web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/ "Lalifikimi" e ka kthyer kryeqytetin në peng të mafias rajonale

5 Maj 2019, 19:03, Aktualitet CNA

 Ndërsa në një mesazh të mëparshëm dha lajmin befasues të futjes së tij në garën për kryebashkiak të kryeqytetit, në përballje më “Lali Fake” Veliajn, siç e etiketonte, kryetari i  LDE-së, Arian Galdini e ka ritur dozën e goditjes ndaj Veliajt.

Këtë herë mesazhi i publikuar prej tij në faqen personale në rrjetet sociale  përmban një denoncim të rendë.

Fillimisht Galdini ka falenderuar gjithë mbështetësit e tij për mbledhjen e firmave në Tiranë, në mënyrë që të legalizojë kandidimin, me frazën:

?Nuk e di nëse do t’ia dalim dot, por për ne si LDE është gjithësesi e vlefshme dhe e shëndetshme kjo përpjekje e qytetarëve fisnikë për të mbledhur firmat?,- Galdini vijon.

“Miq, Edhe pse e dielë sot, ndihem kaq krenar dhe i prekur nga shumë miq e të panjohur që më kanë telefonuar dhe shkruar për të më ofruar mbështetjen e tyre vullnetare për mbledhjen e firmave në Tiranë për të bërë të mundur që ne të LDE të kemi në Tiranë kandidatin tonë për Kryetar Bashkie si edhe listën tonë të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë. Ju falenderoj me shpirt.

E vërteta e madhe dhe e plotë është se këtu në Tiranë duhen jashtëzakonisht shumë firma bashkë me fotokopjen e kartës së identitetit për çdo firmëtar.

Kemi pak ditë në dispozicion, as 1 javë, dhe misioni ynë i mbledhjes së firmave është si Kostandini që duhej të kalonte 9 dete, 9 male, 9 kodra, 9 lumenj, që të mbante fjalën. Të gjithë vullnetarëve të vetëofruar ua kam nisur me ëhatsapp, messenger dhe e-mail Formularët Tip të prodhuar nga KQZ për mbledhjen e firmave.

Nuk e di nëse do tia dalim dot, por për ne si LDE është gjithësesi e vlefshme dhe e shëndetshme kjo përpjekje e qytetarëve fisnikë për të mbledhur firmat. Jemi në kushte të pabarabarta e të pakrahasueshme mundësie garimi.

Sepse jemi partia me zero para dhe zero media. Sepse jemi partia e qytetarëve të thjeshtë dhe të halleve e sakrificave të mëdha. Sepse  jemi partia që po kërkon të rritet vetëm dhe vetëm me fuqinë dhe ritmin e qytetarëve të thjeshtë.

Ama, përpjekjen do ta bëjmë deri në fund, deri në sekondin e fundit të mesnatës së dt 13 maj. Po, unë si Kryetar i LDE jam i vendosur të ofroj veten time për të konkuruar si Kandidat për Kryetar Bashkie në Tiranë. Po, nëse i’a dalim mbanë me firmat, unë do të jem Kandidati i LDE për Kryetar Bashkie në Tiranë.

Nëse ia dalim me firmat do bëjmë së bashku një betejë të madhe elektorale, që askush nuk e ka parë deri sot në Tiranë. Fushata jonë do të jetë Fushata e së Vërtetës përballë të Rremes, Fushata e Qytetarit përballë Kukullës së Oligarkisë, Rilindjes dhe Sorosit, Fushata me zero para dhe zero media, përballë TeleKandidatit dhe Milioner Kandidatit të Oligarkisë, Rilindjes dhe Sorosit, Fushata e së djathtës përballë Neokomunistit Oligarkdashës.

Fushata jonë do të jetë për të Mbrojtur Teatrin Kombëtar, Memorien e Tiranës. Fushata jonë do të jetë kundër Kullifikimit të Tiranës . Fushata jonë do të jetë Fushata e DeLalifikimit të Tiranës.

Lalifikimi i Tiranës e ka kthyer Kryeqytetin e Shqipërisë në një peng të Mafias Rajonale, Krimit Politik, Korruptiv dhe të Organizuar vendas dhe të Oligarkisë.

Duhet  Delalifikim urgjent. Tirana duhet të bëhet Tirona e zemrave. Paralelisht me mbledhjen e firmave jam duke u konsultuar me miq, për përgatitjen e të gjithë elementëve të fushatës elektorale, nga Programi tek Propozimet tona.

Dashtë Zoti ia dalim me firmat, që të kemi mundësi të bëjmë një përballje të fortë me Lali Çerin. Dashtë Zoti! Përpjekjen do ta bëjmë deri në fund. Ju falenderoj me shpirt. Ju ripërsëris: kam nevojë për ndihmën e secilit prej jush. Kush ka dëshirë të na ndihmojë vullnetarisht, kush ka dëshirë të jetë pjesë e Ekipit tonë Elektoral në Tiranë, kush ka dëshirë të jetë në Listën tonë të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, kush ka ide, propozime, sugjerime, për fushatën, le të më shkruajë: E?mail: [email protected] Cel: 0672051564. Faleminderit!-shkruan Arian Galdini./CNA.al





Lajmet e fundit nga