënë ende asnjë fjalë për përdhunimin e thelbit të saj, që janë zgjedhjet e lira e të barabarta. Nëse demokracia është një tavolinë ku 5- 6 njerëz nën avujt e alkoolit vendosin si do ndahen votat, postet e vendet e punës, pasi i kanë bërë zgjedhjet si kanë dashur vetë dhe qindra mijëra të tjerë duhet t?i nënshtrohen këtij vullneti, atëherë vërtet që procedura e 30 qershorit qënka më e rëndësishme se reagimi për t?u çliruar nga një bandë që kontrollon gjithçka. Nëse kryeministri, ministrat, drejtuesit më të lartë të parlamentit, nuk e rruajnë për pasojat që prodhojnë tek miliona shqiptarë, atëherë lë t?i respektojmë deri në fund duke u dhënë edhe të drejtën të vetëzgjidhen.
Në emër të procedurës e të kushtetutës, të gjithë e panë se si ata që janë të gatshëm t?i nënshtrohen pushtetit apo të bëjnë kompromise me të, nuk u ndjenë për asnjë çast të vetëm për përgjimet skandaloze që do të rrëzonin çdo qeveri në çdo vend të botës ku demokracia nuk është thjesht një datë takimi një herë në katër vjet, por një kërkesë llogarie e vazhdueshme ndaj së cilës duhet marrë përgjegjësi çdo ditë. Madje nuk guxuan as të thonë që të paktën personat e përfshirë në këto skandale, moralisht nuk mund të jenë pjesë e establishmentit që qeveris vendin. Ashtu si Saimir Tahiri, edhe ata e kaluan gjithë këtë turp kombëtar me një ?mos e rruaj?. Të njëjtët nuk folën edhe kur droga mbuloi vendin, edhe kur qeveria u kap me presh në duar në afera korruptive, edhe kur kriminelët hynë në parlament e bashki, edhe kur banditët emëronin deputetë e drejtorë. Si mundësi të vetme për të mbuluar nënshtrimin apo shërbimin e tyre, kanë sulmin ndaj opozitës dhe krahasimin me të shkuarën.
Mirëpo kriza e 30 qershorit nuk është shkaku që po na kërcënon demokracinë tonë, por pasoja e përdhunimit sistematik të saj, përpara syve të të gjithëve. Justikimi i këtij përdhunimi mund të manipulojë emocionet e militantëve me fabulën e shpifur të armikut të brendshëm e të jashtëm, me frontin e të keqes që e ka halë në sy Shqipërinë rilindase e broçkulla të tjera, por nënshtrimi ndaj tij po bëhet një realitet që mund ta çojë vendin drejt një rruge të panjohur.
Këtij vendi, për fat të keq, nuk i kanë munguar asnjëherë skuadronet e gatshme që brohorasin pushtetin edhe kur ai marshon qorrazi drejt humnerës. Që flasin për pushtetin e popullit, për mbrojten e ligjit e të rendit, ndërkohë që ata që janë në majë të tij i përdorin ato si llastikun e brekëve që zgjerohet bashkë me diametrin e barkut që trashet. Kështu u borhorit dhe u justifikua një regjim barbar si ai i Hoxhës, kështu u fol për ligj e procedura kur pushteti i Berishës arrestonte liderin e opozitës, burgoste gazetarë dhe shkonte kokëfortë drejt procedurës kushtetuese për t?u rizgjedhur president. Kështu po flitet edhe tani, kur një kupolë ka marrë në duar krejt pushtetet dhe ndan votat e qytetarëve me policë, trafikantë e qeveritarë, e që u dashka respektuar deri në fund për hir të proceduarve demokratike.
E në të gjitha këto raste, adn-ja jonë e deformuar nuk na ka drejtuar drejt përballjes me të keqen, por drejt justifikimit të saj, pranimit e më pas nënshtrimit. Nga këto cikle të errëta të udhëtimit tonë duket qartë se shumë pak kemi nxënë. Ata që mendojnë ose bëjnë sikur besojnë se në 30 qershor duhet votuar për të mbrojtur demokracinë shqiptare, janë shembulli më i mirë për këtë. Fytyrat e tyre në ditën e votimit janë mozaiku i karikaturës tonë demokratike./Lapsi.al
Nga Azgan HAKLAJ* Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Er...
Sot është dita e tretë dhe sigurisht ngjarja e Kavajës, aq i...
Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po pro...
Në janarin e 2015 në familjen tonë u ballafaquam me rastin e...
Në Shqipëri vota nuk merret me flamur as me ide.Mbytet me Ko...
Nga Azgan HaklajParimi i sovranitetit të kombeve dhe ai i ve...
Ka disa vargje Migjeni që mua më mundojnë pafund.Ai pyet vet...
Të shohësh qartë e veprosh drejtë kur askush nuk kupton më a...
Nga Arjan GALDINI Ka zemërate që shprehet me gjuhë të fortë ...
A e dini çfarë?Kam vendosur ta besoj plotësisht Edi Ramën ku...
Nga Zef ZEFISi sot e katër vjet më parë sipas plagjatures ob...
Kurrë më parë, egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë p...
Çdo ditë e më teper të mbushet mendja që në këtë vend gjërat...
Nga Zef ZEFI*Kur më 2014 opozita denoncoi në Kuvend avionët ...
Sipas fjalorit shqip-shqip, turp do të thotë: “ndjenjë e for...
Nga Andi Bushati*Telenovela popullore e largimit apo qëndrim...
Nga Ilir LEVONJA* Këtej nga një rrugë e heshtur, me ca shina...
Nga Dr. Bledar Kurti*Një pyetje të thjeshtë i bëri gazetarja...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...