Nga Andi Bushati/ Hipokrizia ndërkombëtare me krizën shqiptare
Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për...
Nga Ben Andoni
Më 16 Shkurt të këtij viti të mbledhurit e shumtë të protestës së parë të opozitës, protesta që u përsëritën dhe dhjetë herë të tjera me radhë, përgjatë javëve dhe muajve në vazhdim ishin të bindur: Ramën nuk e zinte e nesërmja. Madje, mes tyre shpesh thirrej me zë se dorëheqja ishte gati, por i duhej një orë më e mirë! Më pas, Ramën do e tërhiqnin zvarrë, kurse të dy liderët e Opozitës ishin të bindur se zgjedhjet nuk do të bëheshin. Po. Krejt të bindur dhe e përsërisnin me zë e figurë e shkrim bashkë. U betuan dhe u stërbetuan, duke i nxjerrë njerëzit me forcë dhe duke harxhuar energji pa fund se fitorja ishte fare afër. Mu, aty sa të kaloje pragun. Në fakt, s?ishte fare aty.
Shqiptarët, sidomos njerëzit afër PD-së, frymës që përcjell kjo parti por edhe shumë të pakënaqurve, e plotësuan detyrimin e tyre. E megjithatë, zgjedhjet u bënë, madje me mbikëqyrje ndërkombëtare dhe pavarësisht pjesëmarrjes dhe ato që sot thotë pjesa tjetër e propagandës së Majtë u kalua një cak. Sërish një pjesë e madhe e shqiptarëve u gdhinë nga një realitet virtual:Jo nuk ishin. Nuk pati pjesëmarrje!
U shanë ambasadorë, u nëpërkëmbën të huaj dhe u krijua sërish përshtypja se ishin ata fajtorë njësoj si Rama. Paradoksalisht, iu kthyem sërish OSBE/ODHIR për ndihmë, ashtu si trokitëm nëpër ambasada.
Ka një pyetje të madhe: Pse realisht kryetari i opozitës është i destinuar për një rrugë e cila nuk të çon askund! Është e vërtetë ajo që besohet dhe që realisht i vishet si meritë. Paçka dorëzimit të mandateve dhe bojkoteve, lëvizja e Bashës tregoi se qeverisja e kryeministrit aktual është e mbarsur me probleme, ashtu si imazhi i tij lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar.
Në një këndvështrim tjetër duke e vendosur problematikën në rrafsh tjetër, duam të sjellim një përballje të vështirë, por që nuk krahasohet kurrsesi me situatën tonë, përveç modelit. Në fillim-vitet ?40, bota ishte e tmerruar nga forca dhe individualiteti i spikatur dhe i frikshëm i liderit nazist. Atëherë, të gjitha vendet e Evropës po binin një e nga një dhe turpshëm të eklipsuar nga forca e propaganda naziste, përveç ish-BRSS dhe Britanisë së Madhe. Atëherë shteti amerikan në pritje të së papriturës, u kërkoi njerëzve të saj të shkencave sociale një alternativë. Përgjigja e cila dukej e thjeshtë rezultoi të ishte e vështirë, disi patetike, por më e drejta: Nëse Amerika do të mbetet një komb i lirë, demokratik, qytetarët dhe liderët e saj duhet të kenë personalitete të lira dhe demokratike. Ata do të duhet të jenë psikologjikisht të aftë në të gjitha rrafshet, dhe po ashtu të aftë të lëvizin dhe të arsyetojnë lirshëm dhe të jenë në gjendje të bashkëpunojnë vullnetarisht.
Vepro pra demokratikisht! Respekto ligjin dhe largoju virtualitetit! Përpara nuk është Hitleri që drodhi botën, por është Edi Rama, një lider shumë kalimtar që do harrohet si paraardhëesit e tij, ndërsa nuk po vendoset për një rend botëror, por thjesht për një alternativë politike. Ndaj Bashës i duhet t?i largohet virtualitetit dhe patetizmave pa fre, që ushqehen nga grafomanë pa fund dhe t?i shtrëngohet alternativës së tij politike. Rama është aty dhe do jetë dhe pak muaj të tjerë, porse virtualiteti i Bashës i bën dëm veç vetes së tij edhe një publiku që e ndjek i verbër. Këtë ndjen këto ditë kur rezistencën në bashki, bëhet vetëm atje ku janë ato me ngjyresat e djathta dhe jo të tjerat, sepse Basha me virtualitetin e tij skajor i la në baltë kryetarët e tij dhe mbi të gjitha elektoratin që nuk besonte se do kishte zgjedhje./Javanews
Shumica e diplomatëve në Tiranë, sa herë pyeten së fundi për...
Shumica e bashkive të vendit do të kenë kryetarë të rinj kët...
Nga Sali Berisha Gjykata e Larte e perkohshme dhe ad hoc si ...
Nga Aurel Plasari* Sot Kryeshërbëtorit të pretenduar të qyte...
Nga Kim MehmetiE ëndërronim si ‘çadër’ kombëtare që do e mbr...
Karikatura e zgjedhjeve lokale, të cilës Rilindja po përpiqe...
Nga Azgan HAKLAJ* Koalicioni, apo më qartë kuarteti Putin-Er...
Sot është dita e tretë dhe sigurisht ngjarja e Kavajës, aq i...
Aktualisht të rinj shqiptarë në Prishtinë dhe Drenas, po pro...
Në janarin e 2015 në familjen tonë u ballafaquam me rastin e...
Në Shqipëri vota nuk merret me flamur as me ide.Mbytet me Ko...
Nga Azgan HaklajParimi i sovranitetit të kombeve dhe ai i ve...
Ka disa vargje Migjeni që mua më mundojnë pafund.Ai pyet vet...
Të shohësh qartë e veprosh drejtë kur askush nuk kupton më a...
Nga Arjan GALDINI Ka zemërate që shprehet me gjuhë të fortë ...
A e dini çfarë?Kam vendosur ta besoj plotësisht Edi Ramën ku...
Nga Zef ZEFISi sot e katër vjet më parë sipas plagjatures ob...
Kurrë më parë, egjiptianët dhe romët e Shqipërisë nuk kanë p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...