Zgjedhjet presidenciale/Mbyllen qendrat e votimit në Maqedoninë e Veriut
Në orën 19, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit ku qytetar...
Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet raundi i dytë zgjedhjeve presidenciale, ku në garë janë dy kandidatë Stevo Pendarovski i mbështetur nga partit e koalicionit qeveritar dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e mbështetur nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE.
Votimet janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kanë rreth 1.8 milionë persona, të cilët mund ta realizojnë në 3512 vendvotime. Zgjedhjet do të jenë të vlefshme nëse në votime dalin mbi 40 për qind e zgjedhësve.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 13.00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 20.73 për qind e qytetarëve. Dalja më e lartë është regjistruar në Kriva Pallankë dhe Krushevë me rreth 39 përqind, ndërsa më e ulët në komunat me popullatë shqiptare si në Bogovinë, Zhelinë, Saraj e komuna tjera, ku nuk arrin as 10 për qind. Gjithnjë sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve procesi i votimit po zhvillohen në atmoferë të rregullt pa incidente që mund të prishin procesin votues.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë votimit të sotëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në mesditë nuk ka regjistruar asnjë shkelje të rendit dhe qetësisë publike.Votimi zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa probleme ka thënë zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski.
“Çdo përpjekje për prishjen e procesin zgjedhor do të sanksionohet pa kompromis?, ka deklaruar Angelovski. MPB apelon tek qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit në mënyrë paqësore dhe dinjitoze.
Liderët partiakë me apele që qytetarët të dalin në vendvotime
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pasi ka realizuar të drejtën e votës ka theksuar se sot më e rëndësishmja është që të arrihet censusi dhe Maqedonia e Veriut të fitojë presidentin e ri të shtetit. Sipas tij nga votimi dhe rezultati përfundimtar do të varet se kah do të orientohet shteti.
“Unë besoj se me një dinamikë të përshpejtuar do të vazhdojmë të ecim krahë për krahë me botën perëndimore. Shpresoj që zgjedhjet e sotme të jenë të suksesshme dhe do të ecim përpara ashtu siç na ka hije?, ka theksuar kryeministri Zoran Zaev.
Lideri i opozitës maqedonase kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski pasi ka votuar ka folur për disa parregullsive që janë shënuar në teren.
“Siç duket karakteri i pushtetmbajtësve të Zoran Zaevit nuk rri qetë. Ata duan që përmes rrugës së dhunës të zgjedhet presidenti i ri i shtetit. Kemi disa raste në Maqedoninë Lindore për të cilat VMRO DPMNE-ja do ta njoftojë përmes konferencave për shtyp opinionin për parregullsitë e shënuara”, ka deklaruar Hristijan Micevski kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti procesin e sotëm zgjedhor e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Ai u ka bërë thirrje qytetareve që sa më masovisht të dalin për të votuar.
“Është një moment shumë i rëndësishëm që vendi ynë të jap një porosi për rajonin, por në veçanti për komunitetin ndërkombëtar se është një shoqëri e pjekur e përgatitur për procese të rëndësishme”, ka thënë Ali Ahmeti kryetari BDI-së.
Vendvotimet mbyllen në ora 19 ndërsa rezultatet e para jopreliminare pritet të kumtohen diku nga ora 20 e mbrëmjes së sotme, raporton “DW”.
Ndërkohë në një dalje të dytë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve(KSHZ) njofton se deri në ora 15:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 30.35 për qind e votuesve.
Jehona më e madhe e votuesve është regjistruar në Demir Kapi (49.17 %), Kriva Pallankë, Krushevë, Makendoski Brod. Jehona më e ulët regjistrohet në Bogovinë (10.49 për qind), Zhelinë dhe Qendër Zhupë.
Në daljen më të fundit KSHZ-ja njoftoi se deri në ora 17:00, numri i votuesve pjesëmarrës ka arritur në 38.23 për qind.
Sipas drejtuesit të KSHZ-së, Oliver Derkovski: procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe se nuk janë regjistruar incidente të theksuara që do të ndikonin në procesin zgjedhor. Derkovski u shpreh optimist për arritjen e censusit.
Kujtojmë se nga mbyllja e qendrave të votimit ka mbetur dhe rreth një orë dhe më pas pritet të nisë procesi i numërimit. Sikurse pohojnë burimet nga Komisioni, një rezultat paraprak pritet të jepet para mesit të natës./CNA.al
Në orën 19, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit ku qytetar...
Bes Kallaku është një nga moderatorët dhe aktorët e emisioni...
Një avion civil është detyruar të kryejë ulje emergjente në ...
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të suksesshme shqi...
Rashel Kolaneci është një nga vajzat më seksi të ekranit. Aj...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Plaz...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nuk ...
Nga rreth tridhjetë persona, që ishte raportimi i ditës së d...
Prezantuesja e njohur Ermira Çausholli është bërë nënë për h...
Ka humbur jetën pas aksidentit biznesmeni shqiptar në Itali....
Telenovelat turke kanë zgjuar një interes shumë të madh tek ...
Lungomare, projekti i bujshëm i Qeverisë për të cilin u inve...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ...
Britney Spears është një nga këngëtaret më të përfolura në s...
Papa Françesku u bëri sot thirrje udhëheqësve evropianë të z...
Kanë dalë detaje të reja lidhur me ngjarjen e djeshme në bur...
Kryetarja e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dol...
Ellen DegeneresNë vitin 1998, pasi zbuloi se ishte lesbike, ...
Para pak javësh i ftuar në emisionin “NIN” ishte reperi Ledr...
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Ti...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...