“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, nën drejtimin e z. Jan Kees Martijn, vizitoi Tiranë gjatë periudhës 25 prill- 6 maj 2019 për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të dytë Pas Programit (MPP).
Në mbyllje të misionit, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, shefi i misionit të FMN-së, Jan Kees Martijn dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ministrja Denaj theksoi se rritja ekonomike e vendit është tashmë stabilizuar në nivelin 4 % dhe pritet që të vazhdojë prirjen pozitive edhe në pjesën e mbetur të vitit.
Guvernatori Sejko u shpreh se në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë, pozicioni ciklik dhe ekuilibrat e përgjithshëm të ekonomisë shqiptare kanë vijuar të përmirësohen. ?Zgjerimi i kërkesës agregate, i ardhur kryesisht si pasojë e rritjes së konsumit dhe investimeve private, kanë mundësuar ruajtjen e trendit pozitiv të rritjes ekonomike dhe shfrytëzimin gjithnjë e më të plotë të kapaciteteve prodhuese?, tha z. Sejko.
Ndërsa, shefi i misionit të FMN tha se ?Perspektiva ekonomike është përgjithësisht e favorshme. Rritja pritet të moderohet në 2019, por do të vijojë të jetë afër nivelit 4 për qind në periudhën afatmesme. Në periudhën afatmesme, veprimtaria pritet të nxitet nga një përshpejtim i rritjes në BE, rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, fuqizimi gradual i eksporteve përfshirë turizmin dhe investimet e nevojshme për ta mbyllur hendekun e madh infrastrukturor në Shqipëri?.
Deklarata e plotë e Ministres Denaj:
Së pari falënderoj misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për forcimin e financave publike sidomos në lidhje me:
-përmirësimin e administratës tatimore,
-përmirësimin e sistemit te monitorimit dhe kontrollit
-rritjen e cilësisë të shpenzimeve publike.
Rritja ekonomike e vendit është tashmë stabilizuar në nivelin 4%. Pavarësisht luhatjeve të tremujorit, të ndikuar kryesisht nga faktorë të jashtëm të lidhur me situatën në vendet partnere, pritet që në pjesën e mbetur të vitit ekonomia të vazhdojë prirjen pozitive. Sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe turizmit pritet të kompensojnë luhatjet në sektorin e energjisë. Kërkesa e brendshme pritet të jetë e qëndrueshme pavarësisht rreziqeve në rritje të kërkesës së jashtme.
Papunësia ka shënuar rënie duke arritur në nivelin 12.3% referuar raportit të Bankës Botërore. Ndërsa, sipas INSTAT në vitin 2018 në Shqipëri janë 1.23 milionë të punësuar, kurse shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës ka arritur nivelin 68.3%. Vendet e lira të punës edhe gjatë tremujorit të parë kanë treguar një trend pozitiv. Të dhënat e deklaruara në Zyrat e Punës flasin për 11 101 vende të lira pune për tremujorin e parë të vitit. Ndërsa punësimet të realizuara vetëm nga Zyrat e Punësimit në tremujorin e parë tregojnë për një rritje 30% më shumë krahasuar me të njëjtën periudh të një viti më parë.
Të ardhurat tatimore kanë qenë përgjithësisht të kënaqshme gjatë tremujorit të parë të vitit. Vetëm nga tatim-fitimi gjatë 4 mujorit të parë janë mbledhur 17% të ardhura më shume se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në një kohë që siç e dini ne kemi lehtësuar tatim-fitimin për bizneset me xhiro deri në 14 milion lekë duke e zbritur normën në 5% nga 15%. Ndërsa të ardhurat e pushtetit vendor për tremujorin e parë të 2019-s patën një rritje prej 37.8% krahasuar me tremujorin e parë të 2018.
Një aspekt tjetër për tu theksuar është dhe angazhimi i qeverisë për të shtuar ndjeshëm rimbursimin e TVSh-së që pritet të arrijë ritmet normale brenda këtij tremujori. Ne kemi marrë angazhim për të paguar të gjithë rimbursimet e prapambetura në një kohë sa më të shpejtë dhe vetëm në katër mujorin e parë janë paguar afro 12 milion dollarë, apo 28% më shumë rimbursime se e njëjta periudhë e vitit të kaluarë shumë. Siç jeni në dijeni, stoku i rimbursimeve ka ardhur për shkak të ngarkesës së menjëherëshme të disa projekteve të mëdha, me të cilat ne tashmë kemi marrëveshje ristrukturimi pagesash.
Thënë sa më lartë, në këndvështrimin tonë qëndrojmë optimistë për një tremujor të ardhshëm me tregues pozitiv në drejtim të të ardhurave kjo dhe për shkak të rritjeve të kapaciteteve në drejtim të mirëadministrimit të procesit nga ana e MFE.
Ndaj ne mbetemi konfident që deficiti buxhetor i parashikuar në fund të vitit të jetë i pandryshuar dhe borxhi publik të bjerë në rreth 65.5%.
Edhe fondamentet e tjera ekonomike kanë qenë të qëndrueshme dhe në përgjithësi me përmirësim.
Pozicioni i jashtëm i ekonomisë ka shënuar përmirësim, ku teprica e bilancit të pagesave u rrit ndjeshëm në 2018 prej ngushtimit të deficitit të llogarisë korrente dhe prej rritjes së flukseve financiare, ku spikatën flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte të cilat në 2018 arritën nivelin 1 miliard Euro.
Po ashtu, ndjeshmëria e agjentëve ekonomikë, si bizneset ashtu edhe konsumatorët, rezultoi mbi mesataren afatgjatë dhe në përmirësim edhe për tremujorin e parë të këtij viti.
Ndërkohë që sistemi financiar mbetet i mirë-kapitalizuar dhe likuid.
Në aspekt të administrimit:
Është rritur roli dhe kapaciteti i Ministrisë në menaxhimin e rreziqeve.
Në bashkëpunim të ngushtë me Bankën Botërore (BB), Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bashkimin Evropian (BE) kemi bërë hapa konkretë në monitorimin e kontratave PPP-ve, ku me ligjin e ri që pritet të miratohet së shpejti, Ministria e Financave merr një rol kyç në të gjitha hapat e procesit për të minimizuar rreziqet e mundshme dhe duke siguruar integrimin me objektivat afatmesme buxhetore.
Një sistem i ngjashëm monitorimi është ngritur edhe për ndërmarrjet shtetërore veçanërisht ato të sektorit të energjisë dhe ujësjellësve por jo vetëm. Monitorimi është shtrirë në të gjitha ndërmarrjet publike për të rritur efektivitetin e tyre dhe për të minimizuar kostot buxhetore që mund të shkaktohen.
Detyrimet e prapambetura janë nën kontroll dhe pritet të ulen më tej këtë vit në një nivel të papërfillshëm. Krijimi i detyrimeve të reja si në nivel qendror dhe atë lokal është e lidhur me fazën e korrektimit duke i dhënë përparësi shlyerjes së detyrimeve më të vjetra dhe duke e mbajtur vonesën e shlyerjes ne kohe optimale. Gjithsesi, synimi është që në fund të këtij viti çështja e detyrimeve të prapambetura të mos përbëjë më shqetësim për financat publike.
Për sa i përket projektit të Korporatës Shqiptare të Investimeve AIC jemi në një proces të ngushtë konsultimi me partnerët tanë ndërkombëtarë. Objektivi kryesor mbetet administrimi me efiçiencë dhe rritja e vlerës së aseteve publike të papërdorura aktualisht, nëpërmjet një procesi me kontributorë partnerë serioz dhe investitorë të huaj. Nuk ka asnjë qëllim tjetërsimi pronash publike. Procesit të konsultimit do t’i jepet gjithë koha e nevojshme për të saktësuar çdo aspekt të këtij ligji.
Një proces të plotë konsultimi synojmë dhe për paketën fiskale. Për këtë qëllim në bashkëpunim me FMN do ndërmarrim një analizë për strategjinë afatmesme të të ardhurave si në aspektin e politikave fiskale ashtu edhe për çështje të përmirësimit dhe modernizimit të mirëadministrimit. Jemi duke punuar ngushtësisht në një riformatim të modelit të riskut dhe mënyrës së inspektimit për të përmirësuar analizën e brendshme por edhe për të luftuar informalitetin në mënyrë më efektivite.
Dhe me këtë rast dua të rivlerësoj përsëri ndihmën e pandërprerë të të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë në forcimin e financave publike për të rritur vlerën e përdorimit të taksave të qytëtarëve shqiptarë.
Ju faleminderit!
Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë sot masën e sigurisë “ar...
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë një operacion n...
Pas përvojës së viteve të kaluara, Maqedonia e Veriut ka nev...
Me oferta “bujare” për natyralizimin e ukrainasve Moska syno...
Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit të FMN-së, për Shqipërinë...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në burg Bajram Bregun...
Ka reaguar ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, lidhur me n...
Ministri në detyrë për punët e jashtme, Gent Cakaj është për...
Pas helmimit që ka ndodhur me banorët e qytetit të Bulqizës,...
Ndërkohë që rreth një muaj e gjysëm na ndajnë nga zgjedhjet ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka reagur n...
Gazetari Nikoll Lesi, pas paralajmërimit të disa ditëve më p...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbyllur misionin e tij në Shqi...
Pas përfundimit të sezonit televiziv me programin “Shiko kus...
Në programin “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë ishte ...
Një operacion i papritur i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ...
Dje Vlora përfundoi nën ujë. Bulevardi “Ismail Qemali” që sh...
Ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur ...
DASHI Të përgjithshmet: Merkuri largohet nga shenja juaj në ...
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...