Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Ky njeri është shumë më errët nga ç’mund të mendojë dikush. Eshtë shumë i errët sepse ndërthur veset dhe instiktet më të këqia njerëzore me vepra dhe akte penale dhe antiligjore. Në një kohë që ai vetë ka publikuar në faqen e tij të facebook-ut fotografi me tre dokumente të ndryshme (kartë identiteti e vitit 1991, dy pasaporta shqiptare, ku njëra ka edhe vizë amerikane), të gjitha me emrin “Fotaq”, atëherë regjistrimi i tij në Universitetin e Ohio-s me emrin “Fatmir” përbën vepër të rëndë penale. Nëse nuk është kjo vepër penale, atëhere tri dokumentet e tjera, që ai vetë ka paraqitur publikisht, përbëjnë një vepër penale akoma më të rëndë.
Në kohën që po shkruaj këto rreshta, kam komunikuar me disa të njohur të mi në SHBA, të cilët u treguan të gatshëm të interesohen aty ku duhet dhe, nëse dyshimet që shprehim këtu do të vërtetohen, z. Cici (Fatmir apo Fotaq – pak rëndësi ka), pas atyre shqiptare, do të provojë edhe burgjet amerikane. Jam i sigurt se do të kalojë mirë.
Përveç pasaportave shqiptare, ky zotëria ka nxjerrë në facebook edhe pasaportën e tij kanadeze. Por ndërsa të tjerat i ka fotografuar nga brenda, kësaj i ka treguar vetëm kapakun. Po pres që të tregojë të dhënat e sakta. Të mos guxojë të bëjë fotomontazhe apo lodra të këtij lloji, sepse e paralajmëroj, jam tepër profesionist në këtë drejtim. Gjithsesi, informacioni i vërtetë për këtë njeri do të vijë nga organet kompetente të antikrimit në SHBA e Kanada. Shpresojmë se kjo do të ndodhë së shpejti.
Duke marrë shkas nga postimi i mësipërm, ku “studenti” i Universitetit të Ohio-s Fatmir Cici (nuk e dimë pse nuk quhet “Fotaq”, siç e ka emrin në pasaportë),në email-in e tij, dërguar prof. Carl W. Conrad, pranon me plot gojën se është një qenie e paditur, që ka zbritur në botën universitare me parashutë dhe se niveli i tij i vërtetë është ai i një lopçari fshati. Fraza “And how ‘textual criticism’, to which I am not familiar, will rule my work?” (Në ç’mënyrë “kriticizmi tekstual”, me të cilin nuk jam i familjarizuar, mund të orientojë punën time?) tregon pikë së pari atë që them e stërthem gjatë gjithë kohës, se ky njeri, duke marrë parasysh arsimin e tij të mesëm, nuk kishte të drejtë të shkonte në asnjë shkollë të lartë në Shqipëri dhe në gjithë botën, përveçse për agronomi ose veterinari. Kjo për sa i përket atyre që parashikonte dhe parashikon ligji për arsimin e lartë, e përforcuar edhe nga intelekti i ulët i këtij individi.
Kam përmendur këtu se z. Cici e ka fituar diplomën e teologjisë në Universitetin e Athinës në mënyrë të pandershme. Problemi nuk është vetëm se është futur në këtë fakultet nga dritarja, për shkak të ligjit, që e ndalonte të studionte në këto fusha shkencore, por se ka dalë prej këndej nga llagëmet e tij. Mënyra se si ky njeri lypte të kalonte provimet (të cilat i kam përshkruar në postime të mësipërme, kanë mbetur proverbiale tek brezat studentorë, që e kanë njohur nga afër.
Fakulteti Teologjik i Athinës, në vitet që ka ?studiuar? z. Cici (në ato kohë quhej ?Fotios?) ishte ndoshta një nga më të mirët në botë. Pothuajse të gjithë profesorët i përkisnin shkollës gjermane, me një ndikim të madh të filozofisë dhe teologjisë së gjysmës së parë të shek. XX, që u lëvrua kryesisht në Gjermani dhe ku faktori kryesor që binte në sy, ishte pikërisht ?kriticizmi tekstual?. Madje, që të jemi të sinqertë, puna që bëhej në këtë fakultet nuk tingëllonte mirë në disa qarqe kishtare, të cilët bënin fjalë për protestantizim të këtij fakulteti. Kritika e tyre mbështetej pikërisht në lëvrimin e tepruar, sipas tyre, të frymës kritike (në kuptimin e shqyrtimit me hollësi e me kritere të rrepta filologjike dhe historike) të teksteve biblike. Pavarësisht këtyre reagimeve, puna në fakultet vazhdonte të bazohej mbi këto kritere për faktin se Kisha zyrtare nuk kishte asnjë kompetencë mbi këtë fakultet, siç mund të kishte p.sh. në akademitë kishtare, ku studentët e tyre destinoheshin të shërbenin pas mbarimit të studimeve në radhët e Kishës së Greqisë (një pjesë edhe në arsimin fillor).
Që të bëhet akoma më e kuptueshme kjo që po them, sqaroj se Fakultetet Teologjike në Greqi nuk janë thjesht shkolla të larta, por shkolla (fakultete) universitare. Ka edhe shumë shkolla të tjera, të ashtuquajturat Fakultete të Larta Teknike, të cilat nuk përfshihen në sistemin universitar. Edhe pse në gjithë këto vite është bërë një luftë e madhe nga studentët e fakulteteve jouniversitare që të konsiderohen si universitare (ka politikanë që, për të fituar ndonjë votë më tepër, u kanë premtuar se do t?ua plotësojnë këtë kërkesë), bota perëndimore është e pozicionuar qartë në diferencën midis arsimit universitar dhe atij teknik: universiteti bazohet në kërkimin shkencor, ndërsa teknika në zbatimin e rezultateve kërkimore që ofron universiteti. Pra, Fakulteti i Teologjisë i Universitetit të Athinës është një institucion kërkimor shkencor, dhe më e pakta që mund të bëjë, është lëvrimi i kriticizmit tekstual, pa të cilin nuk mund të konceptohet.
Dua të them se diploma universitare që disponon z. Cici (Fotios në këtë rast) është e një niveli të tillë. Nëse ka kurajën të publikojë listën e notave (d.m.th. mësimet që ka kaluar për të marrë diplomën, se notat dihet që nuk ka për t?i publikuar kurrë), do të shikoni se të paktën 80% e mësimeve janë pikërisht të këtij karakteri. Për çdo libër të veçantë të teksteve biblike, të Dhiatës së Vjetër e të Dhiatës se Re, përveç të ashtuquajturave ?hyrje?, në të cilat studenti mëson çdo pikëpamje që është shprehur nëpër shekuj e deri në ditët e sotme, janë edhe të ashtuquajturit ?komentarë?, d.m.th. interpretime historike dhe filologjike, ku edhe një presje e vetme analizohet në mënyrë shkencore. Kriticizmi tekstual arrin të dallojë çdo fjalë apo frazë, që është futur në kohë më të reja se koha që është shkruar origjinali. Mijëra studiues, historianë, paleografë, gjuhëtarë, etj., kanë derdhur djersë të pafund për të zbuluar çdo gjë që lidhet me evolucionin e këtyre teksteve. P.sh., disa ungjij, të cilët quhen apokrifë, nuk njihen si autentikë, sepse metoda e kriticizmit tekstual ka vërtetuar se janë shkruar dy, tre apo katër shekuj më vonë se koha që ka jetuar autori, që mban emrin e tyre.
Besoj se shpjegimet e mësipërme janë më se të qarta e të mjaftueshme për të përligjur atë që e thërras me zë të lartë, se z. Cici, i cili paraqitet me disa emra të ndryshëm, por më e keqja është se paraqitet edhe si klerik, është një analfabet me plot kuptimin e fjalës, një njeri i paditur e tërësisht i pashkolluar. Mund të ketë diplomë universitare, por pa dyshimin më të vogël nuk ka arsimim universitar, madje as shkollim të mesëm të përgjithshëm. I vetmi shkollim që ka është ai i mesëm bujqësor, por edhe ai i cunguar për shkak të intelektit të tij të ulët.
Kalojmë tani tek akuzat që ka ngritur ky njeri kundër kryepiskopit, se gjoja ai i ka ndërprerë bursën kur po studionte për doktoraturë (muzikologji) në Fakultetin e Filozofisë së Athinës. Kur thotë këto, sigurisht që u drejtohet njerëzve të nivelit të tij (nëse ka të tillë), sepse kushdo tjetër e kupton se doktoratura nuk është prani në bankat e shkollës, por aprovimi fillimisht i një kërkese nga organet përkatëse të një fakulteti për studime të këtij niveli, aprovimi i temës së kandidatit, caktimi i një komisioni mbikëqyrës prej tre profesorësh, që kontrollon herë pas here ecurinë e temës dhe punën e bërë prej kandidatit, i cili gjen bibliografinë e nevojshme, por mbi të gjitha, hedh në letër, sipas kritereve shkencore të përcaktuara qartë nga metodologjia e një studimi shkencor, ato që parashikon tema e zgjedhur me një origjinalitet 80%. Ç?lidhje ka bursa në këtë mes? Zakonisht, doktoraturat bëhen nga njerëz që janë në marrëdhënie pune, prindër me fëmije, njerëz që bëjnë jetën e tyre.
Përse ky njeri nuk e vazhdoi punën për doktoraturën edhe pasi iu ndërpre bursa? Çfarë e pengonte të punonte si gjithë të tjerët? Edhe të punonte, edhe të shkruante. Doktoratura zgjat minimalisht plot tre vjet, por mund të vejë edhe dhjetë. Përse nuk i vazhdoi këto studime? Përgjigja është shumë e thjeshtë. Kërkonte të jetonte qyl, me paratë e të tjerëve e jo të studionte. Gjithsesi, unë deklaroj me fjalën e burrit dhe dorën në Ungjill se nuk ishte Kryepiskopi ai që i ndërpreu bursën. Edhe sikur të donte, nuk ia ndërpriste dot, sepse ata që e ndihmuan (i pari që e ndihmoi ishte ish dekani i Fakultetit Teologjik, që ka për mbiemër emrin e një kombi ballkanik, ishte kundërshtari më i madh i Kryepiskopit Anastas), e ndihmuan pikërisht që t?i kundërviheshin Kryepiskopit Anastas. Nëpunësi i Ministrisë së Jashtme Millonas, që aprovonte bursat, i cili vdiq në Letoni para disa vitesh nga një infarkt kardiak, ishte ndërmjet dy zjarresh. Kishte dijeni pak a shumë se kush ishte ky njeri, por u detyrua t?ia aprovonte bursën për shkak të presioneve që i ushtruan njerëz shumë të fuqishëm rreth tij. Bursa iu ndërpre këtij individi kur u mor vesh loja e dyfishtë që bënte, e cila u zbulua papritur, por bindshëm.
Siç mund ta kuptoni, askush nuk e dëboi këtë zotëri as nga doktoratura dhe as nga Greqia. Madje, ai vetë pranon se profesori që e ndiqte në doktoraturë e ndihmoi të merrte vizë amerikane. Pra nuk e dëboi askush. Thjesht, ata që i kishin siguruar bursën, i thanë se nuk i zënë më besë. Kaq e thjeshtë është historia e gjoja persekutimit të tij nga Kryepiskopi Anastas. Gjithsesi, e zëmë se u dëbua nga Greqia, siç pretendon ai. Shkoi në Universitetin e Ohio-s, u regjistrua, madje merrte edhe rrogë si asistent i greqishtes moderne (këtë fakt e vërteton edhe i ndjeri Sejfi Protopapa). Pra, nuk i mungonte asnjë gjë. Ky individ nuk ka thënë kurrë se përse e braktisi këtë universitet. Madje nuk ka thënë as justifikimin më të thjeshtë që i vjen gojësh: ?Ndërhyri Kryepiskopi Anastas që të më dëbonin!!!!?. Nuk do shumë mend që të kuptojmë se ky njeri nuk është në gjendje të kryejë studime të këtij niveli. E përsëris, jo vetëm që nuk ka arsimin bazë për të studiuar, por as edhe shkallën minimale të intelektit, që kërkohet për këto studime. Ky individ nuk na ka thënë se përse nuk arriti të mbaronte studimet pasuniversitare në Angli, të cilat nuk kërkonin më shumë se gjashtë muaj, por u kthye prej andej si qen i rrahur, duke lypur bursa në Greqi me mënyra që njerëz të tjerë para meje i kanë përshkruar me besnikëri në këtë forum para pesëmbëdhjetë vitesh (https://www.forumishqiptar.com/threa…fera-shqiptare).
Ky është profili intelektual i këtij individi, i cili guxon të shpifë për këdo që ka përparuar në jetë, që është vënë në shërbim të shoqërisë, të komunitetit, të njerëzve përreth, që ofrojnë shërbimet apo dijet e tyre në emër të një ideali, të një ideologjie, cilado qoftë ajo. Ka edhe të tjerë që e bëjnë këtë, por jo të gjithë maten me hijen e mëngjesit siç bën ky. Jo të gjithë përpiqen të lartësojnë veten e tyre duke ulur të tjerët, sepse jo të gjithë kanë ?privilegjin? të gatuajnë në shpirtin e tyre veset dhe instinktet më të zeza njerëzore, me një dozë kaq të fortë halucinacionesh mëkatare. Por mos mendoni vetëm se sa qesharak është ky njeri. Mendoni sa më qesharak mund të bëhet ai që, pas gjithë këtyre që kemi thënë këtu, me prova të pakundërshtueshme, të mbrojë këtë njeri. Për fati të mirë, askush nuk do të donte të bëhej kaq qesharak, prandaj dhe askush nuk e merr më mundimin të bëjë një të tillë, madje as ai vetë./ Forumi shqiptar
Foti Cici, mashtruesi që ndryshon emrin sipas padronit që i shërben
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e r...
Prej rreth dy muajsh, opozita bashkuar ka vendosur djegien ...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaron se protes...
Një emigrant shqiptar, i cili jetonte në Arona të Italisë, k...
Stabiliteti dhe zhvilimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor k...
Opozita e Bashkuar do të zhvillojë sot një protestë kombëtar...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 54...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta kanë dominuar orët e pa...
DASHI 21. mars – 20. prill Nëse marrëdhënia juaj me partner...
Ambsadori italian në Tiranë Alberto Cutillo ka thënë në inte...
25-vjeçarja Victoria Murphy nisi duke pastruar vetë dhe tash...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje rreth grabitjes në ae...
Pjesëmarrja e opozitës në zgjedhejt vendore të 30 Qershorit ...
Presidenti Ilir Meta ka qenë mbrëmjen e sotme në “Ballon Vje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një ...
Prej disa kohësh këngëtarja shqiptare Mariza Ikonomi ndodhet...
“Italia për krizën dhe zgjedhjet”, është tema e emisionit “R...
Një celular është gjetur brenda furgonit të bardhë të grabit...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...