Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Në 2016-ën, Kuvendi i Shqipërisë, me forcën e dhunës së të paktën katër prej amasadorëve, u detyrua me hir e me pahir të votonte pa pasur të drejtë të analizojë, ndryshojë apo korrigjoje, paketën e parë të asaj që u quajt Reformë në Drejtësi.
Eksperti i huaj i angazhuar nga EURALIUS, me background profesional në të drejtë tregtare mori përsipër mbrojtjen e çdo presje për ndryshime në ligjin themeltar të një shteti që nuk ishte i tij. Pa u konsideruar as opinionet e konstitucionalisteve dhe duke angazhuar një fushatë populiste, linçimi mediatik dhe diplomatik të çdo personi që përpiqej të arsyetonte mbi defektet e drafteve, eksperti i të drejtës tregtare, e trajtoi paketën si kontratë biznesi.
Merr këtë tekst ose shpallesh armik i Europës.
Sot e kësaj dite, megjithëse sipas informacioneve të CNA.al ekspertet e nivelit të lartë, Sadushi, Ibrahimi dhe Hoxha u paguan në atë kohë me rreth 7.000 euro në muaj, nuk dihet cili është draftuesi i akteve të Reformës.
Të gjithë sot përfshirë këta të tre flasin për problematikat, por jo për pagesat që kanë marrë për dëmin që i kanë shkaktuar ato formulime të ligjit themeltar dhe ligjeve bazë të funksionimit të drejtësisë.
Sot vendi nuk ka më asnjë gjykatë funksionale.
Mos bëjmë gallatë kur themi që nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe të lartë dhe të tjerat po funksionojnë normalisht.
Sot nuk ka as prokurori funksionale, që do të thotë nuk ka proçes të rregullt të ngritjes se akuzës në emër të shtetit. Dhe kjo jo vetëm se s?ka gjykatë ku ta dërgosh me postë akuzën, por sepse i gjithë sistemi i Prokurorisë është rrëmujë.
Ne nuk mumd ta dimë sot nëse rrënimi i gjithë sistemit të shërbimit të Drejtësisë në këtë vend, ishte çështje e një marrëveshje tregtare midis palëve, dhe për këtë u zgjodh juristi i tregtares.
Por pasoja është përditë në sytë e shqiptarëve. Sot nuk zhvillohen gjyqe të rregullta në asnjë gjykatë sepse gjyqtarët janë kthyer në gjyqtarë ambulantë që u duhet më shumë të shëtisin nga një qytet në tjetrin sesa të shërbejnë drejtësi.
Sot asnjë vepër penale nuk po arrin të shkojë drejt dënimit me vemdim të formës së prerë. Dhe nuk ka tregtar që ua zgjidh hallin klientëve të Drejtësisë, sepse vendi nuk ka më sportele, ku deklarohet vendimi i Drejtësisë.
Sot në Shqipëri nuk mumd të ngrihen akuzat për korrupsion dhe as të shqyrtohen çështjet e krimeve të rënda sepse nuk ka as prokurori as gjykata të gatshme për keto vepra penale.
Paketa e tregtarit të EURALIUS parashikonte prokurori dhe gjykata të posaçme për këto vepra. Dhe ligji u miratua siç dikush e shkroi dhe siç tregtari i EURALIUS e shiti.
Deri ketu pakkush e kupton se çdo të thotë kjo për sovranitetin dhe jurisprudencën shqiptare.
Por deri këtu gjithëkush tashmë është i qartë që efektet janë këto që thamë më lart.
Deri këtu çështja mund të trajtohet thjeshtë si një biznes i suksesshëm për ata ekspertët e nivelit të lartë që u paguan me flori që të fryheshin tavolinave, mund të trajtohet si biznes i suksesshëm për gjithë shpuren e europianëve që nga viti 2016 e deri sot kanë shtuar llogaritë personale në zërin e kontributit të dhënë per Reformën në Drejtësi në një vend të humbur si Shqipëria.
Sot ai që paguan është populli shqiptar, i cili vazhdon të paguajë faturën e padrejtësisë dhe të kaosit.
Tani i lutem shumë Europës mos tallen duke ngritur pretendime qesharake me formulime të tipit: Shqipëria duhet të kishte bërë më shumë për dënimin e zyrtarëve në nivele të larta.
Pasi vetë ata mbyllën çdo gjykatë, pasi shteruan çdo burim që duhet të japë drejtësi, pasi po shpikin “zgjidhje” amatorësh rast pas rasti, tani qenka faji i shqiptarëve që nuk po u dënokan zyrtarët e lartë!???
Këtu nuk ka më organe që të ngrenë akuzën dhe nuk ka më as gjykata se ku mund të ngrihet akuza. Siç ekspertët e tyre në BE, e deshën. Tani si po presin dhe kërkojnë që shqiptarët të dënojnë???!!!
Tani të pakten të na thonë se si, ku dhe nga kush po e presin të ndodhë ky gjyqi i dënimit!???!!!
Se edhe procesin e ngritjes së organeve të drejtësisë po e menaxhojnë vetë.
Ata që e shkruan, duhet ta dinë se kur do ndodhi dënimi që po kërkojnë. S’kanë pse e presin nga shqiptarët.
Ai tregtari i EURALIUS dhe ekspertët e nivelit të lartë duhet ta dinë. Paratë u paguan për ta. Përgjegjësia sot duhet të jetë të paktën me emrat e tyre.
Po tek ajo listë nuk mund të jenë si përgjegjës emrat e shqiptarëve të thjeshtë. Ata thjeshtë po paguajnë shtrenjtë pasojat./CNA.al
Nga Luan Rama* E vërteta është e thjeshtë. Eshtë diskrete dh...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot rrëzimin e kërk...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas Komis...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reagua...
Këngëtarja e njohur amerikane Ariana Grande ka anuluar përsë...
Për disa njerëz dhimbja e kokës kthehet në diçka të padurues...
Ish futbollisti i Milan dhe Juventus, Andrea Pirlo ka marre ...
Stresi që ju shkaktohet nga puna apo nga papunësia do të nji...
Risha ose Regina Kova, modelja ruse është e njohur tashmë pë...
Shumë herë dëgjojmë për ngjarje të çuditshme dhe rastësore n...
Faqja online “BrightSide” ka sjellë në vëmëndje 10 fëmijët m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shih...
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Ha...
Përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme të BE, Federic...
Ministri gjerman i Shtetit, Michael Roth, ka deklaruar se Ba...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet s...
Eurodeputeti Eduard Kukan foli sot lidhur me prezanitimin e ...
Komisioneri europian, Johannes Hahn ka prezantuar sot rapor...
Në vitin 2013, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, krahu...
Në vitin 2014 gjigandi i teknologjisë Facebook, mori “përsip...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...