web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lajm i shkëlqyer”/ Bushati reagon pas rekomandimit për negociatat

29 Maj 2019, 12:01, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas Komisioni Europian, hapi sot dritën jeshile për Shqipërinë, në lidhje me celjen e negociatave me BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati e quan lajm të shkëlqyer për Shqipërinë rekomandimin që KE dha sot për hapjen e negociatave.

?Një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Komisioni Europian përsërit rekomandimin drejtuar Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë bazuar në progresin e arritur dhe kalendarin e miratuar unanimisht në qershor të vitit 2018 nga Vendet Anëtare.

Miratimi i rekomandimit nga Vendet Anëtare dhe përcaktimi i datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit janë hapi i radhës që do të siguronin besueshmërinë e procesit të zgjerimit?, shkruan Bushati./ CNA.al





Lajmet e fundit nga