KPA "rrëzon" krahun e djathtë të Adriatik Llallës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot rrëzimin e kërk...
Nga Luan Rama
* E vërteta është e thjeshtë. Eshtë diskrete dhe alarmante. Eshtë edhe e turpshme për një vend që pret çeljen e negociatave me Bashkimin Europian: Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka as Gjykatë të Lartë! Paradoksalisht e për turp, si asnjë vend tjetër!
E megjithatë, ?reforma në drejtësi është në rrugën e duhur?, ?reforma në drejtësi po ecën përpara?, ?Shqipëria është një model suksesi për gjithë Evropën?.
Refrene ?tallavaje diplomatike? që përdoren pa kursim e na thuhen papushim! Sllogane bajate e të neveritshme, që i dëgjojmë të artikulohen sa në shqip e më shumë në anglisht, natyrisht më shumë në Tiranë, por edhe në Bruksel. Prej këtyre këtu, por edhe prej atyre atje që vijnë e venë!
Këta këtu servilë deri në neveri.
Ndërsa ata që vijnë e venë,flasin për gjithçka e për çdo gjë. Seriozë e të përqëndruar. Me grimasa e gjithë pompozitet. Edhe të kënaqur ngaqë e kanë mësuar se në Shqipëri sipas Kanunit, ?shtëpia është e zotit dhe e mikut?.
E ndaj nuk e kanë për gjë ti bëjnë të dyja; edhe zotin, edhe mikun!
Po për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nuk flasin.
E përse duhet të flasin?
Fundja, ata nuk kanë ndonjë çështje të tyren që të kenë nevojë për Gjykatën Kushtetuese apo për Gjykatën e Lartë në Shqipëri!
Edhe në ndonjë rast kur janë të detyruar të flasin, më shumë tallen e na thonë ?kostot e tranzicionit?.
Ndërsa për kostot që krijohen tek qytetarët shqiptarë, për kostot e drejtësisë së munguar, për kostot e moszbatimit të Kushtetutës, për kostot e cënimit të njërës prej të drejtave themelore të njeriut që është e drejta për një proces të rregullt gjyqësor në të gjitha shkallët e gjykimit e deri në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, nuk flasin!
Sepse për ta ka gjëra më të rëndësishme, më fondamentale, më ekzistenciale për fatet e demokracisë dhe të shtetit të të drejtës!
Për ta rëndësi ka pra; ?që reforma po ecën mirë?, ?që reforma është në rrugën e duhur?, ?që qytetarët shqiptarë e duan reformën?.
Rëndësi ka gjithashtu që edhe ONM është në punë me ngarkesë të plotë!
Por që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, që nuk ka as Gjykatë të Lartë dhe që gjykatat e apelit e të tjerat më poshtë janë gjysmake dhe ende me shumë gjyqtarë në rradhë që presin për t?u larguar, nuk ka rëndësi!
Një ditë edhe ato do të bëhen.
Ata që e projektuan, ata që e trumbetuan, ata që e financuan dhe, edhe ne që e votuam bashkë me ata që e durtrokitën, natyrisht e dinim dhe e prisnim që do të kishte ?firo?, që do të kishte të larguar prej atyre që nuk do të mund të kalonin vettingun.
Por, se si do të zgjidhej problemi i zëvendësimit të të larguarve, jo thjeshtë për të zënë vendet e mbetura bosh, (prishëm tre institucione e në vend të tyre krijuam trembëdhjetë të tjera!), po për të ndërtuar sistemin e munguar të drejtësisë së ligjit dhe për të zëvendësuar sistemin e drejtësisë së korruptuar, askush nuk mendoi!
E sot shqiptarët gjenden përballë drejtësisë së munguar!
-Punë e madhe, mund të thotë ndokush!
E në fakt ka edhe që e thonë, më shumë prej të gjithëve Kryeministri!
Ne kemi parlament, kemi edhe qeveri.
Pra kemi dy pushtete, ç?na duhet pushteti i tretë!
Vërtetë në nenin 7-të të Kushtetutës sanksionohet se: ?Sistemi i qeverisjes ne? Republike?n e Shqipe?rise? bazohet ne? ndarjen dhe balancimin nde?rmjet pushteteve ligjve?ne?s, ekzekutiv dhe gjyqe?sor?, por kujt i hyn në punë Kushtetuta?!
Vërtetë, kujt i hyn në punë Kushtetuta, ne kemi Reformën në Drejtësi! Eshtë e rëndësishme që ajo të jetë në rrugë të mbarë. Dhe është akoma më e rëndësishme që këtë të na e thonë ambasadorët dhe ata që vijnë e venë në Bruksel. Pa se nuk zbatohet Kushtetuta dhe se shkelet ajo, nuk ka shumë rëndësi!
Rroftë Reforma në Drejtësi!
Ç?parodi tallëse!
Dhe nga ana tjetër; akademikë, profesorë, intelektualë, konstiticionalistë, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile heshtin e gogësijnë, të denjë e të vetmjaftueshëm në mediokritetin e tyre mjeran!
Shqipëria sot është pa Gjykatë Kushtetuese! Edhe nesër, edhe pasnesër, edhe për muaj të tjerë do të jetë pa të! Askush nuk di ta thotë se kur do të fillojë të funksionojë!
E tani që nuk ka as Gjykatë të Lartë, kjo mungesë do të jetë edhe më e gjatë, se pa u zgjidhur më parë funksionimi i Gjykatës së Lartë, nuk mund të zgjidhet Gjykata Kushtetuese, e cila ka për detyrë, ?garantimin dhe respektimin e Kushtetutës nga veprimtaria e pushtetit publik?, pra nga dy pushtetet e tjerë, ligjvënës (Kuvendi) dhe ekzekutiv (qeveria).
Ajo është instanca e fundit e ngarkuar me kontrollin ndaj akteve të nxjerra nga organet e pushtetit shtetëror duke u përqendruar në aspektin e pajtueshmërisë së tyre me dispozitat kushtetuese.
Këtë atribut me siguri nuk mund ta kryejnë as ambasadorët e nderuar dhe as komisionerët e Brukselit!
Edhe një referencë tjetër në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Në pikën e parë të nenit 135 thuhet: ?Pushteti gjyqe?sor ushtrohet nga Gjykata e Larte?, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkalle?s se? pare??.
E në këtë kontekst edhe një pyetje: në kushtet e mungesës së Gjykatës së Lartë, si përmbushet ky detyrim që buron nga Kushtetuta?
A mund ta përmbushin ambasadorët dhe komisionerët e Brukselit?!
Por gjithësesi, rëndësi ka që ato të na thonë se ?Reforma në Drejtësi po realizohet me sukses?.
Dhe kur këtë na e thonë ambasadorët e nderuar dhe komisionerët e Brukselit, nuk kanë rëndësi të vërtetat; nuk ka rëndësi që Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, që Shqipëria nuk ka Gjykatë të Lartë!
Nuk ka rëndësi as që Kushtetuta sanksionon se: ?Sistemi i qeverisjes ne? Republike?n e Shqipe?rise? bazohet ne? ndarjen dhe balancimin nde?rmjet pushteteve ligjve?ne?s, ekzekutiv dhe gjyqe?sor?.
Më e rëndësishme është që ne po bëjmë Reformën në Drejtësi!/ CNA.al
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot rrëzimin e kërk...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas Komis...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reagua...
Këngëtarja e njohur amerikane Ariana Grande ka anuluar përsë...
Për disa njerëz dhimbja e kokës kthehet në diçka të padurues...
Ish futbollisti i Milan dhe Juventus, Andrea Pirlo ka marre ...
Stresi që ju shkaktohet nga puna apo nga papunësia do të nji...
Risha ose Regina Kova, modelja ruse është e njohur tashmë pë...
Shumë herë dëgjojmë për ngjarje të çuditshme dhe rastësore n...
Faqja online “BrightSide” ka sjellë në vëmëndje 10 fëmijët m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shih...
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Ha...
Përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme të BE, Federic...
Ministri gjerman i Shtetit, Michael Roth, ka deklaruar se Ba...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet s...
Eurodeputeti Eduard Kukan foli sot lidhur me prezanitimin e ...
Komisioneri europian, Johannes Hahn ka prezantuar sot rapor...
Në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, krahu...
Në vitin 2014 gjigandi i teknologjisë Facebook, mori “përsip...
Filmat dhe serialet e bazuar në histori të vërteta njerëzore...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...