Kriza politike/ Ish-ministri i Ramës tregon të vetmen zgjidhje
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas deklaratës që bëri dje kryeministri Edi Rama – i cili kërkonte që Kuvendi të vlerësonte nëse Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit ka shkelur ligjin që përcakton punën e tij dhe sa dëm u ka shkakaktuar qytetarëve – ka reagaur drejtuesi i këtij institute, Agron Tufa.
Tufa u drejtohet mediave duke shkruar në rrjetet sociale duke i kthyer përgjigje Ramës lidhur me deklaratën e e djeshme. Tufa shkruan se ? Kryeministrin e paskan rrêjt dhe rrêjt besa keq? pasi sipas Tufës, Kryeministri flet nga ato që i kanë thenë pasi nuk e ka lexuar vet këtë ligj dhe nenin respektiv për të cilin thotë se Instituti i tufës mund ta ketë shkelur.
?Kryeministri i Shqiperisë, z. Edi Rama, nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, që e gënjejnë kaq vrazhdë e trashë në lidhje më periudhën që ligji i jep në shqyrtim ISKPK; nuk duhet të më zërë besë as mua, që mund të kem “konflikt interesi” në këtë çështje. A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”? Aty thuhet gjithçka qartë e shqip:
“a) ?Periudha e komunizmit? është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë”. (Neni 3, përkufizime, pika “a”),?-shkruan Agron tufa në rrjete sociale.
Edhe pse Rama dje ka thënë qartë se ?në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet me taksat e shqiptarëve.?, Tufa ia sqaron, e zeza mbi të bardhë, se në fakt pikërisht kjo periudhë është objekt studimi i këtij institute sipas ligjit në fjalë.
Postimi i plotë i Tufës
PËR MEDIAT!
Dhe Kryeministri Rama foli: “…në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet me taksat e shqiptarëve. Çfarë erdhi pas ka qenë objekt i punës së atij instituti dhe i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin (dëmin?) E shkaktuar nga një i tillë institut” (5 maj 2019).
Nëqoftëse ndërmjetës qenka Ligji dhe respektimi i tij, atëherë qenkemi krejtësisht në rregull, vetëm se Kryeministrin e paskan rrêjt dhe rrêjt besa keq. Siç thoshte poeti i ndjerë Ali Podrimja Kryeministrit i paskan servirë një “rrenë klluqe”. Duket qartë që Kryeministri nuk e ka parë ende këtë nen specifik të ligjit.
Kryeministri i Shqiperisë, z. Edi Rama, nuk duhet t’u zërë besë as enveristëve përreth tij, që e gënjejnë kaq vrazhdë e trashë në lidhje më periudhën që ligji i jep në shqyrtim ISKPK; nuk duhet të më zërë besë as mua, që mund të kem “konflikt interesi” në këtë çështje. A ka punë më të thjeshtë e më të pastër sesa të shohësh vetë ligjin nr.10242 për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”? Aty thuhet gjithçka qartë e shqip:
“a) ?Periudha e komunizmit? është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990, si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944, gjatë së cilës është zhvilluar veprimtaria, që ka përgatitur ardhjen në pushtet të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila, më pas, u shndërrua në Partia e Punës e Shqipërisë”. (Neni 3, përkufizime, pika “a”).
Pra si t’ia bëjmë asaj pjesës “si dhe periudha përpara datës 29 nëntor 1944”?
Kryeministri për këtë periudhë – para 29 nëntorit 1944 – përdor pjesëzën mohuese “nuk mund”. Po ja pra, që Ligji thotë “mund” dhe ne e kemi zbatuar atë sipas standarteve europiane. Le ta marrë pra përgjegjësinë ai që e ka informuar qëllimisht gabim Kryeministrin.
Dhe pikërisht në këtë mundësi që hap Ligji për të studiuar krimet e komunizmit edhe para 29 nëntorirlt 1944, ka vend (e them ndershmërisht) realizimi i një prej ideve antikonformiste të shprehura në fillim të viteve ’90 nga Kryeministri vetë, si ky citim pikant:
“Duhet pranuar më në fund hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi nënjë luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë”
(“Refleksione”, Shtëpia botuese “Albania”, Tiranë 1992, f. 180-181).
Asokohe unë isha student i Letërsisë në Filologjik, i dehur me lirinë dhe miqtë e grupit poetik “E për-7-shme”, mendoja se komunizmi dhe enverizmi kishin rënë, vdekur pëfundimisht. Nuk ia vlente të merreshe përveçse me art, poezi e karagjozllëqe të moshës. Por “Refleksionet” dhe gazetën “Albania” të Ramës dhe Klosit si dhe publicistikën ala kubofuturiste të Ramës, e lexonim me qejf, sidomos çmitizimin e tabuve, ndër to dhe të luftës së kanonizuar sipas biblës së kuqe enveriste.
Por sot, me 5 maj 2019, Kryeministri më përmendi në mesazhin e tij qetësues për të shqetësuarit e kotë. Përmendi hetimin parlamentar, nëse ne jemi konform ligjit. Dhe… nëse puna jonë ka sjellë dëm…
Dëm kujt? Të vërtetës, apo enveristëve? Ne me punën tonë po provojmë se tezat e tij të vitit 1992 në Refleksione, janë absolutisht të drejta e të vërteta, sepse konfirmohen në arkiva. Edhe këte e kemi bërë konform ligjit, siç e patë më sipër.
Sidoqoftë, Kryeministri duhet të ri-informohet, të mos shurdhohet nga kori enverist dhe përfytyrimet e tyre të përçudshme mbi lirinë dhe pavarësinë shkencore të institutit tonë të Pavarur.
Misioni i tyre është vëtëm shëmtimi. Një katastrofë estetike si ata, përcakton dhe katastrofën etike ku janë katandisur.
Nuk bëhet aspak fjalë këtu për fyerje a cënim të vlerave të luftës. Nëse shëmbëllimi del monstruoz, s’është fajtore pasqyra. Enveristët dhe ish oficerët e Sigurimit, këto dy tumore në trupin e drobitur të Shqipërisë, kërkojnë pushtetin, kanë synimet e tyre (vizione antiutopike për ne), sepse duan të ngjallin së vdekurish kohën e Lugatit.
Nuk mendoj se është e hijshme e as e mundshme për shoqërinë tonë të shkurtohet distanca me Europën dhe BE me këto krijesa të Qoftëlargut.
Kryeministri mund të urdhërojë me pushtetin që ka gjithë ingranazhet e qeverisë dhe Parlamentit. Mund ta mbyllë dhe Institutin tonë, që studion krimet e komunizmit. I ka këto mundësi. Të gjitha. Thellësisht potente. Thellësisht jodemokratike. Sidomos në këtë periudhë kur Parlamenti është monist. Kur vëzhguesit e huaj thuajse nuk ekzistojnë. Kur institucionet dhe shoqatat për të drejtat e njeriut, thjesht janë servilë, tejet të neveritshëm.
Ne s’kemi askënd krah, përveç të drejtës dhe ligjit dhe… po, vetëdijes për ta administruar shkëlyeshëm sferën e lirisë sonë, të cilën, së paku formalisht na e garanton Kushtetuta.
Por ne do të provojmë të mbrohemi me logjikë, arsye e dinjitet, kundrejt një kryqëzate fanatike enveriste, deri më tash, vetëm me solidaritetin e pjesës më serioze të shtypit.
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Prej pothuajse tre muajsh, opozita e bashkuar ka djegur mand...
Kryetari i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha, ka d...
Ish-deputetja e PS-së, Jorida Tabaku, njëherësh dhe ish-krye...
Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar kryeministrin Rama dhe k...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e ...
Ka shkuar në 100 numri i personave të helmuar për shkak të u...
Një 42-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas denon...
Kryeministri i Kosovës ka pritur sot në një takim krerët e p...
Një 32-vjeçar shqiptar është përfshirë në konflikt me një sh...
Vizita e Papa Françeskut në Bullgari është një mision delika...
Stevo Pendarovski, dhe do të jetë president i ri i Maqedonis...
Makina e kryetarit të degës së PS-së në Elbasan, Xhevahir Bu...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
“Serbia në luftë për Volkswagen”, me këtë titull e përditshm...
Vijon ndikimi e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësira ...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite shume e vështirë ka për te ...
Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Republikës së...
Nga Bashkim Kopliku*– E ka trembur shumë PD-në, lindja e një...
Një ngjarje e rendë kriminale është raportuar se ka ndodhur ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...