Shiu nuk po na ndahet/ Ja si do jetë moti në vijim
Vijon ndikimi e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësira ...
?Serbia në luftë për Volkswagen?, me këtë titull e përditshmja gjermane ?Frankfurter Algemaine Zeitung? publikoi një artikull të shkruar nga korrespondeti për Ballkanin, Micheal Martens, i cili ka komunikuar edhe me presidentin serb Alkesandër Vuçiç. Në Beograd ata shikojnë disa avantazhe të Serbisë karshi Bullgarisë për investimet e mëdha: vendi mund të ofrojë kushte më të mira, si rezultat i sistemit i cili mundëson stafin e trajnuar, por edhe eksperiencën në prodhimin e pjesëve për industrinë e automobile. Në artikull, gjithsesi, janë parashtruar edhe pikat e dobëta të Serbisë: niveli i pakënaqshëm i demokracisë së vendit dhe të sundimit të ligjit, si dhe fakti i rëndësishëm që Serbia nuk është pjesë e BE-së. Disa nga pikat kyçë që janë trajtuar në artikull:
Serbia nuk dorëzohet
Në fillim të artikullit, autori nënvizon se në BE, presidenti serb po përballet me kritika të shumta për sa i përket demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Gjithsesi, sukseset ekonomike të vendit janë të pa diskutueshme: financa solide, borxhi në rënie, papunësia në ulje. Serbia është një destinacion tërheqës për investitorët e huaj dhe tani po shpreson për suksesin e madh: Të tërheqë fabrikën e re të Volkswagen.
Vuçiç shpreson se investimet gjermane do të shkojnë në Serbi, pavarsisht presion serioz politik të disa pjesëmarrësve, siç thotë dhe presidenti Vuçiç. Autori citon thashethemet që qarkullojnë në Beograd se ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder ( të cilin Vuçic e konsideron mik të tij) ka lobuar për Turqinë në garën për Volkswagen. Këto thashetheme, Vuçiç i komentoi me këto fjalë: ?Kjo është në të drejtën e tij, unë kam dëgjuar se të tjerë po lobojnë për destinacione të tjera, por ne po luajmë drejt dhe po mbrojmë hapur interesin tonë. ?
Duhet rikujtuar se Gerhard Shroeder nuk është vetëm një ish-kancelar, por gjithashtu edhe ish kryeministër i provincës gjermane të Lower Saxony, ?shtëpisë? së Volkswagenit. Qeveria e kësaj province kontrollon mbi 20% të aksioneve të kompanisë dhe është gjithmonë e përfshirë në vendimmarrje të rëndësishme.
?Jemi gati të ofrojmë dyfish më shumë subvencione dhe lehtësira?
Më tej Martens shkruan se sipas presidentit Vuçiç, Serbia respekton të gjithë kundërshtarët për investimet e mëdha, përfshirë Turqinë dhe Bullgarinë. ?Por çfarëdo që ata propozojnë, ne mund të ofrojmë më shumë, ne jemi të gatshëm të ofrojmë dyfish më shumë subvencione dhe lehtësira se sa Bullgaria, ne kemi staf të mirë kualifikuar sipas kërkesave të BE-së, dhe tre vite më parë kemi prezantuar sistemin dual të edukimit sipas modelit gjerman,?- tha Vuçiç. Artikulli gjithashtu liston edhe përfitimet që sipas Vuçiç, Serbia, mund të ofrojë si: vendin e lirë të ndërtimit dhe të gjithë infrastrukturën ? gaz, energji elektrike, rrugë, plus gatishmërinë 24/7 për t?iu përgjigjur të gjitha kërkesave të Volkswagen.
Në të njëjtën kohë, shkruan Martens, Serbia ka një minus: nuk është anëtar i BE. Autori rikujton se bisedimet e anëtarësimit filluan në 2014, por nuk ka gjasa të përfundojnë së shpejti. ?Nëse do të ishim në BE, ne do ta kishim tërhequr këtë investim prej kohësh, sepse jam i sigurt se oferta jonë është më e mirë sesa Bullgarisë, por pa anëtarësim në BE, lufta është e vështirë?.
Autori gjithashtu foli me Marko Cadez, president i Dhomës së Tregtisë të Serbisë, që tregoi avantazhin tjetër të vendit: në Serbi shumë pjesë dhe komponentë tashmë prodhohen për industrinë e automobilave. Cadez shtoi se Serbia është përpara Bullgarisë me njëmbëdhjetë vende në Grafikun e Klimës së Biznesit të Bankës Botërore./ Monitor
Vijon ndikimi e masave ajrore të paqëndrueshme ku vranësira ...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite shume e vështirë ka për te ...
Stevo Pendarovski do të jetë presidenti i ri i Republikës së...
Nga Bashkim Kopliku*– E ka trembur shumë PD-në, lindja e një...
Një ngjarje e rendë kriminale është raportuar se ka ndodhur ...
Në një postim të fundit, avokati i njohur Altin Goxhaj, ka k...
Mbledhja e antarëve socialist të Urës-Vajgurori, është shoqë...
Një 17-vjeçar me inicialet D.K është arrestuar sot nga polic...
Ai është një ndër DJ më të njohur në Shqipëri. Bëhet fjalë p...
Moderatorja Dajana Shabani ka treguar shumë sekrete të jetës...
Ndërsa në një mesazh të mëparshëm dha lajmin befasues të fu...
Rita Ora dhe familja e saj e kanë pranuar me shumë krenari o...
Pas mbylljes së procesit të votimit, në orën 19.00, ka nisur...
Zbardhet lista me kandidatët e Partisë Socialiste në Qarkun ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në shumicë se kry...
Manjola Nallbani është një nga ikonat e muzikës së lehtë në ...
Partia Socialiste është duke përmbyllur procesin e caktimit ...
Mediat greke kanë pasqyruar heqjen e tabelave ditën e sotme....
Gjatë intervistës me Roza Latin, ku të ftuar ishin dy paruki...
Moderatorja Dajana Shabani është një nga më të përfolurat në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...