"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Filmat dhe serialet e bazuar në histori të vërteta njerëzore janë gjithnjë më intriguesit, pasi audienca vazhdimisht përpiqet të përfytyrojë përjetimet e personazheve në ekran, pa lehtësinë që të ofron fjalia ?është thjesht një film?.
Por në serialin me 8 episode ?The Act?, të prodhuar nga ?Hulu? dhe të shfaqur në ekran për herë të parë në mars të 2019-ës, ndjesia është tërësisht e ndryshme, pasi vetëm ideja se e gjitha kjo histori mund të ketë ndodhur në realitet të ngre qimet përpjetë.
Seriali trajton jetën e Dee Dee Blanchard, një nënë beqare e cila ka hequr dorë nga gjithçka, për t?u kujdesur për vajzën e saj të sëmurë, Gypsy Rose, e cila gjithashtu është personazh kryesor në serial. Në serial, Gypsy Rose paraqitet si një vajzë adoleshente me zhvillim të vonuar dhe me probleme të mëdha shëndetësore si kanceri, paraplegjia, epilepsia, alergjia nga sheqeri, etj.
Deri këtu, kushdo mund të mendojë se bëhet fjalë për një histori të trishtë dramatike të një familjeje me probleme, derisa në fund të episodit të parë, fillojnë të dalin detajet e para të një historie thuajse të pabesueshme, që në fakt është dëshmuar nga vetë Gypsy Rose në jetën reale dhe nga familjarët e fqinjët e dyshes nënë e bijë.
Në serial, dalëngadalë fillon të dalin në sipërfaqe serkretet e errëta të familjes Blanchard dhe zbulohet se në fakt, Gypsy Rose nuk është aspak e sëmurë, por e ëma e saj, vuan nga sindroma ?Munchausen by proxy?, një çrregullim mendor që konsiston në trillimin e problemeve shëndetësore të personave/kafshëve shtëpiake që janë nën kujdesin e personit që vuan nga kjo sindromë, në mënyrë që ky i fundit t?i mbajë nën kontroll.
Kështu, si në serial e ashtu edhe në realitet, Dee Dee Blanchard e trajton të bijën si të sëmurë duke e detyruar të lëvizë vetëm me karrocë paraplegjikësh, duke i rruar kokën që ta bënte të dukej si e sëmurë me kancer dhe duke e ushqyer nëpërmjet një tubi.
Gypsy Rose dhe Dee Dee Blanchard në jetën reale
Teksa fillojnë të dalin në pah abuzimet psikologjike dhe fizike të së ëmës, vetë Gypsy Rose, e cila si në realitet ashtu edhe në film mendon se është një vajzë e vogël por në fakt është në fillim të të 20-ave, fillon të dyshojë tek e ëma pasi fillon të kuptojë se ajo në fakt nuk vuan nga gjithë sëmundjet që mendonte se vuante.
Pasi krijon miqësi me fqinjën e saj e cila i flet për herë të parë për tematikat e moshës si djemtë dhe lidhjet, Gypsy përfshihet në rrjetet sociale dhe nis të flasë me një djalë të quajtur Nick (që vuan nga çrregullimi i personalitetit të dyfishtë), i cili më tej shndërrohet në të dashurin e saj dhe nis të eksperimentojë erotizmin dhe BDSM.
Dyshja mban për dy vite një lidhje në distancë dhe pas torturave të nënës problematike të Gypsy-t e cila nis të nuhasë diçka dhe dëshirës së çiftit për të qenë bashkë dhe të lirë, thuret një plan djallëzor.
Në një episod që të lë frymën pezull, vajza e vogël dhe e pafajshme me zërin fëminor Gypsy Rose dhe i dashuri i saj Nick me portretin e frikshëm, organizojnë vrasjen makabre të Dee Dee Blanchard. Siç rrëfehet dhe në dokumentarin ?Mommy Dead and Dearest? të bazuar mbi të njëjtën histori të 2015-ës, e ëma e Gypsy Rose u gjet e pajetë nga fqinjët e saj disa ditë pasi ishte vrarë nga Nick, i dashuri i së bijës.
Vajza të cilën të gjithë e dinin të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara u gjet nga policia shëndoshë e mirë së bashku me të dashurin disa ditë më pas dhe u vunë në pranga. Nick Godejohn u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje ndërsa Gypsy Rose, u dënua me 10 vite burg dhe është ende në qeli për atë që është cilësuar si një nga historitë kriminale më të pabesueshme të viteve të fundit.
Gypsy Rose dhe Nick Godejohn pas arrestimit nga policia
Falë historisë rrënqethëse, realizimit mbresëlënës nga ana regjisoriale dhe lojës së shkëlqyer aktoriale nga Patricia Arquette, Joey King dhe Calum Worthy, ?The Act? të fut jo vetëm në shtëpinë rozë të familjes Blanchard ku ka gjithnjë një qetësi të frikshme, por në kokat e secilit prej personazheve duke të mbajtur praktikisht të gozhduar para ekranit me dëshirën për të mësuar më shumë./Burimi:icon
Ish stilisti i firmës më luksoze në botë, Givenchy, Julien M...
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha në një...
Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi i çmimit marramendë...
“Bashkëshorti im është krenar dhe e ka përballuar mirë gjith...
Eurodeputeti, Eduard Kukan foli sot nga Parlamenti Europian ...
Fahriu njihet në rrjetet sociale, por edhe te demokratët dhe...
Policia në Dibër ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi...
Ministri i Shtetit për çështje të Europës në qeverinë gjerma...
Me 17 Qershor 2017, Kuvendi miratoi me 100 vota pro, dy kun...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një të shu...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj çdo ditë shfaqet nëpër...
Në protestat e fundit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ë...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i k...
Tashmë dihet se “dashuria” më e madhe e Fahri Balliut është ...
Një shtetas shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për vr...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, duke publikuar n...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Shqipëria rezulton një prej pesë përfituesve më tëmëdhenj, p...
Dubai është një nga qytetet më të bukura në botë. Ndërtesat ...
Ka përfunduar mbledhja darka informale e zhvilluar nga kryem...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...