web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen kandidatet e PS-së për Qarkun Korçë

5 Maj 2019, 18:28, Aktualitet CNA

Zbardhet lista me kandidatët e Partisë Socialiste në Qarkun Korçë.

Nga burime zyrtare  CNA.al mëson se për Bashkinë Korçë, kandidon për herë të tretë Sotiraq Filo.

Ai është zgjedhur në Nëntor të viti 2013 dhe më pas në zgjedhjet lokalet 2015.

Në Pogradec deputeti Ilir Xhakolli hyn për herë të parë në garën e kandidimit për Bashkinë dhe ka dy mandate deputet.

Për Bashkinë Kolonjë, kandidon Erion Isai, emër ky surpriz në radhët e PS-së. Kujtojmë se Isai është personazh i ekranit, por dhe pjesë e administratës së lartë të institucioneve të artit. Dikur ka qenë pjesë e trupës së “Portokallisë”, të cilën e braktisi pas emërimit si drejtues i Teatrit të Kukullave. Njëkohësisht ai është dhe pjesë e rubrikës humoristike “BE Coffee”, të emisionit “E diela Shqiptare”.

Kandiati për kryebashkiak i Maliqit pritet të vendoset ditën e Mërkurë. Kryebashkiaku aktual Gezim Topçiu me gjashtë mandate, sakaq  pritet të shihet nëse do jetë apo jo sërish pretendent, pas mbledhjes se kryesisë së PS-së. Dhe në rast se largohen kandidatët me tre mandate, pritet të jete kandidat Arjan Jaupllari.

Ne Devoll duket se socialistët janë më të pavendosur, pasi ka ende pikpyetje. Tre emrat që përfliten janë ai i Eduard Duros, Eroldi Begollit dhe Xheni Eskit, por asgjë nuk është vendosur ende.

Kujtojmë që Devolli është një nga zonat që PD e konsideron bastion të vetin./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga