Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po protestojnë. Me ta sipas njoftimeve është bashkuar dhe shoqëria e gjerë civile. Ka një indinjatë sociale rreth një rasti përdhunimi. Rast ky që fal përgjegjësisë qytetare të një avokati, i cili denoncoi përdhunimin e turpshëm karshi një 16 vjeçare prej mësuesit dhe hetuesit. Ky i fundit në vend që ta ndihmonte, ta lironte nga makthet e përdhunimit, zuri ta shantazhojë me foto e të tjera duke abuzuar me ‘të për gati një vit. Vajza 16-të vjeçare mbetet shtatzënë, aborton etj., e gjitha në një shok njerëzor për shkak të tri institucioneve sociale, arsimit, rendit, mjekësisë. Ata po protestojnë nën moton, të pastrojmë institucionet tona nga përdhunuesit, policinë e kemi që të na mbrojë, jo përdhunoj…
Dhe me të drejtë. Kjo është nga ndjesitë e domosdoshme që tregon shëndetin e shoqërisë në përgjithësi. Reagimet institucionale janë të menjëhershme, me largimin dhe ndalimin e personave përgjegjës, mësuesi, hetuesi dhe mjeku. Reagoi edhe kryeministri i vendit.
Një rast pak a shumë i tillë ndodhi edhe në Shqipëri, në Kavajë. Jo më larg se dy ditë. Mirëpo çuditërisht asnjë lloj reagimi social. Përpara drejtorisë së policisë në Tiranë, a asaj në Kavajë kalonte vetëm era. Kryeministri nuk ka kohë të kthej kokën të merret me perversitete të dorës së tretë. Ai është klas i lartë, nuk janë ndodhira për nivelin e tij.
Ama u mbushën studiot. Dhe më shumë se problematika pjesa dërrmuese e debutuesve, kishin si qëllim lukun dhe kush të munde shokun me fjalë. Aq sa në çaste të caktuara studiot ktheheshin në koshere grerëzash.
Ashtu si e tha një nga këta greristët se, si gjithmonë bëjmë dy ditë zhurmë dhe asgjë. Në pritje të ndonjë skandali tjetër që të vazhdojmë avazin. Dhe vërtetë, sot një heshtje e shurdhët, plani i parë janë shkëmbimet plot pështymë parlamentare. Se çfarë tha i pari dhe çfarë i dyti etj. Realiteti social është punë alienësh, bota matanë xhamave i përket marsianëve.
Në Kavajë një masë e konsiderueshme i qe kundërvënë shtypit me pretekstin mos t’i nxirrnin namin e keq kavajsëve. Dhe ta mendosh një mendësi e tillë në vitin 2019-të. Shkurt e gjitha një pamje që nuk ka asgjë të përbashkët me përditshmërinë europiane a perëndimore. Ndaj me të drejtë disa thonë, mjerë ne ku na ka rënë për pjesë të rrojmë.
Në janarin e 2015 në familjen tonë u ballafaquam me rastin e...
Në Shqipëri vota nuk merret me flamur as me ide.Mbytet me Ko...
Nga Azgan HaklajParimi i sovranitetit të kombeve dhe ai i ve...
Ka disa vargje Migjeni që mua më mundojnë pafund.Ai pyet vet...
Të shohësh qartë e veprosh drejtë kur askush nuk kupton më a...
Nga Arjan GALDINI Ka zemërate që shprehet me gjuhë të fortë ...
A e dini çfarë?Kam vendosur ta besoj plotësisht Edi Ramën ku...
Nga Zef ZEFISi sot e katër vjet më parë sipas plagjatures ob...
Kurrë më parë, egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë p...
Çdo ditë e më teper të mbushet mendja që në këtë vend gjërat...
Nga Zef ZEFI*Kur më 2014 opozita denoncoi në Kuvend avionët ...
Sipas fjalorit shqip-shqip, turp do të thotë: “ndjenjë e for...
Nga Andi Bushati*Telenovela popullore e largimit apo qëndrim...
Nga Ilir LEVONJA* Këtej nga një rrugë e heshtur, me ca shina...
Nga Dr. Bledar Kurti*Një pyetje të thjeshtë i bëri gazetarja...
Nga Ilir Levonja*Asnjëherë si më parë Edi Rama dhe rilindja ...
Nga Aurel Plasari*Do të ketë, këtij viti, 100-vjetorin: e pa...
Nga Ilir Levonja*Nga një podium i vogël, brenda ambjenteve t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...