web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Drejtori tre muajsh"/ Enton Duro, jeton me paratë e emigracionit

10 Korrik 2019, 10:31, Aktualitet CNA

Tre muaj ka mundur të qëndrojë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Enton Duro.

Ky i fundit u emërua me 27 Mars të këtij viti, pas një propozimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kur u largua nga detyra drejtoresha e Tatimeve Vasilika Vjero.

Më herët, Duro ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave.

Nuk dihet se përse është shkarkuar Duro, papritur nga detyra, gjithashtu ende nuk ka një emër të paktën publik që do të zërë karrigen e tij.

Emri i Duros nuk është lakuar për ndonjë shkelje dhe në përgjithësi drejtorët e institucioneve të ndryshme, janë të heshtur nga mediat.

Duke qenë në fokus politikanë të rangut të lartë, drejtorët edhe ata që  akuzohen për shkelje janë lënë në hije.Gjithçka ndiqet vetëm kur rastet përfundojnë në Prokurori.

CNA.al, ka zbardhur pasurinë e Enton Duros, pas emërimit në krye të Tatimeve.

Sipas të dhënave të ILDKPKI, Duro rezulton pronar i një apartamenti të blerë në vitin 2015 dhe që kushton  64 000 euro.

7500 euro deklaron se i ka investuar në apartament. Si burim deklaron të ardhurat nga emigrimi përgjatë viteve 1996-2003, kursimet e prindërve si dhe një aktivitet ekonomik që nuk e specifikon.

 Viti 2018 (Deklarata fillestare)

Apartament i blerë në vitin 2015, sip 81 m2 me vlerë blerje, me vlerë 64 000 euro

Investim i kryer në apartament në vitin 2015, me vlerë 7 500 euro.

Burimi:Të ardhura personale nga emigrimi në Itali 1996-2003,  aktiviteti ekonomik 2007 si dhe nga puna, konsulenca dhe kursimet e prindërve.

Bono thesari 12 mujore, prill 2018, 2.500.000 Lekë

Të ardhura personale emigrimi në Itaali 1996-2003, nga aktiviteti ekonomik 2007, nga puna dhe konsulenca si dhe kursime të prindërve.

Autoveturë importuar nga Gjermania në vitin 2009, me vlerë 5 500 euro.

Gjendje në llogari rrjedhëse, 30 Prill 2018, 17.051 Lekë.

Gjendje Cash në banesë, 210.000 Lekë.

Të ardhura si anëtar Ivibikqyres i Shtypshkrojna e letrave mc vlcrë, Sh.a, 1 janar -30 Prill 2018

112,200 Lekë (Njëqind e dymbëdhjetë mijë e dy qind)

Të ardhura nga paga si pedagog, Fakulteti 1 Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, 1 janar -30 Prill 2018

378,508 Lekë (Treqind shtatëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e tetë)

Të ardhura si anëtar Këshilli Mbikqyrës i Albgas Sh.a, 1 janar -30 Prill 2018, në shumën 22,100 Lekë.

Të ardhura nga interesi në bono thesari 12 mujore, prill 2018, 1 janar -30 Prill 2018 , në shumën 56,938 Lekë.

Bashkëshortja:

Llogari kursimi euro, gjendja 30 Prill 2018, 2.556 Euro.

Obligacione qeveritare 2 vjeçare, Blerë në Maj 2017, 1.400.000 Lekë.

Depozita 1 mujore, gjendja 30 Prill 2018, 200 014 lekë.

Depozitë fëmija, Ea Enton Duro, gjendja 30 Prill 2018, 10,700 Lekë.

Të ardhura personale nga puna dhe kursime familjare, 291,649 Lekë.

Të ardhura nga paga, 77,441 Lekë.

Të ardhura nga Sigurimet Shoqërore Leja e Lindjes, në shumën 64,629 lekë.

Viti 2018 (Deklarata vjetore)

Gjendje Cash në banesë, + 400,000 Lekë.

Bono thesari 12 mujore, – 2.500.000 Lekë.

Gjendje ne llogari rrjedhese, – 16.782 Lekë.

Depozitë tremujore, Shtator 2018,+20,002 euro.

Shtypshkronja e letrave me vlerë. Pagesë nga Këshilli administrativ, 157 080 lekë.

Pagesë si anëtar i Këshillit Mbikqyrës, në OSSHE, 144 933 00 lekë.

Paga nga DTT, 869 864 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia, 44 059 lekë.

Interesa, bono thesari, 17 649 lekë.

Bashkëshortja

Llogari kursimi euro. gjendja 30 Prill 2018, – 2,541 euro.

Depozita 1 mujore, +30.000 Lekë.

Depozitë për fëmijën + 199 Lekë

Depozitë për fëmijën Kron Enton Duro, + 10,600 Lekë

Llogari rrjedhëse – 247,084 Lekë.

Të ardhura nga paga, 708 194 lekë.

Të ardhura nga interesi, obligacione dy vjecare, 29 036 lekë.

Të ardhura nga sigurimet shoqërore, 13 527 lekë.

Kredi për shtëpi 3 000 000 lekë./CNA.al

 

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

 





Lajmet e fundit nga