web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e bëni dot? Njihuni me "Bottle Cap Challenge", sfida më e re në internet që po i çmend të gjithë

10 Korrik 2019, 19:05, Aktualitet CNA

Me një hashtag të përdorur nga më shumë se 200 persona, kjo sfidë është bërë virale tashmë në të gjithë internetin.

Pas asaj që ndodhi vjet me ?Kiki Challenge?, sfida e kësaj vere duket se do të jetë ?Bottle Cap Challenge?, ose në shqip ?Sfida e tapës së shishes?.

Ata që e bëjnë këtë sfidë duhet të hapin tapën e një shisheje me anë të një goditje me këmbë, që mund të jetë një goditje taiwkando-je ose disi teknike. Dhe sigurisht që kjo sfidë ka vështirësitë e veta sepse nëse nuk zotëron asnjë lloj teknike në goditjen me këmbë, mund të përfundosh me shishe të thyer apo më keq akoma, me këmbë të dëmtuar.

Këtë sfide e filloi një mësues karateje i cili postoi video-n e ?Bottle Tap Challenge? dhe nominoi aktorin Jason Statham për ta bërë. Ky i fundit e realizoi dhe e postoi në Instagram dhe brenda pak orësh u bë virale, me miliona shikime të marra.

Të famshmit kanë nominuar nëjri-tjetrin dhe secili po përpiqet që ta realizojë tani në mënyrën më origjinale, duke mos përdorur vetëm goditjen teknike me këmbë por dhe mënyra të tjera. Cilët janë personazhet më të famshëm që e kanë realizuar këtë sfidë dhe video-t më të bukura të ?Bottle Cap Challenge?? Ja ku e keni një përmbledhje:

Një nga të parët që e bëri ishte këngëtari John Mayer:

Më pas, Connor McGregor, i cili përfshiu në goditje një lëvizje MMA-je:

Sfida vazhdoi me regjizorin Guy Ritchie, i cili qenka më elastik se sa ta jep përshtypjen:

Zlatan Ibrahimovic u bashkua sigurisht:

Paul Pogba e çoi goditjen në një nivel tjetër, pasi hapi dy shishe:

Këngëtarja Ellie Goulding, u bë një nga pak femrat që është bërë pjesë e sfidës, por duhet thënë që e ka bërë më mirë se shumica e çunave:

Ryan Reynolds nuk e postoi në Instagram videon e tij, por në Youtube, sepse e bëri si një film të shkurtër, ku reklamoi dhe pijen e tij:

Mariah Carey nuk përdori as këmbë as duar por zërin e saj për ta bërë sfidën:

Justin Bieber tregoi aftësitë atletike dhe përfitoi nga rasti t?i bënte dhe një ?diss? Tom Cruise:

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Hailey Bieber përdori ndihmën e një motori për ta realizuar:

Kendall Jenner, pasi u nomimua nga Hailey, përdori ndihmën e një motrri uji për ta bërë sfidën me spektakolare, dhe me një kolonë zanore:





Lajmet e fundit nga