web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drita jeshile e KE për Shqipërinë/ Cakaj fton palët politike për bashkëpunim

29 Maj 2019, 13:26, Aktualitet CNA

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndërsa ka reaguar në lidhje me rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, i ka drejtuar një apel palëve politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Cakaj thekson se tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t?i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës.

?Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:

Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t?i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat menjëherë ?-shkruan Cakaj në postimin e tij./CNA.al





Lajmet e fundit nga