"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit të FMN-së, për Shqipërinë, në një komunikim me mediat në kuadër të monitorimit të post marrëveshjes, ka folur për rrisqet të cilat kërcënojnë ekonominë shqiptare.
Ai tha se borxhi publik nuk po ulet dhe detyrimet e prapambetura po shtohen, ndersa qeveria shqiptare duket se nuk ka më mjete për të përmirësuar situatën.
Zyrtari i lartë i FMN-së, tha se perspektiva ekonomike e Shqipërisë është e favorshme, por këtë vit do të jetë më e moderuar.
Ekonomia më 2019 do të rritet vetëm 3.5 % dhe në periudhën afatmesme me rreth 4%, ndërsa deficiti fiskal ka rënë, por këtë pritet të arrijë në 2,5 %.
Më tej, shefi i FMN-së, tha se deficiti do të rritet nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura, por edhe nga dobësitë në të ardhura.
FMN deklaron se borxhi publik më 2018 ishte 69.9 për qind duke përfshirë edhe detyrimet e prapambetura.
Raporti i plotë i FMN:
Risqet ndaj aftësisë së Shqipërisë për ta shlyer kredinë duken të kufizuara. Megjithëse nevojat për financim bruto janë mjaft të larta për shkak të afatit të maturimit relativisht të shkurtër të borxhit publik, shërbimi i borxhit, përfshirë edhe borxhin e FMN-së, pritet të mbetet brenda aftësisë së Shqipërisë për ta shlyer. Kredia për t?u shlyer ndaj FMN-së qe sa 2,8 për qind e PBB-së në fund të vitit 2018. Edhe historiku i mirë në shlyerje të kredive dhe stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë sugjerojnë se risqet e shlyerjes janë të kufizuara.
Fondi Monetar Ndërkombëtar Uashington, D. K. 20431 SHBA 2 Perspektiva ekonomike është përgjithësisht e favorshme. Rritja pritet të moderohet në 2019, por do të vijojë të jetë afër nivelit 4 për qind në periudhën afatmesme. Këtë vit, rritja parashikohet të ngadalësohet në 3,5 për qind, për shkak të efektit bazë të prodhimit rekord të energjisë elektrike në vitin 2018 dhe ngadalësimit në vendet partnere. Në periudhën afatmesme, veprimtaria pritet të nxitet nga një përshpejtim i rritjes në BE, rritja e pjesëmarrjes në tregun e punës, fuqizimi gradual i eksporteve përfshirë turizmin dhe investimet e nevojshme për ta mbyllur hendekun e madh infrastrukturor në Shqipëri.
Megjithatë, zhvillimi i qëndrueshëm varet edhe nga përmirësimet në qeverisjen ekonomike, përfshirë në fushën e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë që inflacioni mbetet ndjeshëm nën objektivin prej 3 për qind, politika monetare duhet të vijojë të jetë shumë akomoduese. Pritet që inflacioni të konvergojë ngadalë drejt objektivit të vendosur, me ngushtimin e hendekut të prodhimit dhe rimëkëmbjen e inflacionit të Eurozonës.
Por ka risqe të rëndësishme që anojnë për nga ana rënëse. Shqipëria është ndjeshëm e ekspozuar ndaj risqeve në rritje në BE, sidomos në partnerët e saj kryesorë tregtarë. Në frontin e brendshëm dobësitë janë kryesisht në sektorin publik. Ndëkohë që deficiti fiskal ka rënë gjatë vitit 2018, ai parashikohet që ai të rritet në 2.5 për qind të PBB-së në vitin 2019 (përfshirë dorëzanitë për kreditë e reja për sektorin energjetik prej 0.4 për qind e PBB-së).
Ky zgjerim nxitet pjesërisht nga shlyerja e planifikuar e detyrimeve të prapambetura të qeverisë, çka në vetvete është diçka e mirëpritur. Por kjo rritje e deficitit vjen edhe nga masat tatimore të fundit që e zvogëlojnë bazën tatimore, e cila edhe më parë ka qenë e ngushtë, dhe që parashikojnë trajtim preferencial për të tjerë sektorë shtesë, përfshirë këtu uljen e shkallës së TVSH-së dhe shkallës së tatimit mbi fitimin.
Për më tepër, ekzistojnë risqet e mosrealizimit të mëtejshëm të planit të të ardhurave dhe humbjeve të pritshme në sektorin energjetik për shkak të rënies së prodhimit nga hidrocentralet. Pavarësisht nga rënia gjatë viteve të fundit, borxhi publik vazhdon të jetë i lartë, në rreth 69.9 për qind të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura) në fund të 2018 dhe parashikohet të zbresë në 66.3 për qind në fund të këtij viti. Në nivelin aktual të borxhit publik dhe të deficitit, politika fiskale ka shumë pak hapësirë për të përballuar apo kompensuar tronditje negative. Gjithashtu, risqet fiskale janë rritur edhe nga rritja e detyrimeve të kushtëzuara, siç janë ato që lidhen me partneritetet publike-private (PPP).
Duke u mbështetur në reformat e fundit për forcimin e menaxhimit të riskut dhe administrimit tatimor, ne rekomandojmë kufizimin e risqeve fiskale dhe krijimin e amortizuesve fiskalë që kërkon konsolidim të mëtejshëm fiskal nëpërmjet përpjekjeve të qëndrueshme në anën e të ardhurave dhe fuqizimit të institucioneve buxhetore.
Konkretisht:
I nxisim autoritetet ta shfrytëzojnë mjedisin e favorshëm ekonomik për ta përmirësuar pozicionin fiskal nëpërmjet fuqizimit të bazës së të ardhurave fiskale. Në veçanti, një korrigjim fiskal me efekte në gjysmën e parë të periudhës, për
3 ta çuar suficitin primar në 1,5 për qind të PBB-së deri në vitin 2021, do të ndihmonte në ngritjen e amortizuesve fiskalë dhe do të siguronte konvergjencë më të shpejtë të borxhit drejt objektivit prej 45 për qind të përcaktuar me Ligjin organik të buxhetit. Ky korrigjim do të duhej të arrihej nëpërmjet rritjes së të ardhurave fiskale, sepse nevojat e mëdha që ka Shqipëria për infrastrukturë dhe zhvillim njerëzor nuk lejojnë shkurtime të mëtejshme të shpenzimeve.
Rekomandojmë fuqizimin e sistemit tatimor nëpërmjet anulimit të masave që e fragmentojnë dhe dobësojnë bazën tatimore dhe
nëpërmjet nivelimit të fushës së lojës për bizneset. Në këtë kuadër, e mirëpresim synimin e autoriteteve për të hartuar një strategji afatmesme për të ardhurat buxhetore, e cila do të mbulonte politikën tatimore dhe administrimin tatimor. Kjo qasje do të ndihmonte në arritjen e konsensusit për planin e të ardhurave dhe për një paketë të gjithanshme masash tatimore për arritjen e tij.
Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri.
I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSHje, duke i mos i lidhur rimbursimet me me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore.
Ne mirëpresim planet e autoriteteve për të shlyer stokun e prapambetur të rimbursimit të TVSH-së sa më shpejt të jetë e mundur (dhe për pjesën më të madhe brenda vitit 2019).
E rëndësishme është edhe marrja e masave të shpejta për të fuqizuar sistemin e kontrollit mbi angazhimet për projektet e investimeve, për t?u dhënë fund detyrimeve të prapambetura të qeverisë, në veçanti në fondin e rrugëve.
4 ? Të përmirësohet administrimi i borxhit, përfshirë edhe nëpërmjet rifillimit të emetimit të bonove afatshkurtra të thesarit (tremujore dhe gjashtëmujore). Kjo do të ishte në përputhje me strategjinë e emetimit të borxhit, e hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. Edhe pse autoritetet kanë arritur progres të vyer sa i takon zgjatjes së afatit të maturimit të borxhit publik, kjo nuk ka përse të pengojë emetimin e instrumenteve afatshkurtra. Këto instrumente janë të domosdoshme për administrimin me kosto më të ulët të likuiditetit nga ana e thesarit si edhe nga bankat e nivelit të dytë, për zhvillimin e tregjeve dytësore dhe mbrojtëse ? të cilat shfrytëzojnë çmimet e segmenteve të ndryshme të kurbës së yield-it ? dhe për lehtësimin e administrimit të likuiditetit të BSH-së.
Po kështu, megjithëse mbështetja në rritje te emetimet e Eurobondit mund të duket e dobishme në kohëra të favorshme, prioritet duhet të përbëjë ngritja e një tregu të fuqishëm dhe likuid të borxhit të brendshëm, duke qenë se ndihmon në mobilizimin e kursimeve të brendshme dhe i ul risqet e monedhës dhe të rifinancimit të borxhit. Në këtë kuadër, me rëndësi kritike është fuqizimi i kapacitetit të MFE-së për administrim të borxhit dhe sigurimi i një bashkërendimi të mirë me BSH-në.
Kjo ka rëndësi për mbrojtjen e financave publike dhe për sigurimin e maksimizimit të vlerës. I mirëpresim shtesat dhe ndryshimet që synojnë përmirësimin e administrimit të risqeve të PPP-ve.
Me marrjen përsipër të një roli të ri nga ana e MFE-së si filtër për PPP-të, duhet siguruar që kjo ministri të ketë kapacitetin për të vlerësuar risqet dhe kostot e këtyre projekteve, sidomos në fazën përpara studimit të leverdishmërisë.
Në këtë kuadër, Ministria duhet të ketë të drejtën e marrjes së informacionit mbi të gjitha të dhënat kontraktore që kanë ministritë e linjës (përfshirë edhe për projektet ekzistuese). Gjithashtu, efektivitetin e kostos do ta rriste shumë eliminimi i fragmentimit të vendimmarrjes në menaxhimin e investimeve publike.
Vijojmë t?i nxisim autoritetet që të ndalojnë përdorimin e propozimeve të pakërkuara për të gjitha PPP-të.
Ky projektligj do t?i jepte mundësi qeverisë të udhëzonte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin KISH-në në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t?i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike.
Përkundrazi, ky kuadër do të duhej të
siguronte që KISH të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i 5 palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e KISH-së në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve.
KISH duhet gjithashtu të jetë objekt i Ligjit ?Për prokurimin publik?.
Varësia e këtij sektori nga reshjet e përkeqëson dobësinë e tij financiare dhe krijon risqe për buxhetin e shtetit (përfshirë edhe këtë vit). I nxisim autoritetet të zbatojnë planin e ristrukturimit për sektorin, të përgatitur me këshillat e Bankës Botërore, për ta vënë këtë sektor mbi baza të qëndrueshme financiare.
Nevojiten edhe masa të mëtejshme për t?i kufizuar risqet që vijnë nga sektori financiar Sektori bankar është drejt përfundimit të procesit të konsolidimit dhe është i kapitalizuar dhe likuid. I mirëpresim masat e vazhdueshme që ka marrë Banka e Shqipërisë për të fuqizuar kuadrin rregullator dhe mbikëqyrës dhe për të vënë në zbatim standardet e Bazelit, ndërkohë që po bëhen ndryshime në pronësinë e bankave, dhe për të vazhduar pastrimin e bilanceve të bankave për të ulur nivelin e kredive nën standard.
Por dobësitë strukturore në mjedisin e kreditimit e kanë cënuar klimën e biznesit (sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme NVM-të) dhe e pengojnë transmetimin e politikës monetare.
Zhbllokimi i rritjes së kreditimit do të kërkonte një zgjidhje përfundimtare të ngërçit me përmbaruesit, zbatimin e plotë të kuadrit të falimentimit dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe masa të qeverisë për të mbështetur deeuroizimin e mëtejshëm.
Banka e Shqipërisë ka qenë shumë aktive në fuqizimin e instrumenteve të saj mbikëqyrëse dhe makroprudenciale. Lidhur me këto të fundit, BSH i ka harmonizuar më tej rregullat e saj me standardet ndërkombëtare, përfshirë rezervat e kapitalit dhe zhvillimin e një sërë treguesish makroprudencialë. BSH ka vënë në zbatim inspektim dhe mbikëqyrje më intensive, si në vend ashtu edhe nga zyra, për bankat me aksionarë të rinj. Por, bankat e tjera, përfshirë edhe ato me rëndësi për sistemin, inspektohen në vend vetëm një herë në dy vjet.
I këshillojmë Bankës së Shqipërisë ta rrisë shpeshtësinë e inspektimeve në një herë në vit për të rritur mundësitë për të identifikuar në kohën e duhur risqet që rrjedhin nga ekspozimet e mëdha dhe nga kreditimi i palëve të lidhura.
I nxisim autoritetet të vazhdojnë reformat në përgjigje të dobësive në kuadrin e parandalimit të pastrimit të parave/luftës kundër financimit të terrorizmit, nëpërmjet zbatimit pa vonesë të planeve të veprimit për të trajtuar mangësitë e identifikuara në raportin e vlerësimit të Moneyval.
Në fund, dua të falenderoj autoritetet për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e tyre.
Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në burg Bajram Bregun...
Ka reaguar ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, lidhur me n...
Ministri në detyrë për punët e jashtme, Gent Cakaj është për...
Pas helmimit që ka ndodhur me banorët e qytetit të Bulqizës,...
Ndërkohë që rreth një muaj e gjysëm na ndajnë nga zgjedhjet ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka reagur n...
Gazetari Nikoll Lesi, pas paralajmërimit të disa ditëve më p...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbyllur misionin e tij në Shqi...
Pas përfundimit të sezonit televiziv me programin “Shiko kus...
Në programin “Dua të të bëj të lumtur” këtë të shtunë ishte ...
Një operacion i papritur i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ...
Dje Vlora përfundoi nën ujë. Bulevardi “Ismail Qemali” që sh...
Ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur ...
DASHI Të përgjithshmet: Merkuri largohet nga shenja juaj në ...
Ish-ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me ...
Ish miss Shqipëria Almeda Abazi e martuar me aktorin e famsh...
Sot në Komisionin e Sigurisë është diskutuar dekreti i Presi...
Para ca ditësh kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të k...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot një tryezë diskutimi p...
U lodhët nga dieta juaj dhe ushqimet që nuk i hani dot? Sot ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...